India vatra e re e koronavirusit në botë, mbi 2.000 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

17 Qershor 2020, 09:26Bota TEMA

India regjistroi mbi 2.000 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency.

Sipas përditësimit të sotëm, Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi 2.003 vdekje tjera dhe 10.974 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani ka arritur në 354.065, me numrin e të vdekurve në 11.903.

Shteti perëndimor Maharashtra aktualisht është i prekur më keq me numrin më të madh të vdekjeve, 5.537.

Deri më 16 qershor, vendi ka kryer 6.084.256 teste, sipas Këshillit të Kërkimeve Mjekësore Indiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje