Ishte përfolur prej disa kohësh se pjesa e mbetur e Champions League do të zhvillohej në Lisbonë të Portugalisë, në formën e një “Final 8”.
Dhe, kështu do të jetë në fakt, pasi në ditën e sotme Komiteti Ekzekutiv ka zyrtarizuar formatin për ndeshjet çerekfinale e në vazhdim, të cilat do të zhvillohen në Lisbonë.
Champions League ristarton më datë shtatë gusht, ndërsa finalja luhet më datë 23 gusht.
Ndërkohë, i njëjti format është përcaktuar edhe për kompeticionin tjetër europian. Ligën e Europës. Ajo do të zhvillohet po në formatin “Final 8”, në Gjermani.
Por, nuk do të jetë e përqëndruar në një qytet, por do të zhvillohet në Duisburg, Gelsenkirshen, Dyseldorf dhe Këln.
Ndërkaq, Superkupa e Europës do të luhet në Budapest ndërsa Stambolli që do të mirëpriste edhe finalen e këtij sezoni të Champions, do ta mirëpresë atë në sezonin e ardhshëm.