Adriana Lima u zhvendos nga Brazilia në New York kur ishte 17 vjec dhe shpejt, u kthye në njërën prej figurave më të famshme në mbarë botën.
Ëngjëlli i Victoria’s Secret që në vitin 2000, ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e brandit deri në 2018-tën, kur hoqi dorë nga “krahët” që e bënë të njohur.
Nënë e përkushtuar e dy vajzave, Valentina dhe Sienna, është dhe një adhuruese e sportit dhe nuk e ka probleme të postojë foto në palestër, fare pa makiazh.
Adriana lindi në 1981, në Brazilia. E ëma ishte asistente sociale, ndërsa i ati e braktisi që fëmijë, kështu që e ëma e rriti e vetme.
Që në kohën e shkollës mori pjesë në shumë konkurse bukurie, ndaj nuk e pati të vështirë të mendonte se cfarë rruge do të zgjidhte në jetë.
Në moshën 13 vjec fitoi konkursin “Supermodel of Brazil”, dhe në 1996, doli e dyta në “Supermodel of World”.
Tre vite më vonë u vendos në New York dhe karriera e saj aty “shpërtheu” , pasi përvec se firmosi me Victoria`s Secret, ishte e kërkuar edhe në pasarelat e Vera Wang, Georgio Armani, Valentino, ndërsa u bë dhe imazhi i Guess.
Por ende e tregon se sa të varfër ishin, dhe sesi nuk kishin pasur para të blinin një biletë avioni, ndaj e kujton si njërin prej momenteve më të bukur fluturimin në New York.
Models Adriana Lima, Candice Swanepoel,Behati Prinsloo and Karlie Klos in the Victoria Secret lingerie campaign "Bomb Shell Day"
Kjo e meriton se është e bukur , por tek ne u bënë të pasura gërdallat e shpifura shpellare që i refuzojnë ti kafshojnë edhe qentë ngaqë i vjen ndot.
Gjithe bota ne nje vend e ka mendjen….
sa kar ka thyer Adriana aq te mira u befshin