Ashtu si në prag të çdo viti elektoral, edhe këtë herë duket se faqet e shumta në Facebook kanë vijuar të publikojnë sondazhe ku qytetarët zgjedhin alternativën qeverisëse që mendojnë se do t’i drejtojë në katër vitet e ardshme.
Mesa duket, Partia Demokratike e ka marrë seriozisht fushatën në rrjetet sociale ku ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj për të shpallur kreun e saj Lulzim Basha kryeministër në Facebook.
Përmes grupimeve të ndryshme të degëve dhe të nëndegëve, grupi i rrjeteve sociale në selinë blu është përpjekur që të shënojë një fitore e cila ka gëzuar dhjetëra simpatizantë.
Nuk dihet ende nëse Ilir Meta do të nxjerrë ndonjë dekret për t’i njohur këto zgjedhje në Facebook. (TemA)
Urime Luli 60% te votave paske marre… Vitin tjeter ti kryeminister fejsbukut ,Rama i Shqiperise lol ? !
Lulzim Basha ka kohe qe “”KREKOSET SI GJELI NE MAJE TE PLEHUT “” i frymezar nga etja dhe deshira per tu bere nje cik,fare pak ” Kryeminister “.Kaqol ore vezer kaqol nga mendja.
7 x 7 = 42
56 + 39 = 85
50 – 10 = 2
llogaritar Lulushka shqupise d.v.