Reforma Zgjedhore, opozita kërkon ndihmën e SHBA, takohet sot me shefin politik të ambasadës

19 Qershor 2020, 09:34Politika TEMA

Ditën e sotme një grup deputetësh të opozitës do të zhvillojnë takim me përfaqësues të SHBA.

Deputetët mësohet se do të takohen me shefin politik të ambasadës së SHBA Ian Crawford.

Takimi do të zhvillohet në kryesonë e Kuvendit në orën 11:30 me bë fokus Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se dje Partia Demokratike ka bërë një propozim të ri për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ, në të cilin kërkohej që përzgjedhja të bëhet nga Kuvendi, ndërsa komisioni duhet të mos jetë i përbërë nga deputetët.

Edhe pse fillimisht dukej se Reforma Zgjedhore kishte arritur në një marrëveshje përfundimtare, Partia Demokratike ka ndryshuar një nga pikat e marrëveshjes që ishte nënshkruar.

Miratimi i kësaj Reforme bëhet edhe më i vështirë nga deputetët në Kuvend, pasi opozita parlamentare nuk do e votojë nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, duke kërkuar lista të hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje