Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Ja kur do karantinohemi përsëri

18 Qershor 2020, 22:59Sociale TEMA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se vendi ynë për momentin nuk po e mendon një karantinim të dytë, por zbuloi se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Ai tha në studion e ‘Opinion’ se vendi do të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon kapacitetet e spitalit, pra shkon më shumë se 400 të shtruar, duke qenë se numri total i shtretërve është 400.

“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Në mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndohë si në të gjithë botën.

Ne momentalisht kemi 400 shtretër, 55 janë të zënë, nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon 400 të shtruar në spitale, atëherë s’kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të mbyllemi, por që nuk mendoj se do shkojmë deri aty.

Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë”, tha Brataj.

2 komente në “Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Ja kur do karantinohemi përsëri”

  1. Kol says:

    Po pak gazerma ushtrie kenio qelbesira pse nuk ndertoni spital si gjithe bota se nuk ben me shume se 1 miljald dollar qe ka humb vendi po thuj qe eshte thjesht loje ju sherbetoret e mosoneve

  2. hajt me sh'net says:

    Ta shofte Zoti faren ty e gjithe familjes tende qe po mundohesh te terrorizosh popullin me genjeshtra te thata..per ç’fare na dini more te poshter..nejse se do t’ju vije dita te gjitheve more monstra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje