Mes Zvicrës dhe Kosovës, goleadori dardan zgjedh me zemër

18 Qershor 2020, 13:54Sport TEMA

Andi Zeqiri ka zgjedhur Kosovën dhe tashmë është konfirmuar gjithçka. Vetë babai i futbollistit, Avdi Zeqiri, e ka konfirmuar diçka të tillë.

Mes të tjerash, në një intervistë të dhënë për “Futbolli.info”, ai ka treguar se djali i tij është pajisur me pasaportë të Kosovës.

Sulmuesi është pjesë e Lausanne në Zvicër dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola mes kampionatit dhe Kupës. Disa ditë më parë Zeqiri ndëshkoi skuadrën e Basel që e ka si objektiv transferimin e sulmuesit dardan, që ka luajtur edhe me Zvicrën U21.

Babi i Zeqirit ka theksuar se vendimi i djali të tij është përfundimtar dhe nuk do të joshet aspak nga Zvicra.

Bernard Challandes ka qenë në stadium në sfidën e Kupës me Basel dhe e ka parë nga afër sulmuesin, i cili në verë me shumë mundësi do të ndryshojë edhe skuadër, veç përfaqësueses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje