Ato që shqiptarët nuk i thonë dot për 27 qershorin 2020

18 Qershor 2020, 19:07Blog TEMA

Nga Andi Bejtja

Pak ditë na ndajnë nga 27 Qershori 2020, kur Beogradi dhe Prishtina do të ulen në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Ambasadorit Grenell dhe Presidentit Donald Trump, për të arritur një marrëveshje të përfolur, për të cilën askush nuk jep detaje, askush nga klasa politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, o nuk di asgjë o bën sikur nuk di.

Dhe në këtë situatë të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen janë të mpirë. Askush nuk është i qetë, edhe pse Presidenti Thaçi është shprehur së fundmi disa herë se nuk do të ketë ndarje apo korrigjim kufijsh, edhe pse vetë Grenell tha se do të flitet për ekonomi dhe nëse palët nuk arrijnë dakordësinë mund rikthehen prapë te ‘status quo’.

Por, askush nuk mund të qetësojë askënd kur po shkohet në një marrëveshje jo si rezultat i një dialogu të bazuar në paritet, me zero transparencë dhe për më tepër pa praninë e BE. BE di për këtë marrëveshje vetëm një javë përpara se të fillojnë bisedimet, hiç më pak e hiç më shumë se një gazetar sporti në një televizion lokal në Kosovë apo Shqipëri.

Amerika ka hije të rëndë për shqiptarët, jo pak prej tyre sidomos në Kosovë e thërrasin dhe ‘Nënë’ apo ‘Babë’. Ka prapë nga ata që dhe në këto ditë të mjegullta citojnë atë thënien e famshme kur Amerika shpëtoi ekzistencën e shtetit shqiptar ‘Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë’, etj, etj., si këto, po pak ditë përpara se palët të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’ua themi shqiptarëve disa të vërteta të cilat ata as nuk guxojnë ti mendojnë.

Së pari dhe mbi të gjitha, pavarësisht dyshimeve të forta për nga mënyra, mungesa e transparencës dhe shumë faktorë të tjerë negativë, ndër to dhe rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit në kohë pandemie, (i cili pranoi t’i ‘japë dorën Grenell, por jo të shtrihet në këmbët e tij’): pra duke i harruar në një moment të gjitha këto, duhet të mos harrojmë e mos ta themi, se po shkohet për një marrëveshje, jo në prani të të një personaliteti demokratik si Ahtisari, por në prani të Donald Trump, që jo vetëm mishëron një filozofi të caktuar, por më shumë në politikën e jashtme vepron si biznesmen, sesi politikan.

Jo më larg se para disa ditësh, ai u shpreh se nuk do të dërgojë më ushtrinë për të zgjidhur problemet në vende të tjera dhe këtu hapini sytë mirë: nuk do të përfshihet më në eksperimente për të krijuar shtete të reja që nuk janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë me forcat e veta.

Dhe jo më larg se dje ish njeriu i tij i afërt, Jonh Bolton, si shumë njerëz të tjerë të afërt të tij që po kundërshtojnë sjelljen dhe vendimet e tij aspak demokratike, në librin e fundit të sapo botuar flet dhe për favorizime konkrete, direkte dhe jo ligjore nga ana e Trump të diktatorëve të ndryshëm në botë.

Nga ana tjetër ky është dhe momenti më i disfavorshëm për shqiptarët. Nuk e mohon dot askush që serbët janë në supremaci lobuese aktualisht, kanë zhbërë shumë njohje të Kosovës, ashtu sikurse laj thaj shqiptarëve u ka mbetur vetëm një njeri në kongres si Eliot Engel, shqetësimet e të cilit të shprehura dhe në letra për Kosovën, nuk marrin as përgjigje.

Edhe ndërmjetësimi dhe prania e Grenell për shqiptarët shkon në këtë trajektore. Ai në Berlin është përshkruar vazhdimisht nga shtypi si një diplomat kontroversial, dhe diplomatikisht i izoluar nga kolegët europianë. Shumica e politikanëve gjermanë i kanë evituar kontaktet me të për shkak se e ka identifikuar gjithmonë veten me të djathtën ekstreme. Mjafton të kujtosh si rrëzoi qeverinë Kurti në kohë pandemie, për të kuptuar se çfarë lloj respekti ka për Kosovën si shtet.

Është fare e qartë për këdo se Prishtina po shkon e pabarabartë me Beogradin në Uashington. Dhe Serbia është aq e favorizuar sa dhe në një analizë të fundit të gazetës The Guardian, nënvizohet frika e Rusisë, që Serbia do të përfitojë aq shumë nga kjo marrëveshje e beftë, sa që mund t’i kthejë kurrizin dhe Moskës.

Nuk dua të bëj profetin për ‘27 Qershor 2020’, po nga të gjitha këto fakte dhe elementë që rendita më sipër vetëm një varg i poetit tonë të dashur Xhevahir Spahiu më vjen hë për hë në mënd:

Nëse më pyet:

Si qe ky vit që shkoi?

Të përgjigjem: I zi.

Ky vit që vjen

O Zot se s’të besoj

Në mos i bardhë

Të paktën qoftë gri.

4 komente në “Ato që shqiptarët nuk i thonë dot për 27 qershorin 2020”

  1. mik says:

    Rrezimi i Kurtit nuk ishte pa shkak.
    PS : Poezia eshte shume e bukur, dhe e pershtateshme. Zen vend fiks ne kete situate.

  2. kasapi says:

    Ckaf po ban bre zoti Mero Baze, si po munesh me botue shkrimin e ktij bixhozxhiu te nyte.
    Ky asht klysh i sal ram shiqere birishes, pranaj dhe zoti e ka denue me semunjen e Parkisonit.
    Posht te tan Andi Betjet!

    1. Enver says:

      Une nuk jam i krahut te Andi Bejtja por qe ne kete shkrim ka shume te drejte nuk e diskutoj. Po i thote gjerat realisht ashtu sic mund te ndodhin ne 99%> Trump dhe Putin jane ne nje aleance te ngushte kjo eshte komplet ne disfavor te Kosove dhe per rrjedhoje te gjithe Shqiperise dhe shqiptareve.

  3. Afrim G says:

    Analize shume e dobet sikur, e ka shkruar ndonje fshatar intrigant.
    Nuk ka nevoje te vetretohet se ky palo analist eshte komplet i indroktinuar nga “madheshtia” e Kurtit. Rrezimin apo veterrezimin e qeverise se Kurtit e lidh me pandemine dhe mire ben. Muteria e Kurtit e afrimit me Rusin dhe sherbesat ndaj Serbise, mbeshteteshin pikerisht tek pandemia. Ai thjeshte mendoi se do e kish rrugen e hapur kunder Kosves, Amerikes, Evropws dhe Shqiperise, sepse te tjeret jane budallenj dhe nuk do e kuptonin djallezine e Kurtit te udhehiqte pa Isen Kosoven deri sa virusi te “zhdukej”. Meqe virusi mund te vazhdoje me vite ai shkarkoi ministrin e Ises, pa pyetur Isen. Ne kete menyre ai do i kish duart e lira te zbatonte ne praktike armiqesine me Ameriken, Evropen dhe Shqiperine dhe ndihmuar Vuciqin te na bente fajtor neve. Vuciqi asnjehere i ka dashur bisedimet. Ai enderon qe Kosoven ta ketheje prape ne gjirin e Serbise. Edhe sot ai ka te njejtin plan. Valle ky analist mendjepjerdhur nuk e degjon Vuciqin qe paralajmeron perseri deshtimin e bisedimeve? Kete deshiron ai dhe egzaktesisht Kurti zbatoi kete plan gjate qeverisjes se tij….
    Persa i perkete sharjes se Gernelit , ai tregohet idjot. Ai e shan ate sepse evropianet e kane abandonuar. Valle ai nuk i kupton interestat madhore te Amerikes per Kosoven, ne relacion me interest e Evropes? Po Trampin dhe Merkelin a nuk i ka pare ai se si grinden per interest globale… Cmendon ky koqe se Gernel do u serviloset evropianeve??!!..
    Kritikon idjoti “te djathten ekstreme” qe Gernel i perket. Puna e pare per kete “konstatim” ai ja fut pordhes. E dyta ky idjot mendon se e djathta ekstreme eshte kundra interesave amerikane. Ai nuk kupton qe e djathta ekstreme eshte shume agresive kur vjen puna tek politika e jashtme etj etj. Kete ky idjot e thote thjeshte si perfaqesues I fshataresise dhe mendon se ashtu si ai edhe te tjeret kane te njejtin mendim te shtremberuar per te djathten ekstreme. Duke u munduar te tregohet demokrat ai tregon se eshte idjot. Per mua Gernel nuk eshte perfaqesues I ekstremit te djathte, sepse ne Amerike fashizmi dhe komunizmi jane te ndaluara me ligj, por po te ishte vertet i tille, ky do ishte fat per Kosoven….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje