Fabrika e re “Vorwerk” në Cacak, Serbi, ka prodhuar pjesët e para për makinat “Porsche”. Siç raporton B92, presidenti Aleksandar Vuçiç vizitoi sot fabrikën gjermane ku prodhohen pjesë për makinat luksoze edhe të markave të tjera.
“Nuk ka Porsche pa Cacak, kur të shihni dikë që drejton një Porsche, ta dini se do të ishte e pamundur sikur të mos ishte për Cacak dhe punëtorët në Cacak … Porsche ‘made in Cacak“, shtoi Vuçiç me shaka.
“Sot është një ditë e shkëlqyer, një ditë që bën ndryshimin për ata njerëz që kanë investuar në këtë. Për Serbinë perëndimore, kjo është me rëndësi thelbësore“, theksoi ai.
Serbia u kishte premtuar investitorëve gjermanë ndërtimin e një autostrade para se fabrika të niste punën dhe një e tillë është ndërtuar, pavarësisht skepticizmit të gjermanëve në fillim.
Fabrika ka punësuar fillimisht 186 njerëz dhe pritet të punësojë më shumë se 1 000 në total.
Vuçiç thotë se Vorëerk nuk u vendos në Serbi për pesë apo dhjetë vjet. “Ata erdhën këtu për të qëndruar për dekada, për të punuar, për të marrë fitime, për të përmirësuar biznesin e tyre“, tha Vuçiç.
“Unë nuk shoh vend më të mirë për të investuar sesa Serbia“, tha ai.
Fabrika është një investim prej 43 milionë eurosh (47 milionë dollarë) dhe prodhon pjesë për makinat Audi, BMW, Mini, Volkswagen dhe Porsche.
Serbia hap fabrika e prodhon makina.Kosova nderton xhami me minare.
Lani me koment te bukur dhe te sakt nuk kam par
Jo vetem Kosova por edhe Shqiperia!
Po edhe ne po prodhojme makina. Rilindas quhen. Sa u jep komanden shefi fillojne punen. Dhe nuk jane si Porsche, keto makinat tona Rilindas jane te lira fate. Po nuk besoni pyesni Edin tua thote sa lire i kushtojne.
sa mbrapa po ecen kombi jon si shkak i arabizmit
Se Serbia i beri me leket e veta fabrikat plako….apo Kosova i ndertoi me leket e veta xhamite….
Leku ndahet diku tjeter….ne vetem mbledhim therrimet! Sidomos ne shqiptaret!
……. kurse ne shqiperi hapen fasoneri e xhamira …….
Qeverite shqiptare ne Kosove e Shqiperi duhet te mesojne nga ajo serbe nga njera ane dhe te kerkojne maksimumin e te drejtave nga to qe nga njohja dhe demshperblimi per krimet e luftes e deri tek njohja reciproke, pasi mjaft ka leshuar deri tani.
Po jep rezultat Terapia e Shokut në Shqipëri
Kombi yne nuk ecen mbrapa per shkak te arabizmit,po per shkak te rrotkarizmit dhe injorances tone.Arabizmi ate pune ka po ne pse duhet te perqafojme turpin dhe shkaterrimin e vetvetes.Ja serbet raporte te shkelqyera me te gjitha vendet arabo-mutlimane qe per hater te Serbise nuk e njohin Kosoven.Kurse Kosova dhe Shqipria hedhin mut mbi historine e dhimbshme dhe vujtje qe ka kaluar kombi dhe ndjekim prapa politikanet e shitur.
Nuk ka lidhje xhamia apo arabizimi,por shkollat shqiptare qe prodhojne kunguj,apo njerezit shqiptare qe vetem vjedhin dhe shesin droge,cfare politike ekonomike mund te ben nard ndoka apo flamuri pa bisht,mos te flas pastaj per tigrin e Rames.
Serbia ka qênê gjithmonê historikisht 100 vjet para shqiptarëve. Gjatë luftës sê parê botërore ushtria serbe e pajisur me topa ( të prodhuar në Serbinë e asaj kohe!) i masakroi luftëtarët shqiptarë të pajisur vetëm me pushkë me gjalmë! Si shtet dhe shtetarë me traditë Serbia di ku të investojë. Nderton fabrika që prodhojnë mall që kërkohet nga tregu, qê siguron njerezit me bukê, ngre mirëqënien, etj etj. Ndërsa Rama ynë rregullon fasadat dhe qëndrat e qyteteve! Gjëra këto që bëhen vetëm kur i ke të rregulluara punësimin e njerëzve dhe rritjen ekonomike. Tê njëjtën gjë, madje edhe më keq, ka bëre PD-ja me rrugët, pasi shkatërroi gjithë ekonominë kombëtare, mbi 400 fabrika, uzina dhe kombinate që mbanin me bukë me mijëra familje dhe rrisnin GDP-në. Nuk u bëmë një herë si duhet. Ngelëm që ngelëm zulutë e Europës.