"Zgjedhorja", ish-ministri i LSI: Dialogu s’ka më kuptim, si "pëlhura e Penelopës"! Moszbatimi i marrëveshjes goditje e rëndë ndaj stabilitetit

16 Qershor 2020, 14:30Politika TEMA

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka komentuar ndërprerjen e dialogut politik për Reformën Zgjedhore, ku thekson se mos zbatimi i marrëveshjeve nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik sot dhe mot.

Panariti shkruan në “facebook” “mos kërkoni më dialog nga ata që thyejnë marrëveshjet, sepse sipas tij nuk janë më të besueshëm”.

Ai shton se “mos respektimi i marrëveshjeve është goditja më e rëndë ndaj stabilitetit dhe integrimit Evropian të Shqipërisë”.

“Mos zbatimi i marrëveshjeve për reformat, nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik sot dhe mot. Marrëveshjet janë për zbatim jo për diskutim!

Ti deformosh ato, do të të thotë që ke qenë dhe je kundër tyre! Je si “pëlhura e Penelopës” që thuret ditën dhe çthuret natën.

Mos kërkoni më dialog nga ata që thyejnë marrëveshjet! Sepse nuk janë më të besueshëm.

Dialogu dhe bashkëpunimi politik është kushti kryesor sintezë i cili i paraprin të 15 kushteve të BE dhe të Bundestagut.

Mos respektimi i marrëveshjeve është goditja më e rëndë ndaj stabilitetit dhe integrimit Evropian të Shqipërisë”, shkruan Panariti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje