Alberto Bollini, trajneri aktual i kombëtares italiane U19 ka qenë trajneri i Lazio Primavera . Duke folur për “Radio Incontro Olympia”, ish tekniku i biancoceleste kujtoi vitet e tij në kryeqytet , midis sukseseve dhe forcimit të të rinjve që u rritën nën menaxhimin e tij: “është një kënaqësi e madhe të shohësh djemtë të rriten dhe të shënojnë. Kënaqësi është t’i shohim përsëri ata duke bërë ndeshje pozitive, dhe duke luftuar për të fituar kampionatin: disa nga lojtarët që kam stërvitur janë pjes e ekipit të parë të Lazios por edhe shumë prej tyre tani janë protagonistë në klube të tjera ” .
Bollini thotë: “Kujtimet e Mëdha më lidhin me këto ngjyra”. A mbahen mënd humbjet apo trofet te të rinjtë? Të dyja. Disa humbje lënë një shije të keqe, por kemi pasur një grup të madh me kompaktësi të madhe: kishte cilësi të lartë, madje edhe te kundërshtarët, kështu që disa humbje mbeten ende në kujtime.
Pastaj në 2013/2014 kemi bërë mirë, pastaj kam shkuar në ekipin e parë me Rejan: ato janë kujtime të paharrueshme, një përvojë e bukur ” .
Në mesin e të rinjve të ndryshëm që ka stërvitur si trajner i tyre dallohen emrat e Keita dhe Tounkara. mendimi i tij për të dy: “Tounkara vrapoi më shpejt për te ekipi i parë, ishte ’96 ndërsa tjetri ’95. Keita nuk mundi të luante në fillim. Ndërsa Tounkara shënoi edhe një gol të rëndësishëm. Por fëmijët duhet të jenë të mirë dhe të kenë dhe pak fat që të dalin jashtë ” .
Ai foli dhe për Strakoshan , portier i Primavera në kohën e trajnerit të Bollini , dhe tani numri një i palëvizshëm i Skuadrës së Parë të Simone Inzaghi : “Unë nuk jam ekspert i portierëve, por do t’i jepja notën 10 dhe nderime, ai ka një atletizëm të jashtëzakonshëm. Ai nuk u ndikua nga lojtarët më të mirë, por po rritej me shpejtësi. Ai është i durueshëm, priti kohën e ti, ai ishte aq i mirë sa ishin trajnerët e portierëve. Ai arriti në Olimpiko, me meritë të madhe jo nga Tare ”.