Abuzoi me miliona, xhaxhai i Asadit dënohet me katër vjet burg në Francë

17 Qershor 2020, 22:15Bota TEMA

Rifaat al-Asad, xhaxhai i Presidentit sirian Bashar al-Asad, është dënuar me katër vjet burg në Paris për pastrim parash.

Rifaat al-Asad, 82 vjeç, i cili ka jetuar në mërgim që kur u përpoq pa sukses të merrte pushtetin nga vëllai i tij Hafez al-Asad në 1984, është dënuar për përdorimin e fondeve të shtetit sirian për të blerë shtëpi dhe zyra me vlerë 90 milion euro.

Një gjykatë franceze ka vendosur të sekuestrojë të gjithë pronën e tij në Francë, si dhe pronë me vlerë 29 milion euro në Londër, raporton Reuters.

Vëllai i vogël i ish-presidentit sirian Hafez al-Asad mohon të ketë kryer ndonjë abuzim, dhe avokatët e tij kanë njoftuar se do t’a çojnë çështjen në apel.

Rifaat al-Asad nuk u paraqit në gjykatë për arsye shëndetësore, por ndodhet në Francë.

2 komente në “Abuzoi me miliona, xhaxhai i Asadit dënohet me katër vjet burg në Francë”

  1. Mos humbni kohen me Alasadin por shikoni keta merhumet tane u cuan gjithe katunaria qe nga i biri i bariut te Vicidolir apo fshatari i Cepanit dhe shume te tjere dhe e ropen kete vend .Edhe keta edepsezet tane i kane derguar jashte qe ti fshehin se sarajet brenda vendit i shohim se jane te dukshme.Uroj me shpirt te qerrohet kjo fare e keqe she na dalin ne Tv cdo dite.

  2. Lala says:

    Pasurinë e Kadfit nuk e vodhi Franca?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje