Sindikata u bën thirrje futbollistëve: Kujdes, do ju ofrojnë kontrata nën tavolinë

17 Qershor 2020, 14:43Sport TEMA

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Shqipëri, ditën e sotme ka shpërndarë një njoftim nëprmjet faqes së saj në rrjetet sociale, ku iu bën thirrje futbollistëve të jenë të kujdesshëm me kontratat që do të nënshkruajnë, pasi do të jetë pikërisht kjo kontratë që do referohet në të gjitha instancat në rast të një konflikti dhe jo ndonjë kontratë e cila mund të firmoset nën tavolinë.

“Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kerkon cdo futbollisti te kategorise superiore dhe kategorise se pare, te cilet per shkak te veshtersive ekonomike qe kane kaluar klubet e tyre, nuk kane marre pagat e plota sipas kontratave qe ata kane nenshkruar me klubet e tyre. Sic jeni ne dijeni FIFA n.p.m FIFPRO (Sindikata boterore e Futbollisteve Profesioniste) po ndihmon futbollistet ne te gjithe boten per te kaluar kete situate te veshtire.

Per situaten e veshtire ne te cilen ndodhen edhe futbollistet Shqiptare ne duhet te bejme me dije edhe FIFPRO-n. Gjithashtu duke qene se ne muajt ne vazhdim do te filloj sezoni i transferimeve te Futbollisteve, ju bejme thirrje te jeni mjaft te kujdesshem ne kontratat e punes qe nenshkruani me klubet e futbollit.

Ne mungese te kontrates kolektive eshte kjo kontrate individuale e cila do te percaktoj te drejtat dhe detyrimet qe do te keni me klubin e futbollit qe do te nenshkruani. Eshte kjo kontrate, dhe asnje tjeter e cila do t’ju ofrohet (poshte tavolies), dokumenti ligjor te cilit do ti referohen te gjitha instacant e FSHF ne rast konflikti.

Per kete arsyje ju rekomandojme qe pervec anes financiare kontraten ta konsultoni edhe me avokatet tuaj. Ne mungese te tyre eshte Sindikata e cila do te jape gjithe ndihmen e saj ne mbrojtje te te drejtave te futbollisteve”, përfundonte njoftimin i S.F.P.Sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje