FOTO: Revista “Forbes” e vuri në listën e të rinjve më të suksesshëm, njihuni me shqiptarin që na bëri krenarë

17 Qershor 2020, 15:15Sociale TEMA
FOTO: Revista “Forbes” e vuri në listën e të rinjve

Geri Ҫupi pak javë më parë është klasifikuar në listën e “Forbes” si një ndër 30 të rinjtë e suksesshëm në Evropë nën moshën 30 vjeҫ.

Edhe pse është vetëm 27 vjeҫ, ai është Drejtor Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë MonoChain e cila është një platformë blockchain që fuqizon markat dhe shitësit me pakicë për të ndërtuar e tyre në treg.

Mëngjesin e sotëm ai ishte në një lidhje direkte nga Londra me emisionin “Wake Up”, ku foli për renditjen që u bë nga revista e njohur.

“Kam kaluar disa raunde intervistash, për të ditur se çfarë bëj unë pikërisht në kompani. Mënyra se si ndihem për vete nuk ka ndryshuar shumë, por për kompaninë po, pasi është një vlerësim dhe krijon më shumë besueshmëri. Në muajt në vijim do të shohim se sa do të ndikojë ky vlerësim te kompania”, u shpreh ai.

Ndërkohë kujtojmë se MonoChain është e fokusuar kryesisht tek “Fashion for Good Plug and Pay” duke bashkëpunuar me kompani të famshme ndërkombëtare. Që prej fillimit të vitit 2018, kompania me qendër në Londër, filloi një partneritet me “Oracle” (koorporatë e teknologjisë së kompjuterave) dhe hapi zyra në Sh.B.A dhe në Kosovë po ashtu. Geri është me origjinë nga Shqipëria dhe në moshën 16 vjeҫ ka shkuar në Angli  me bursë në një kolegj në Oxford.

Më pas ka studiuar për shkencë në University of Bath, një ndër 6 më të mirët në Angli sipas “Guardian”. Më herët ai ka realizuar edhe dy start-up, “Jook” dhe “Social DNA” të cilat ia ka shitur kompanisë Levi’s. Aktualisht është pedagog në universitetin e Bath dhe të Edinburgut.

 

3 komente në “FOTO: Revista “Forbes” e vuri në listën e të rinjve më të suksesshëm, njihuni me shqiptarin që na bëri krenarë”

  1. KRENAR KUR JE SHQIPËTAR says:

    KURSE YMER GELBAZA KELLIRA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI JA PALLOJ GRUAN BABAI KRISTAQI DHE E POLLI GREGUN

  2. Shqiptar says:

    Per Zotin nga i gjeni keta personazhe qe shesin vetem tym dhe na i paraqisni si te sukseshem. Hiqni dore ju te gazetes Tema nga te kerkuarit me cdo kusht neper bote “shqiptare te suksesshem” dhe per te na i paraqitur se heronj te madherishem, per te na mbushur mendjen ne shqiptareve se nuk jemi “budallenj” dhe aty ketu nxjerrim ndonje personazh smart. Akoma s’kemi filluar te bejme “veze te kuqe” por do vije nje dite qe dhe ne do ti bejme se nuk jemi me budallenj se te tjeret. Por nuk jemi as me te mencur se te tjeret. Jemi thjesht me “anadollake” dhe te prapambetur ne krahasim me te tjeret . Dalengadale do dalim dhe ne ne drite dhe do prodhojme hera heres ndonje figure boterore te sukesshme.

  3. Tajari says:

    Asnje gje nuk e permireson imazhin tone,jemi rrenuar shume…..☹️☹️☹️☹️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje