DETAJET/ Fqinji i vrau babanë, flet djali i viktimës: U zunë për kullotat e bagëtive

18 Qershor 2020, 11:43Kronika TEMA

Zbulohen të tjera detaje të reja lidhur me krimin që tronditi Gjirokastrën mbrëmjen e së mërkurës, ku 60-vjeçari Andrea Xhavarra u qëllua për vdekje me sende të forta nga i dyshuari Jano Koleta, 67 vjeç.

Djali i viktimës ka folur për mediat ditën e sotme, duke pretenduar se fqinji i dyshuar për krimin ishte problematik.

Ai ka treguar se sherri dhe vrasja ka ndodhur në mes të fshatit Labovë.

“Konfliktet kanë nisur më herët, pasi ai që e vrau problematik ka qenë gjithmonë, me të gjithë. Gjithçka ka ndodhur për ndarjen e kullotave të bagëtive. Babai ndodhet në morg tani”, ka thënë i riu.

Pas ndalimit nga policia Koleta i tha hetuesve se nuk ka dashur ta vrasë bashkëfshatarin dhe se e kishte goditur me gur në sherr e sipër. Por 60-vjeçari Andrea Xhavarra ka humbur ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Nisëm të debatonim dhe e qëllova me në këmbë, por ai u rrëzua dhe u përplas tek një shtyllë druri. Aty nisi ti rridhte gjak. Kur ra në tokë i iku gjuha. U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi. Në gjendje paniku nuk di nga u largova. Nuk doja ta vrisja”, ka thënë Jano Koleta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje