Pakti detar me Greqinë: Zona Ekonomike Ekskluzive është e rëndësishme edhe për Shqipërinë

18 Qershor 2020, 10:54Sociale TEMA
Pakti detar me Greqinë: Zona Ekonomike Ekskluzive është e

Rama-Mitsotakis

Nga Prof.Lirim Hoxha, SHBA

Një rishikim i artikullit te Dr. Theodore C. Kariotis* : “Rëndësia e Zonës Ekonomike Ekskluzive greke”**. Në fokus  çeshtja, Shqipëria kontinentale-Ishulli grek i Korfuzit.

Artikulli synon të kontribuojë në zgjidhjen e kaq shumë problemeve të diskutueshme, të lidhura me Shelfin Kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive të shteteve bregdetare të Mesdheut. Ky rishikim,  do të përqendrohet në disa çështje që lidhen me përcaktimin e zonave detare midis Shqipërisë kontinentale-Ishullit grek të Korfuzit, veçanërisht, Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive të paraqitur në Seksionin Shqipëria.

Sipas autorit:

1. Në dallim nga marrëveshjet e mëpareshme mbi Shelfin Kontinental (SHK) (Marrëveshja ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës Italiane mbi  percaktimin (delimitimin)  e zonave respektive  te Shelfit Kontinental midis të dy shteteve, 24 Maj 1977 dhe Marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për përcaktimin e Shelfit Kontinental midis te dy vendeve, 18 dhjetor 1994) percaktimi i zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, që u zhvillua në Shqipëri në 2009, u quajt “kufiri shumeqellimor i zonave detare”, sepse Greqia nuk kishte deklaruar akoma  Zonen Ekonomike Ekskluzive. 

2. Ishte gjithashtu e rëndësishme që Shqipëria kishte pranuar qëndrimin e Greqisë, se të gjitha ishujt në rajon kanë të drejta të plota të zonave detare.

3. Gjithçka që mbeti ishte të kishte një marrëveshje në një trepikesh  te perbashket midis Greqise, Shqipërise dhe Italise.

4. Gjykata e Lartë e Shqipërisë  e shpalli këtë marrëveshje të paligjshme me ndërhyrjen e qartë të Turqisë dhe qeveria shqiptare harron se me këtë marrëveshje Shqipëria mori 50.87% të zonës detare, krahasuar me 49.13% për Greqinë, që është përqindja më e lartë që Shqipëria mund  te marre  ne bazë te parimeve dhe rregullave të UNCLOS.

5. Greqia duhet të insistojë që kjo marrëveshje ka qene absolutisht e drejtë dhe ligjore për të dy shtetet dhe t’i bëjë presion Shqipërisë që të jete dakord me të, në mënyrë që Gjykata  e Larte e Shqipërisë të mos gjejë përsëri justifikime për ta hedhur poshte atë.

6. Ministri italian i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit “duket se ka vënë dorën e tij në ndarjen midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

*Anetar i Delegacionit te Greqise ne Konferencen e Kombeve te Bashkuara mbi Ligjin mbi Detin 

**The importance of the Greek Exclusive Economic Zone published in Hellenic Leaders, Nov 28, 2017 (https://medium.com/@HellenicLeaders/the-importance-of-the-greek-exclusive-economic-zone-db4cc17c4669)                                                                                        Member of the Delegation of Greece to the United Nations Conference on the Law of the Sea

**Rendesia e Zones Ekonomike Ekskluzive Greke publikuar ne Udheheqesit Helene, Nov 28, 2017 (https://medium.com/@HellenicLeaders/the-importance-of-the-greek-exclusive-economic-zone-db4cc17c4669

Lidhur me pikën 1, argumenti që, për shkak të mosdeklarimit të ZEE të Greqisë, percaktimi (delimitimi) i zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë në vitin 2009, eshte quajtur ” kufiri shumeqellimor i zonave detare”, nuk ka kuptim, sepse Greqia ka pasur të njëjtin status në percaktimin e zonave detare midis Greqisë dhe Italisë më 24 Maj 1977(rregjistruar nga Greqai me 29 April 1982).

Lidhur me pikën 2, nuk qartesohet se çfarë nënkupton me “Shqiperia kishte pranuar qëndrimin e Greqisë se të gjitha ishujt në rajon kanë të drejtat e plota të zonave detare’’.Nga artikulli eshte me interes te kujtojmë paradoksin e fjalës “arkipelag”, që rrjedh nga greqishtja e vjeter dhe që eshte përdorur historikisht për grupin e ishujve në detet e Egjeut dhe Jonit, të cilat Konventa e vitit 1982 e UNCLOS-it nuk i percakton si te tille.Sipas Nenit 46 (b)  te UNCLOS të vitit 1982 për termin “arkipelag” (https://www.un.org/depts/los/convention_agreements/texts/unclos/part4.htm) ishujt Ereikoussa, Othoni dhe Mathraki nuk janë ishuj “arkipelag”  dhe ne Harten e Korfuzit jane specifikuar si “ishuj satelite” te Ishullit te Korfuzit (Data sources:Topography: NASA Shuttle Radar Topography Mission (SRTM3 v.2), NASA World Wind (https://en.wikipedia.org/wiki/Corfu).

Kjo do të thotë se ata kanë pozicionin më të ulët për  percaktimin e kufijve te zonave detare. Me këtë status, keta ishuj, kanë efekte shumë të reduktuara. Lidhur me pikën 3, percaktimi i marrëveshjes se trepikeshit te perbashket midis  tre vendeve, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në Detin Jon, ishte në pritje të arritjes së Marrëveshjes se Shelfit Kontinental  midis Shqipërise dhe Greqise. Në kuadrin e ” kufirit shumeqellimor te zonave detare”, Greqia përfshiu edhe çështjen e shtrirjes se “detit territorial”.

Siç përcaktohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit të vitit 1982, deti territorial është një brez ujërash bregdetare që shtrihen, më së shumti, ne 12 milje detare (22.2 km) nga vijebaza e shtetit bregdetar, në këtë rast, nga ishulli i Korfuzit.Në këtë kontekst, sipas mediave, Greqia pretendonte dy breza të ujërave territoriale, brezin e parë (12 milje detare) nga Ishulli i Korfuzit në veri deri në ishujt satelite të Ereikoussa, Othoni dhe Mathraki dhe brezin e dytë (12 milje detare) në veri te ketyre ishujve, drejt zonave detare shqiptare, duke qenë keshtu,në kundërshtim me Ligjin e Detit.

Propozimi për zgjidhjen e kufijve të Zonës Ekonomike Ekskluzive /Shelfit Kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë në Detin Jon

Në figurë, Pika 1 është efekti i Ishullit Othoni, siç eshte përcaktuar në Marrëveshjen ndërmjet Republikës Greke dhe Republikës Italiane e 24 Maj 1977(rregjistruar nga Greqia me 29 April 1982)Pika 17, është pika fundore e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë për përcaktimin e Shelfit Kontinental, të secilit prej dy vendeve, e datës 18 dhjetor 1994.

1 – Pika fundore e Kufirit te Shelfit Kontinental Greqi-Itali, 198217-  Pika fundore e Kufirit te Shelfit Kontinental Shqiperi-Itali, 1994A – Kufiri me i mundshem, i Shelfit Kontinental Shqiperi-Greqi Kufijte e Shelfit Kontinental (SHK)/ te Zones Ekonomike Ekskluzive (ZEE)Kufijte e Shelfit Kontinental (SHK)/te Zones Ekonomike Ekskluzive (ZEE) ne progresKufijte e Bllokut 2 te zbulimit Figura tregon: a) Kufijtë e zonave te Shelfit Kontinental (SHK)/ Zones Ekonomike Ekskluzive (ZEE) midis Greqisë dhe Italisë në Detin Jon, viti 1982 dhe Shqipërisë dhe Italisë në Detin Adriatik, 1994, b) Kufijte me te mundshem te Shelfit Kontinental (SHK) dhe Zones Ekonomike Ekskluzive (ZEE) ne marreveshjen ne progres midis Shqiperise dhe Greqise ne Detin Jon dhe c) Mbivendosja e Bllokut të Zbulimit  2 (Greqi) për naftë dhe gaz në  kufijte me te mundshem te Shelfit  Kontinental (SHK)/Zones Ekonomike Ekskluzive (ZEE) shqiptare për rreth 758 km katrore (Përpunimi i të dhënave kompjuterike nga specialist i IT A.Avxhi). Siç u shpjegua më sipër, në trekëndëshin Pika 1-Pika 17- Pika A, në Detin Jon, pozita e Pikës 1 dhe Pikes 17, nuk mund të kontestohen.

Pika A ndërmjet Shqipërisë kontinentale dhe ishullit të Korfuzit, në një marrëveshje në progres, midis Shqipërisë dhe Greqisë, nuk perben problem. Drejteza Pika 1-Pika A eshte dhe kufiri i detit territorial midis Shqiperise dhe Greqise.Bazuar në shpjegimet e mësipërme, zona prej 758 km2 e mbivendosur nga Blloku 2, është pjesë përbërëse e Shelfit Kontinental (SHK) dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike shqiptare. Duhet të tërhiqet vëmendja se HHRM (Menaxhimi i Hellenic Hydrocarbons Resources – HHRM), 2017(http://www.greekhydrocarbons.gr/index.php/exlporation/block-2/2-uncategorised) ka publikuar vendndodhjen e Bllokut 2 “në kufirin greko-italian” dhe duke krijuar një sipërmarrje të përbashkët me Total SA, Edison dhe Hellenic Petroleum për zbulimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në “Greqinë Perëndimore të Detit Jon”.

Në lidhje me Pikat 4, 5 dhe 6, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, eshte botuar edhe nga IBRU, Qendra për Studimin e Kufijve (https://www.dur.ac.uk), Universiteti Durham, Mbretëria e Bashkuar, më 10 shkurt  2010, nën titullin “ Gjykata Kushtetuese Shqiptare anullon marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë”, të martën më 26 janar 2010, nënshkruar në Tiranë në prill të vitit 2009, pas dy vitesh negociatash,  “për shkak të shkeljeve procedurale dhe substanciale të kushtetutës dhe Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit (UNCLOS)”. Në këtë kontekst, supozimet për përfshirjen e palëve të treta në mos- përfundimin e Marrëveshjeve  te Shelfit Kontinental/Zones Ekonomike Ekskluzive (që konsiderohet edhe si një kufi politik) midis Shqipërisë dhe Greqisë, duket se nuk janë të provuara.

Te ben pershtypje fakti qe, 40 vjet pas percaktimit te shelfit kontinental midis Greqise dhe Italise, ata akoma nuk ja kane arritur te percaktojne kufirin e  Zones Ekonomike Ekskluzive midis dy vendeve (shih Seksionin Italia).

Përcaktimi i zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të bëhet duke ushtruar presion mbi Shqipërinë, por duke përmbushur kërkesat e Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Zona Ekonomike kskluzive është e rëndësishme edhe për Shqipërinë.

(TemA)

18 komente në “Pakti detar me Greqinë: Zona Ekonomike Ekskluzive është e rëndësishme edhe për Shqipërinë”

  1. Taulant says:

    Mbeten mashtrues te pehershem e te perjetshem. Ne mareveshjen Italo-greke Italia ka te drejte 12 milje sepse eshte e drejta e shelfit kontinental ndersa sipas Grekeve edhe Greket e kane 12 milje tek ishujt por Italianet ( e te tjeret) mund te peshkojn ne distancen 6-12 milje prane ishujve Grek . Ky kusht ne mareveshje nenkupton qe ishujt Grek kane nje rreze vetem 6 milje dhe jo 12 milje. . Ndersa me Shqiperin kerkoj 12 milje pa kushte. PSE? po shejtani si thote populli ngaterrohet me kembet e tij. Me vijen e mesme Turqia u beri gropen sepse ben ndarjen e detit me Libin pra i nxjerr jashte loje . Keta duan te punojn pa standarte por me te hedhur ne vitin 2020 .

    1. askushi says:

      Ne marreveshjen Italo-greke Italia i njeh Greqise te drejten e zgjerimit te ujerave territoriale ne 12 milje(edhe per ishujt). Me marreveshje bilaterale Greqia i njeh Italise te drejten per peshkim ne zonen 6-12 milje me numer te percaktuar anijesh. Po ashtu te dyja vendet lane pezull percaktimin e pikes veriore dhe jugore, gjersa te arrihen dhe marreveshje me Shqiperine dhe Libine. Kjo marreveshje tregon se gjerat zgjidhen me bisedime dhe mirekuptim dhe jo me politika anadollake te stilit “toke e xanun”. Mjafton ti hedhesh nje sy hartes per te kuptuar qe marreveshja e Turqise me Libine nuk ka pike logjike.

    2. Flm says:

      Jo 6 jo 12 jo vij e mesme dhe karlleqe per te justifikuar tradhetin kombetare te te gjitha qeverive qe punojn per interesat Turke.
      ###
      Fakti me i mire eshte harta e me siperme, ku zona ekskluzive meret nga brigjet perendimore te Kerkyres dhe jo nga brigjet e Thesprotis. Dmth Greqia mund te shfrytezoj gjithe kete zone.
      ###
      Shqiperia perse nuk e firmosi, perse nuk thote dhe populli Italia politikanve te vete … “o tradhetar i falet Greqis 12 milje”, sic thone majmunat turko-patriot Arnaut.
      Perse Rama merte urdhera nga Turqia dhe nuk zbatonte te drejten nderkombetare.
      ###
      Edi Rama thote qe “eshte e rendesishme”, perse nuk beri prej vitesh te njejten marveshje qe beri me Italin. Me marveshjen Greqi-Itali, Rama ngeli si peshku pa uje dhe rane posht te gjitha akuzat ndaj Greqis. Prandaj vrapon te nenshkruaj marveshjen.
      ###
      Problemi i madhe eshte qe do merzitet Sulltani i Anatolis dhe mund te filloj sankdionet ndaj Arnsutve te pa bese.

      1. Jurgen says:

        O Ilir Paco po te zura do te qi ca te mban pragu.

      2. ben says:

        Flm-nuk e di se keto diskutime jane ne interes te Turqise apo jo, por ajo qe te gjithe ne qe lexojme e komentojme ketu tek TEMA e kemi plotesisht te qarte se juve dhe disa te tjere si puna juaj punoni per interesat e neo-grekeve.
        Me mire lerini specialistet te shprehen se ne te tjeret nuk marrim vesh nga oknventat apo ligjet e detit qe qeverisin marrdheniet midis shteteve qe lagen nga detet anembane botes. Nje gje eshte e sigurte, se profesor Lirimi po i argumenton neo-grekeve se edhe Shqiperia ka te drejta eskluzive te zonave te veta detare. A nuk i mjaftojne neo-grekeve qe kane gllaberuar gjithe jugun e Shqiperise qe sot perben veriun e shtetit Grek? Akoma duan te gllaberojne? Dikur, ne kohen e atij qe ne shpesh e quajme “merhumi Enver”, neo-greket e mbanin bishtin poshte se ai miku ja u dinte damaret dhe jua ndreqte qejfin. Sot jeni bere si ai gjeli qe kendon ne maje te plehut dhe kujton se eshte qendra e botes. Nje gje ta keni te qarte se sot, shqipot kane shtet dhe do te dine ti dalin per zot vendit te tyre.

    3. Flm says:

      5 rreshtat e artikullit te mesiperm paswyrojne Tradhetin kombetare te Edi Rames per interesat Turke.
      ###
      “Gjykata kushtetuese e Shqiperise e nxori kete marveshje te jasht-ligjeshme, me presionin e qarte te Turqise (dmth per ate qe akuzonte Berisha Ramen).
      Greqia sipas marveshjes perfitoj 49.13% kurse Shqiperia 50, 87%, dmth maksimalen qe mund te perfitonte nga konventa e UNCLOS”.
      ###
      Cfar keni per te then tani o Majmuna te pa evoluar, o pisa hipokrit, qe i nxoret te gjithe “tradhetar” dhe tradhetaret e vertet (marjoneta te Turqis) i ngritet ne pjedistal
      ###
      E kuptuat o Majmuna Kaukazi se cili eshte miku i sinqert (Greqia, qe ne 2009-en e ndau 49% Greqis dhe 51% Shqipos) dhe armiku hipokrit (Turqia qe nderzente armiqesin).

      1. Timo says:

        Ju greqirave ju ka ngel turku ne bythe dhe ngaqe po ju dalin syte xixa nuk llogjikoni dot.
        O ribqir grek, e para punes laj gojen kur permend fjalen Shqiptar se ju greket e keni me mut gojen ngaqe VETEM genjeshtra keni thene qe nga 1832.
        E dyta punes, ska per tu bere asnje marrveshje per detin pa u kthyer ne vend historia:
        – qe do te thote vija bregdetare e Shqiperise do te perfshije edhe gjirin e Prevezes;
        – Qe do te thote qe kufiri i ketyre robqirave qe e kane quajtur veten grek nga 1832 do filloje tek krahina e artes;
        – qe do te thote qe shteti i sajuar me emrin greqi duhet te njohi multi-etnicitetin pasi se paku 50% e banoreve jane shqiptare autoktone;
        – qe do te thote qe gjuha Shqipe duhet te jete gjuhe zyrtare ne shtetin e sajuar me emrin greqi;

        Kur te behen keto me siper o greqira te mutit, hiqni karin turk nga bytha, lajeni gojen dhe hajde te flasim per ndarjen e detit. Sigurisht duke ruajtur distancen se ju greqirat te ngjisni zgjeben.

    4. Theatre and Drama says:

      Jua kam thene ne 2010,pra para 10 vjetesh,kur filluan te festojne me te madhe kurdhet e anastasit(janullatisit)
      “detin”,ka per te mare te gjatin me nyje te Erdoganit greku…sepse precedenti i akt marveshjes se 2009,i hap paralelisht rruge orekseve te Turqise per te zgjeruar ujerat e saj..ne fakt Turqia gjithmone ka patur synim per t’u zgjeruar ne ujerat e Egjeut,e mbani mend incidentin ne ishullin Kardak te 1995?
      per ceshtje “ujerash territoriale” ishte..
      kini parasysh,ajo çka Greqia insiston te firmose me Shqiperine sa me shpejt,nuk eshte domosdoshmerisht per t’i rrembyer hapsirat detare Shqiperise(edhe kjo mund te jete)por qe te izoloje keshtu Turqine,rreth mosmareveshjes qe ka me te,
      madje Greqia po troket dere me dere ne vendet e rajonit dhe ne Europe per te gjetur perkrahje..
      por keto nuk kane vlere per Turqine pasi Turqia eshte superfuqi ushtarake dhe pesha/forca e saj diplomatike ne arenen nderkombetare,eshte shpesh’ere percaktuese apo vendimtare..madje aty ku Turqise nuk i ecen gjuha diplomatike fut ne veprim gjuhen e forces ushtarake siç ndodhi me Çlirimin e Qipros Veriore ne 1974..
      ajo çka Greqia shpresonte te perfitonte ne dëm te Shqiperise, ka per t’i paguar shtrenjte tek Turqia..kjo eshte mese e sigurte

  2. Edi Rama eshte armiku potenciali rrezikshem i shqipetarve :Pse?
    Ka dhene thesaret kombetare te zinjve!
    Ka shkaterruar arsimin,kulturen shendetesine!
    Ka cenuar rende Kushtetuten!
    Te gjithe pasurite ujore pamvaresisht se duken sikur u ka dhene shqiptareve ,menagjuesit e vertete jane sllavet!
    Eshte dirigjues i krimit nderkombetar.
    Eshte tradhetar!

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Dakord jam që zona ekskluzive është e rëndësishme edhe për Shqipërinë por përse pikërisht tani? Mos po nxiton shqipëria të nxjerri naftë në det apo po nxiton greqia ti vëri gardhin detit përpara se t’ia marri turqia me dhunë? ,,qeverritë shqiptare të këtyre 30 viteve të fundit janë satelite të athinës. .edo kujdes me kë anë do zgjedhësh se në aparencë dukesh si ‘mik’ i erdoganit por në realitet të qan zemra për greqinë. .

    1. Flm says:

      O pjella te ndyra hipokrite qe deri dje nxirnit trafhetar Berishen (49% Greqis dhe 51% Shqiperis).
      ###
      Po tani qe doli e verteta, qe Gjykata Kushtetuese u ndikua nga presioni i Turqis per te anulluar marveshjen Triumfatore te Berishes, cfar keni per te thene.
      ###
      Kaq kohe therisnim qe eshte tradheti e Rames per interesat Turke dhe jo e Berishes.
      A e kuptoni qe jeni Majmuna te pa evoluar, parazita, kacer dhe mallkimi i Shqiperis.
      ###
      A ju kujtohen Turko-patriotat, Muslim Pasha, Pullumb Xhufi, Kreshnik Spahiu, Lisen Bashkurti, Spartak Ngjela, Shpetim Idrizi … qe nuk lane akuz pa i hedhur Berishes dhe Greqis.
      ###
      Turo-patriotat si Idrizat, Spahinjt, Pasha-llar, Xhufkat, nGjelat … na dolen tradhtaret e vertet (ose budallent e medhenj).
      ###
      Ngelet per tu mesuat cilet gjygjtat te Kushtetueses u financuan nga Turqia per kete tradheti.
      Pa te shofim do te nderhyj SPAK-u.

      1. shqiptari says:

        Flm-llogarite e bera nga grekqiret nuk u besojne as ata vete, sepse nuk e kane kaluar klasen ne aritmetike.

  4. 17nentori says:

    Nuk ka fare rendesi per Shqiperine te perfshihet si pale ne lojerat greko turke.
    Marreveshje mund te bejme vetem kur te jemi anetare te BE-se… pa u bere anetare do ta mbajme ashtu si eshte. Nuk na prish pune edhe ashtu si eshte… te tjeret e kane mizen nen kesule.

  5. Klimax says:

    Termi “satelit” i tre ishujve qe autori ka “zbuluar” duke kerkuar ne wikipedia per Korfuzin ka kuptimin qe ishujt jane nen administrimin ekonomik dhe juridik nga komuna e Korfuzit dhe jo ne kuptimin qe nuk jane arkipelag. Ky arkipelag njihet si Ishujt Diapontia dhe perbehet nga 11 ishuj, tre prej te cileve te banuar (Othoni, Erikusa, Mathraki) si dhe (dikur pjese e Greqise) ishulli i 12-te i ketij grupimi, Sazani. Diapondia ka kuptimin dhiaspora, pra ishuj te shperndare.

  6. Agim says:

    1)Greqia NUK mund ti rrise ujrat territoriale pa miratim te fqinjit.
    2)Ligji i Detit njeh te drejtat historike. Historikisht kemi ushtruar sovranitet 12milje dhe greku 6 milje.
    3) toka kontinentale (continental shelf) ka shume me teper peshe se shkembi 2m2 grek qe gjysmen e vitit eshte nen uje
    4) vija e kufirit detar kalon mes per mes Korfuzit (kjo eshte bere keshtu per shkak se greku mbajti pa te drejte nje rrip toke poshte Pemes se Thate, shikojeni ne harte)
    5) rreth e rrotull gjysmes veriore te Korfuzit eshte det territorial dhe EEZ shqiptare dhe nuk ka dalje ne Otranto greku.

    Cdo marreveshje tjeter jashte kesaj perben tradheti kombtare dhe denohet me burgim te perjetshem. Tung

  7. Kuq e zi says:

    Kush i nxjerr keta pacavure gjoja jane harta?
    Nje nga shkaqet qe marrveshja u anullua ishte sepse italia kundershtoi sepse me ata marrveshje spostohej ne veri pika e takimit te tre shteteve itali-greqi-shqiperi qe kjo pacavure nuk e paraqet fare
    Kush tha se shqiperia perfitonte 51%?
    Berisha mbante sekret hartat dhe thonte se ska harta sepse i kemi piketuar me kordinata
    Qeveria jone ishte e gatshme qe te zgjidhej ne kolegj nderkombtar dhe greqia ishte kunder
    Marrveshja me italine tregoi se ishujt skane te njejten peshe me kontinentin (packa se e trumbetojne qe greqia i ka dhene leje qe te peshkojne 6 milje mbase don ti jape nje dore kunder turqise sepse keshtu ska kuptim ndarja e zee ajo behet pikerisht per fitimin e vetem nje shteti)
    Dhe e fundit a ka qene ky zotria qe ka shkruar ne komisionin e marrveshjes 2009?

  8. I says:

    Po burdellua e janullatosit me gjithe murgeshat (flm?::tfg?::AC/DC?::pellasgos ?::klimax ?) ku e duan kufirin në goje apo ne sumen ejanulles ??Ptyyy morra gopi ,,shurre dose

  9. Bogonica says:

    Shqipëria të zgjidhe punën e Gjykatës Kushtetuese së pari, pra nuk ka mundesi të zgjidhet marrveshja e detit me Greqine, përsa kohë vendi është pa Gjykatë Kushtetuese! Edhe në qofte se ngrihet nesër Gjykata Kushtetuese dhe hedh poshtë si tradhëti kombëtare vendimin e ish Gjykates Kushtetuese te Shqipërise të vitit 2009, do shikohen si tradheti kombëtare edhe RELATORËT E PROBLEMIT të asaj kohe në Gjykatën Kushtetuese. Relatoret e problemit nuk kanë të drejte as të negociojnë dhe as të bëjnë marrveshje të re, për pa pranuar para shqiptareve “mea culpa”. Opinioni publik shqiptar, e di se relatori eshte Edi Rama dhe Paretia Socialiste, te cilët populli i duartrokiti se shpetuan Shqipërinë nga një tradhëti kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje