Nga Bashkim Kopliku
Mbreme, dt. 18.09.2920, në mbrëmje, pashë programin televiziv “Open” të Top Channel. Po diskutohet për testin e gjuhës shqipe, aq të debatuar e të protestuar këto ditë.
Të gjithë, 5 vetë në Studio, përfshirë gazetaren, Eni, dhe 4 shkencëtarët e Gjuhës, si dhe tri studentet e Ekselencës në lidhje video, thoshin “kam patur”. jo një herë, por gjithë kohën, besoj gjatë më shumë se 2 orëve…
E pra, duhet thënë “kam pasur”, sipas Drejtshkrimit, gjë që nuk u tha as dhe një herë të vetme….
Jemi para një realiteti shqetësues.
Çfarë duhet bërë?
Duhet të bëhet ajo që është kërkuar në rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që më 25 nëntor 1972, porosi të cilën po e sjell në vijim:
“…Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj si edhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore, “Rregullave të drejtshkrimit” t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura”.
KJO POROSI NUK ËSHTË ZBATUAR KURRË, TASH POTHUAJ 50 VJET
Kush ta zbatojë? Malokëria me në krye Viçidolas-in që vetëm fjalët e ndyra di se ato arriti të mësojë në Tiranë ku ngeli edhe dhëndër. Apo patriotët nga Veriu me në krye Shkodrën që duan patjetër ta kthejnë mbrapsht atë që u vendos në 72-shin, se na po na humbet gegënishtja dhe na e futën toskët me grekët, a thua se nuk ishin të përfaqësuar atëhere me expertët e tyre. Dhe më në fund, brezi i edukuar me shqelma nga vitet 90-të me një tufë gazetarësh që nuk dinë të shkruajnë dy rreshta, jo më të formulojnë një fjali në gjuhë korrekte. 30 vjet shkatërruam ato që ngirtëm, shkatërruam sistemin arsimor dhe pak nga pak do ta hedhim në erë edhe gjuhën që do të kthehet si muzika e pështirë e tallavave që vetëm shqiptare nuk është.
KAPODANI !
Ata që bucasin rreth 72-it, ata që mbrojnë 72-it, nuk dinë të sodisin mendime shkencore gjuhësore; të dyja palët nuk kanë të drejtë.
Standardet e 72 duhet të përkufizohen me kthjelltësi të plotë dhe gegërishtja duhet të lulëzojë e të rikëndjellet.
Nuk kam nge të shkruaj më shumë, e as të shtjelloj teza gjuhe për castin.
Me nderime e mirënjohje për shqetësimet e autorit dhe të tuat.
N. KITA
Kapterri. Po pajtohem me ty nëse mendon në malokët e veriut dhe të jugut. Bile këta të Tiranës janë snobë sepse shfrytëzojnë shprehje të huaja që pas fjalimeve të përgatitura as vet nuk ia dijnë kuptimin e fjalës së thënë. Intimidim-kërcnim , vunerabël- i prekshëm, i etabluar- i qëndrueshëm, i vendosur, empatik-i ndjeshëm etj, etj. o të mjerë nihilist të gjuhës sate të bukur.
“albanologet” skan lidhje me shkencat gjuhesore
“albanologet” skane lidhje me gjuhen shqipe
“albanologeve” as qe ju intereson gjuha shqipe
“Prof” e gjuhes shqipe oren mesimore e mbajne formalisht vetem per page
Shqiptaret “per dy jave” mesojne nje gjuhe te huaj, pore shqipen kurre
……….
………..
Gjuha shqipe, fjalësi i saj, tkurrja e nuancave kohore, kallqet e ndërtimet sintksore sipas trajtës e psikologjisë gjuhësore të serbishtes (fenomen shkatërrues në mediat e Dardanisë, janë dukuri shëmtimi e vdjerjeje të natyrës burimore të shqipes arbnore.
Shqiptarët, institucionet tona, janë bërë vetëshkatërruesit e shpirtit tonë të krijues.
Ma ka japë (më dha), do t’ia dha (jap), kush (cili)problem ose kush (cili) kandidat etj, etj. Çmenduri gjuhësore si në Shqipëri si në Kosovë. Këto kalke duhet dënuar me gjobë.
Mos perfshirja e Gegenishtes ne drejteshkrim, asht sabotimi ma i madh qe i asht ba gjuhes Shqipe.
Kongresi i 72-shit nuk ishte kongres drejteshkrimi, por kongresi i tradhetareve.