FOTOT/ Dy kontingjentë të FA nisen drejt misionit në Afganistan, Xhaçka: U kthefshi shëndoshë e mirë

16 Qershor 2020, 11:29Politika TEMA
FOTOT/ Dy kontingjentë të FA nisen drejt misionit në Afganistan,

Dy kontingjente të “Forcave Speciale” për në misionin “Resolute Support” në Afganistan janë nisur nga Shqipëria.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot e tyre duke u uruar sukses në vendin që po shkojnë të mbrojnë. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit.

“Detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, ka shkruar Xhaçka krahas fotove.

2 komente në “FOTOT/ Dy kontingjentë të FA nisen drejt misionit në Afganistan, Xhaçka: U kthefshi shëndoshë e mirë”

  1. TT says:

    Merrni eksperience qe kur te ktheheni te vrisni me snajper per para dhe te vidhni bankat dhe aeroportin se per lufte me barkderra zorr se bejne ..cfare do Gjoja ushtria Private e politikaneve ne Afghanistan??? Ne as interes nuk kemi aty as nuk na kane bere gje ata…ku ishte ushtria ne 99 kur serbet bombardonin Tropojen,po kur italianet patrullojne detin tone ,,, pra jane kompani private gjoja ushtri ne sherbim te xhaxhi Edrames per te lepire ndonje loqe ne amerike.

  2. qytetari says:

    Mire moj xhacka e ke thanun,por perse e ke lane llafin ne mes dhe te shohesh cfare behet poshte tek kembet e tua:
    U kthefshi shendoshe,..por jo si xhihadiste si disa nga ju,qe e kane kthyer me pas koburen kunder ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje