Një sqarim për gjuhën shqipe të presidentit dhe të 10 milionë njerëzve në gjithë botën

18 Qershor 2020, 17:23Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj*

Kryetari i Kuvendit na ka njoftuar se ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”, me nje dekret të tij, Presidenti i Republikës e ka kthyer për rishqyrtim.

Presidenti i kërkon Kuvendit të bëjë më kujdes në ruajtjen e gjuhës shqipe, duke ilustruar me faktin që fjala “surf” nuk është shqip.

Kryetar, kuvend, ligj janë jo vetëm fjalë të gjuhës shqipe, por janë fjalë shqip.

President, republikë, dekret janë fjalë të gjuhës shqipe, por nuk janë fjalë shqip.

Shqipja është gjuhë amtare e më shumë se 10 milionë njerzve në të gjithë botën dhe është gjuhë zyrtare në 4 shtete. Ka mbijetuar në shekuj sepse është zhvilluar, përshtatur dhe pasuruar.

Zoti President!

Duke ju kërkuar ndjesë publike në vijim të kësaj fjale do t’ju drejtohem me emër dhe jo me titull. Duke qënë se “President” nuk është fjalë me origjinë shqipe, druhem se mos lëndoheni.

Zoti Meta,

Unë kam luajtur sport disa vite. Edhe ju jeni marrë me sport. Fjala “sport” nuk është fjalë shqipe. Por ja që kështu i thonë në anglisht, italisht, frëngjisht, spanjsht, serbo-kroatisht, greqisht, turqisht. Si ta bëjnë të gjithë ata vajza e djem që merren me sport?

Unë kam luajtur basketboll. Serbët i thonë “kosharka”, italianët “palacanestro”, grekët “kallathosferisi”. A ti themi edhe ne shqiptarët “top e shportë”? A të themi se Agim Fagu është sportisti më i famshëm shqiptar i “top e shportë”. Mundet. Por këtë nuk e vendos politika, por shkenca.

Zoti Meta,

Së fundmi ju keni shfaqur publikisht simpatinë për një skuadër të huaj futbolli. Futbollit në serbisht i thonë “nogomet”, në greqisht i thonë “podhosferi”. Po të shqipërosh, në të dy gjuhët do të thotë “top e këmbë”. A t’i themi edhe ne shqiptarët kështu? A të themi se Loro Boriçi është sportisti shqiptar më i famshëm i “top e këmbë”? A të themi se presidenti i Shqipërisë është simpatizant i skuadrës së “top e këmbë” të Sëlltik-ut? Mundet. Por këtë nuk e vendos politika, por shkenca.

Zoti Meta,

Ju keni dyshime nëse duhet të thuhet “surf” apo “sërf”. Mund të keni të drejtë, por kjo nuk është çështje e politikës.

A duhet të themi ne “presidenti Klinton” apo “presidenti “Clinton”?

A duhet të themi “kryeministri Xhonson” apo “kryeministri Johson”?

A duhet të themi ne “presidenti Makron” apo “presidenti Macron”?

A duhet të themi “Selltik” apo “Celtic”?

Është çështje e shkencës. Ju, më së pari, duhet të përpiqeni që politika të rrijë larg shkencës. Më së pari, ju duhet të ushtroni edhe kompetencat tuaja e t’i kërkoni Akademisë së Shkencave të bëjë detyrën e saj.

Zoti Meta,

Së fundmi, krejt haptazi, ju po përpiqeni të komprementoni procesin ligjhartues në Shqipëri. Ju nuk mund të jeni njësi kodifikimi. Mesa duket rregullimi i kompetencave të presidentit të Republikës me një ligj të veçantë është bërë domosdoshmëri. Do t’i kërkoj grupit tim parlamentar ta shohë me përparësi në programin e punës së Kuvendit në sesionin që do të çelet në shtator. Ai ligj le të hyjë në fuqi në shtator 2022 kur të ketë filluar mandati i presidentit të ardhshëm të Republikës.

Zoti Meta,

Politika shqiptare e 30 viteve të fundit i ka shumë borxhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një nga borxhet më të mëdha është mosshfrytëzimi sa e si duhet i detit. Më së shmti kemi shfrytëzuar bregdetin, edhe atë barbarisht në jo pak raste. Detin ia kemi lënë botës së paligjshmërisë. Është mëkat të shohësh gjirin e Vlorës sot bosh. Para 30 vitesh e ndalonte shteti. Po sot kush e ndalon?

Zoti Meta,

Ju keni 30 vite në politikë aktive. Unë kam 11 vite. Por edhe 11 nuk janë pak. Sot unë u kërkoj ndjesë publikisht shqiptarëve që, deri më sot, nuk kam mundur të ndikoj në zhvillimin e industrisë së detit dhe të përshëndes qeverinë për ligjet e përpiluara së fundmi. Me votimin kundër dekretit tuaj sot, të paktën mbështes fillesat e ngritjes së industrisë së detit në Shqipëri.

Edhe vajzës sime më duhet t’I kërkoj ndjesë. Një nga stërgjyshët e saj është ulqinak. Ulqinakët i kanë rënë detit kryq e tërthor nga lashtësia deri në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Zoti Meta,

“Surf” i thonë edhe italianët, edhe francezët, edhe grekët. Megjithatë, nëse ju do të mund të gjeni një mënyrë që të na tregoni se kush mund të ishte fjala e duhur shqipe në vend të “surf”, unë mund të marr në konsideratë të thyej vendimin e grupit e të mbështes dekretin tuaj.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend

10 komente në “Një sqarim për gjuhën shqipe të presidentit dhe të 10 milionë njerëzve në gjithë botën”

  1. Cifuti x says:

    C jan mer kta kara.
    Merren burrat me 1 llaf !
    Ju qifsha deputetllikun.
    Vec me bo zhurm e tym. pordhanjosash

    1. sancho panca says:

      O RK cifute, presidenti nuk miratoi ligjin per nje fjale, ty te behet vone per nje artikull.

  2. vjeshta says:

    Mesa mbaj mend une,ne femijerine time basketbollit i temi thene:Josh!
    Due nuk do te ishte mekat te thirrrjej keshtu.

  3. Flutura says:

    Bravo e madhe Ilir.

  4. millosh kopiliqi says:

    Shqiptaret Jane I vetmi popull qe se done gjuhen e vet shqipe?
    1. Emra Arab, turk, greke, Italian……
    2. Ne xhamia arabisht, ne Kisha greqisht
    3.toponime sllave, greke…..
    4.te gjithe lakmojne gjuhet e huaja
    5.perdorin fjale te huaj a PA I ditur kuptimin
    ………….

  5. joel shkodra says:

    Me pelqeve, por ne fund e dh…jeve. Nuk thuhet: “kush mund te ishte fjala e duhur shqipe …”, por “cila mund te ishte fjala …”, sepse “kush” perdoret vetem per njerezit. Megjithate, ngushellohu se nuk je i vetmi. Ke plot gazetare, drejtues te emisioneve ne radiotelevizion, politikane, deputete, ministra e deri te kryeministri qe perdorin gabim kete peremer pyetes: “Kush?”. Por, perderisa flet per pastertine e gjuhes shqipe, duhej te kishe kujdes ne perdorimin e ketij peremri.

  6. Ceni says:

    Cifut, mos i lexo keto gjena se nuk jane per ty. As menim s’te kerkon kush. Pse mor lal nxefesh, futi nje dopje dhe gjum.

  7. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ilir beqiri!perse nuk i shpjegon ilirr turkoshakut fjalet,marshalla,inshalla,humdirila,aksham,allah allah,sabah,zabit,asqer sali,hamdi,mahmut e sa % e fjalorit turk…

  8. mira says:

    Të lumtë pena. Kjo është detyra e Metës? Të merret me cic-mice? Nuk ka punë, futeni në punë që të mos merret me llafe, më dembel president, që për të bërë punën mban 86 punonjës në shërbim, nuk ka. Para të e taksapaguesve shkojnë për punën antishtet të Metës.

  9. Neutrali says:

    Shqip e shkruajnë sërf dhe po kështu e shqiptojnë, mos hyr në arat e botës, z. Ilir! Lëri gjuhëtarët të merren me gjuhën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje