SKANDALI/ 4 muaj pa marrë pagat, gazetarja e TV Klan denoncon publikisht Aleksandër Frangajn: Më ke falsifikuar firmën dhe ke fshehur siguracionet, boll luajte me djersën e punëtorëve që kanë frikë të flasin

16 Qershor 2020, 20:43Sociale TEMA
SKANDALI/ 4 muaj pa marrë pagat, gazetarja e TV Klan denoncon publikisht

Televizioni Klan vijon të abuzojë me të drejtat e punonjësve të tij duke shfaqur herë pas here probleme me pagat.

Së fundmi, një tjetër punonjës ka gjetur guximin për të denoncuar publikisht pronarin e medias Aleksandër Frangaj.

Ka qenë gazetarja e emisionit “Aldo Morning Show”, Griselda Katirai, e cila akuzon drejtpërdrejtë drejtuesit e televizionit për mungesën e pagës, falsifikimin e firmës dhe mungesën e deklarimit të siguracioneve.

Teksa rrëfen se nuk ka marrë pagën prej katër muajsh, ajo i adreson problematikën e saj direkt edhe Frangajt i cili zgjedh mos përcjellë asnjë reagim.

Indiferenca e shefit të televizionit ka bërë që gazetarja të ankohet publikisht në Instagramin e saj.

Ndër të tjera ajo pasqyron edhe mesazhet pa përgjigje që i ka dërguar pronarit të TV Klan.

Ish imazhi kryesor i emisionit të mëngjesit, i ka shkruar tri herë Frangajt, fillimisht më 15 maj, por ky i fundit jo vetëm që nuk i është përgjigjur, por as nuk ka udhëzuar vartësit e tij për t’i dhënë zgjidhje.

Gazetarja ka publikuar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me drejtuesin e emisionit të mëngjesit, Aldon Lipe i cili ka pranuar skandalin e TV Klan me qasjen ndaj punonjësve.

Pas një debati që zhvillohet mes tyre, Katirai njofton se do të bëjë kallëzim penal për rastin, ndërsa pranon se ka punuar në mënyrë të paligjshme.

Kjo nuk është hera e parë që TV Klan shkel hapur të drejtat e punonjësve të cilët jo rrallë herë nuk kanë as ku të trokasin.

Ndërkohë, organizatat që presupozohet se janë themeluar që të mbrojnë të drejtat e punonjësve të medias, nuk bëjnë asnjë reagim.

Më poshtë, në galerinë virtuale po pasqyrojmë mesazhet e përcjella. (TemA)

26 komente në “SKANDALI/ 4 muaj pa marrë pagat, gazetarja e TV Klan denoncon publikisht Aleksandër Frangajn: Më ke falsifikuar firmën dhe ke fshehur siguracionet, boll luajte me djersën e punëtorëve që kanë frikë të flasin”

  1. ppa says:

    Biznesi kete pune ka, po gjeti shesh ben pershesh; po tatimoret cfare bejne; si u punesoka nje gazetare dhe nuk sigurohet ? Pritet dhe nje reagim nga ai llafollogu qe shqet ne TV si Kryetar i Unionit te Gazetarve. Turp per burrerine , jo per misionin qe mbulon.

    1. Revizori says:

      I nderuar,
      Shqiperia eshte vendi i paradokseve. Bashkimet Profesionale (trade unions) presupozohet qe të mbrojne te drejtat e punonjesve. Ne Shqipëri u thone sindikata, qe ka nje kuptim ndryshe, sepse ne perëndim sindikata u thone organizatave mafioze, si PD.
      Por, ta leme menjane kete gje.
      Bashkimet Profesionale ne tere boten Jane te majta dhe mbeshtesin partitë e majta. Ne Shqiperi, keto unione, ose bashkime, mbeshtesin PD, qe prezantohet si parti e djathtë. Kjo nuk ka bythe ku te rrije, qe tregon se PD nuk eshte parti e djathtë por nje parti neo-komuniste e jryesyar nga nje komunist si Sali Berisha.
      Prandaj unionet nuk bejne zhurme sepse Frangaj eshte pranë PD, dhe nuk preket.
      Çfare tregon kjo? Qe PS na qenka Parti e djathtë dhe del qe te tere te persekutuarit duhet te bashkohen me PS.
      Po natyrisht, si mund të bëhet nje i persekutuar i regjimit komunist me PD, kur PD udhehiqet nga nje sekretar partie komunist dhe ka ne kryesi nje tufe agjentash te Sigurimit. Vetem Zigur Qeni mund te bëhet me kete parti.

  2. Fransi says:

    E nderuar, leket tuaja frangaj i han me çingijet nje pjese, pjesen tjeter do beje resorte ne palaske, tani qe e rregulloi dhe me edi ramen, ai te shtyp me kembe tani. Nuk ka zot mbi toke te haje buken dhe djersen tende, por evrren mendja malokun se rama nuk i çon me te faka sandrit, por ky i fundit shkon dhe e takon vete. Nje vend me plera, fillon lart tek presidenti, tek kryeministri e bej mutin te gjitheve qe vijne me radhe. Prandaj jemi te pa shprese, sepse ketu, ai qe vret, vret per llogari te metes , rames , berishes, prandaj dhe lerohen nga burgjet para kohe, me pas bejne vetgjyqesi njerezit. Kjo eshte panorama e shqiperise.

  3. aldoqja says:

    Aldo ben gam gam si loqe cdo mengjes e nuk e gjeti kurre kurajen te thote te verteten. servil muti

  4. JERONIMI says:

    Po ky Aleksander Frangaj (me mire turqisht Skender Frangllari), sikur ka shume leke se sapo iu aptovua nje ndertim i madh ne Palase?

  5. geri says:

    aldon lipe moterqir ……

  6. ABC KORCA says:

    Nuk e kuptoj kete vajzen…perse nuk shkruan tek platforma e “shqiperise qe duam”?
    Le qe keto problemet me pagat e papaguara rama do i zgjidhte qe ne 2013- en.
    ( thjesht…nuk do kete rroga te papaguara thoshte naltmadhnia ne 2013-en…pale qe sandrit dhe fejzos do u nxinte jeten???)

  7. Dada says:

    ka shume televizione qe nuk kane paguat sigurinet e gazetareve qe nga viti 2019. verifikojeni eshte nje nga hysenballiu Kasem.

  8. Babalja says:

    Vetem Feuzo mos te mbesi pa u paguar se per te tjeret eshte pune e lehte

  9. ERTV says:

    Sandri, bëji të fala Edit!

  10. Vjosa.al says:

    Po pse nuk i shkruan Fevziut moj Griselda?

    Se ai nuk te fal.

    Ai eshte trim i cartur, bertet edhe kryeministrit, edhe ministrave, edhe kujtdo qe e di qe nuk i shkel ne kallo, dmth kujtdo nuk ja prek pertofolin e tij.

    Mbase ai Fevziu-Faqeziu, do te gjej pak kohe dhe caze kuraje e integritet, qe, pas nje emisioni te tere per testin e letersise se matures, ku nuk le leter e mesazh te ca sharabajgave maturante te forumit rinor te PD-se, do te lere pak vend edhe per ty qe ke tre muaj qe nuk merr rrogen.

    Po te them ti shkruash Fevziut se ai Aldoja i shpifur dhe pervers nuk ka bythe t’i kerkoje bosit pagat e vartesve te vet.
    Le qe duhet pyetur edhe vete Aldo a i merr rrogat apo punon pa leka, veresie per Sandrin e varfer.

    Ore Fevzi, filloi emisionet, moralizimet dhe kerkesat e llogarise me dengla te medha, me se pari per ato qe ndodhin perreth teje. Thirre ate Sandrin tend atje ne studjon e Opinin-it, postoja ne ekrani e madh mesazhet e Griseldes per pagat e saj te pa paguara, lexoja me ze te larte 2-3 here sic e ke zakon per te tjeret dhe kerkoji hesap pse nuk e ka paguar Griselden dhe kushedi sa te tjera si ajo, pse nuk ju jep gazetareve siguracionet.

    Dhe mos harro te pyesesh publikun dhe tí kerkosh qe te sjelle mendimin e tij:

    A eshte Sander Frangaj HAJDUT dhe Mashtrues? Po, Jo… Po,Jo,…Po, Jo….?

  11. Mondi says:

    Si ka mundesi as Andi B……. as Tos Lugati nuk prononcohen ata edhe kur pjell lopa japin opinion. Tosi,Andi , Lela, Fevziu, Rakip.ari, Sonila Becheti, Çlirim Peka flisni per koleget tuaj ky eshte rasti te solidarizoheni me koleget tuaj

  12. Ed says:

    O ABK KORCA CPUNE KA RAMA ME PRIVATIN LE TA ZGJIDHE ME PROKURORET E TV KLANIT OSE ME GJYKATESIT E BERISHES. KETA GAZETARE QE SHUMICA VETEM GAZETARI NUK BEJNE MIRE TJU BEHET. No sympathy zoro

  13. Azio says:

    Ketij Frangajt duhet ti behet nje investikim.
    Ku i gjeti keto para qe ai i disponon,e para dhe e dyta a thua qe ky te jete nje biznesmen i ndershem qe i kavene keto para dhe prona me djersen e ballit.
    Une nuk mendoj keshtu.
    Futjuni dhe do te shikoni qe nga ferra ka per te dale nje lepur i madh.
    Per te arritur kete duhet angazhim serioz i SPAK-ut.
    Nuk mund te lejome nje cope shpellari te mashtroj e te tallet me njerzit e ndershem.

  14. Kolë Zejneni says:

    Klani i kriminal i tyre po ha Shqipërinë dhe nuk e prek kush me dorë, jo më punonjësit e vet qe s’e ka për gje, se ai ka psikologji e shpirt skllavi, i ndyrë, qe duke u pasuruar për faj të qeverive, eshte bërë rrezik alarmant ai e ata si ai…

  15. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    Bej nje denoncim mi goc dhe do te vijn leket me poste.

  16. Tarasi says:

    Shtet kurve… Nuk gjen dot të drejtën kurrë

  17. h says:

    Një fshatar edhe mund të vishet si fisnik,
    por sjelljet e tij do ngelen ato të një delnxhiu dosido.

  18. Loni says:

    Sa mire qe foli nje trimereshe per Klanin se gjithe si bageti jane.

  19. STOP -i i Sailigut e Gentit c’bejne , ata zgjidhin tere hallet e popullit , hallet e tyre nuk i zgjidhin dot ?!!!
    Apo si kovaci qe ben masha dhe per vete s’ka .

  20. VforVendetta says:

    Nese je “komfort” me ligjin atehere je rehat. Kshu qe mos shkruj me.

  21. iksi says:

    Po si e lejoni te luaj me djersen tuaj nje palaço po hiqeni dyrnjaje se askush nuk ju denon si me vra nje kafshe , me gjithe ideologun Fevzo atehere bie ne terezi T.V. Klan .

  22. rexha 10 says:

    ASNJE NGJARJE NUKE TE BENE ME PERSHTYPJE NE ATE VENDE.A E DINI PSE? SEPSE TE DUKET SE TE GJITHA NGJARJET ,PER MIRE APO PER KEQE TE DUKEN SE JANE TE GJITHA TE PARAPREGATITURA…LAKMIA E MADHE E KETYRE NJERZEVE JO VETEM NE KETE BOTE ,PORE EDHE NE BOTEN TJETER ESHTE SHUME E PANGOPUR.KURE THEMI NE BOTEN TJETER KAME PARASYSHE TRASHGIMNINE QE I LENE FAMILJAREVE TE TYRE.KJO NDODHE SE VETEM NJE HERE TE JEPET RASTI QE TE VJEDHESH DHE PASTAJ E VAZHDON VETE.E DIME SHUME MIRE QE PARAQITJEN E KANE SI FISNIKE PORE NGA SHPIRTI MJAFTON TE KENE NE DORE DHE TE RRJEPIN SKALPIN .SHIKOJENI MIRE SE ME KE KA NDENJUR ,PASTAJ VLERSONI SE SA I MIRE ESHTE KY PERSON. A E NDERTOI HOTELIN NE QERRET TE KAVAJES ME PELQIMIN E KRYEMINISTRIT? SEPSE EDHE ATIJE TE GJATIT I MBARUAN TE FALAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje