Neptun Bajko e merr shtruar replikën me Agustin Kolën, që i pat thënë “dhëndri i gjeneralit”. I rik thehet me detaje titullit të vitit 1989, kur fitoi Tirana dhe 4 lojtarë të Partizanit u dënuan në fazën e tretë se nuk morën normat. Trajneri i shquar, që asokohe kishte timonin e të kuqve, flet gjatë edhe për diferencimet mes klubeve, influencën e ushtarakëve, si dhe “ndarjen” e lojtarëve që sipas tij dogjën një nga talentet më të mëdha të Partizanit, Foto Andonin.
Bajko nuk është dakord se Perlat Musta u dënua për t’i hapur rrugën Blendi Nallbanit dhe në intervistën për “Panorama Sport”, ai i bën apel popullit bardheblu ta heqë fjalën “persekutim”. “Për çfarë persekutimi mund të flitet me kaq lehtësi e papjekuri, kur Tirana në ato vite ndërtoi ekipin më të mirë? Tirana luajti një futboll të përparuar për kohën. Nëse vendoste ushtria cili fitonte, Partizani do bëhej si Juventusi…”, thotë ish-trajneri i Partizanit dhe i Kombëtares.
Z.Bajko, çështja e titullit të vitit 1989 ngjalli debate dhe reagime të shumta. Ju vazhdoni të mendoni se dënimi i 4 lojtarëve ishte tendencioz?
Unë kam folur me sinqeritet të plotë. Në atë kohë, ndoshta kjo ka qenë dhe subjektive, largimi i 3-4 lojtarëve bazë që ishin bërthama e ekipit, do të dëmtonte çdo skuadër. Pastaj, fakti që u dënuan të mos luanin, sepse nuk morën disa norma të cilat unë i kam quajtur dhe i quaj edhe tani abstrakte, ishte e dëmshme edhe për futbollistët, jo vetëm për skuadrën e Partizanit. Unë mendoj se për një futbollist nuk duhet të vendosin 3200-metërshi apo 3700-metërshi. Duhet të vendosin shumë cilësi të tjera, të cilat janë bazë për një futbollist. Të kuptohemi qartë, kjo nuk ndodhi vetëm te Partizani, por dhe në ekipe të tjera ku pati futbollistë që i pezulluan. Por nuk ishte aspak e mirë. Nuk ka qenë një zgjidhje e drejtë. Pavarësisht se çfarë fshihet ose është fshehur pas kësaj.
Çfarë mendoni ju se është fshehur?
Unë mendoj se shpeshherë të keqen në futboll, ne si ekip, e kemi pasur nga brenda. Në këtë aspekt edhe rrethanat e brendshme të një ekipi mund të kenë ndikuar.
Që do të thotë?
Që vendimet e atyre që komandonin, kamufloheshin shumë mirë dhe binte në sy jo qëllimi real që ata kishin, pra tendenca që të largonin nga ekipi disa lojtarë.
Pse duhej të hiqnin lojtarë ata “lart”?
Sepse ndoshta diku në administratë këtyre burokratëve ose përfaqësuesve, u jepej mundësia që të ndërhynin dhe të merrnin këto masa. Por ishin veprime prej tifozësh.
Të ndalemi pak këtu profesor. Po jua bëj pyetjen më konkretisht duke iu referuar dhe atyre që thotë Agustin Kola, pra që Partizanin e dëmtuan partizanasit që ishin në kupolë. A qëndron kjo?
Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kupola mendoj. Ishte shumë e rrezikshme për një klub, ose për një drejtues në sekretariatin e Partisë apo Komitetin Ekzekutiv të merrej me diçka të tillë. Ishte e rrezikshme për atë, por ishte e rrezikshme edhe për vetë futbollin. Ata e kuptonin shumë mirë një gjë të tillë, prandaj u lëvizën leva, që edhe nuk e kuptonin mirë futbollin dhe nga paaftësia e tyre në këtë fushë, arritën të bënin diçka të tillë.
Por ky nuk ishte problem që ua solli Tirana, apo jo?
Jo. Ky nuk ishte problem prej Tiranës. Unë e thashë që në fillim. Nuk ishte problemi i Tiranës, sepse nuk mund të ndikonte Tirana deri në atë masë për të tilla gjëra.
Ju përmendët fjalën “leva”… Këto “leva” u përkasin si të thuash mbështetësve të Partizanit?
Nganjëherë në momente të caktuara ne bëhemi më katolikë se Papa… Që do të thotë kur punon në një dikaster dhe shkon në një dikaster tjetër, do të tregosh që je i drejtë, që je i paanshëm, që nuk ke tifozllëk për atë ekip që ke pasur dhe që e drejtoje më parë nga lart. Esenca kjo është.
Nëse e kuptuam mirë, esenca është që dikush që më parë kishte punuar për një klub tjetër, kur erdhi te Partizani bënte si njeri i paanshëm dhe i drejtë?
Pak a shumë… Por mos më kërkoni emra, sepse nuk do të përmend të tillë.
Agustin Kola ka përmendur ish-zv/ministrin e Mbrojtjes, Maliq Sadushin. A kishte gisht ai?
Jo. Nuk ka të bëjë fare ai. Unë emrin e di, por nuk dua të dal me emra në mbyllje të këtij cikli. Kushdo e kupton dhe kush ka qenë në atë kohë dhe ju do të keni ndoshta edhe telefonata.
Po na e thoni emrin, ç’të keqe ka?
Jo, jo. E kuptojnë njerëzit se kush ka qenë, kush drejtonte futbollin në atë kohë dhe nga radhët e kujt dikasteri ka vajtur atje.
Pasi ndodhi kjo, ju keni pasur ndonjë bisedë me ishlojtarët tuaj gjatë kësaj kohe që janë përmendur, p.sh. Ilir Lamen, Perlat Mustën?
Jo vetëm që është diskutuar dhe që kemi ndenjur me orë të tëra për të bërë biseda, por duhet ta dish prej meje: futbollisti është një qenie shumë e ndjeshme dhe e kupton përnjëherë nga bien kambanat. Dhe të katërt ata e kuptuan dhe ma thanë troç. Por unë u përpoqa të ruaj pozicionin. Unë isha trajneri, një shok i tyre, isha udhëheqës i tyre që i kisha drejtuar nëpër beteja.
Në një moment të tillë të vështirë t’i lija ata rrugës, do të ishte disfata më e madhe imja morale dhe profesionale. Dhe unë për këtë kam luftuar nga fillimi deri në fund. Madje, që me Marko Pelinxhin, Ledio Panon, Fatmir Hasanpapën, i kam marrë vetë. Kam bërë stërvitje edhe natën që të mos të na shihte njeri. Vetëm e vetëm që kur të vinte rasti i dytë i dhënies së provave, ta merrnin atë dreq 3200-metërsh që u bë një flamë për futbollin tonë në atë kohë.
A është e saktë të thuhet që një nga arsyet që u dënua Perlati ishte t’i hapte rrugë Blendi Nallbanit?
Aspak. Kam lexuar dhe përgjigjen e Blendi Nallbanit. Nuk është aspak e vërtetë. Perlat Musta, po e them hapur që ta dijë opinioni, nuk e lëshonte portën derisa t’i dilte fryma e fundit. Jo se ishte Perlat Musta, por stërvitej për të qenë ai Perlat Musta që njihte opinioni. Ai ishte i jashtëzakonshëm. Blendi ishte portier i talentuar, ishte shumë i ri, as 17 vjeç kur e kam marrë. Kishte të dhëna të shkëlqyera, por nuk kishte durim dhe nuk kishte vullnetin për t’u ngritur shpejt në aftësitë e tij. Kaq është kjo histori.
Keni qenë dhëndri i një ish-gjenerali thotë Kola, a ju ka favorizuar kjo ndonjëherë në punën tuaj?
Jo. Nuk është e vërtetë. E para e punës, nuk është e hijshme që një futbollist i atyre niveleve siç është Agustin Kola të bjerë në të tilla pozita që të thotë se u martova dhe mora vajzën e një gjenerali. Nuk ka kuptim që të thuash se “ai tjetri mori vajzën e një tjetri…” e kështu me radhë. Çfarë rëndësie ka kjo? Nuk ka vlerë as atëherë dhe as sot.
Por, sa për korrektesë, gruaja ime ishte vajza e kryetarit të Gjykatës së Lartë që u dënua nga Plenumi i Komitetit Qendror. Dhe kur jam martuar unë, babai i saj kishte dalë në pension. Prandaj kam një thirrje: O Agustin Kola, është shumë keq ky debat që ke hapur në këtë aspekt. Ne kemi për detyrë të flasim për stërvitshmërinë, ecurinë e futbollit, ku arriti një ekip dhe ku çaloi një tjetër.
Pse nuk mund të flitet për histori që kanë vendosur fatet e një sezoni profesor?
Po, patjetër, por duhet të flasim edhe për çfarë të mirash kishte Tirana, Partizani dhe Dinamo. Pse futbolli i asaj kohe ishte shumë më i mirë dhe admirohej nga mijëra e mijëra sportdashës atëherë dhe sot etj, etj. Këto që thotë Kola, janë për të justifikuar termin “persekutim” që ai përdor shpesh për fat të keq. Unë nuk e kuptoj termin “persekutim” në futboll.
Bajko, a është persekutim t’i marrësh një klubi lojtarët më të mirë dhe a është persekutim që ata që nuk binden si Gëzim Kasmi, t’i çosh në Skrapar…?
Atëherë, po ju tregoj një ngjarje të atyre viteve si fillim. Në 1967-ën në një ndeshje vendimtare mes Partizanit dhe 17 Nëntorit ndodhën disa veprime të pahijshme në fushë. Grindje mes lojtarëve, tifozëve në tribuna, ishte një ngjarje shumë e shëmtuar, por realisht shumë e shëmtuar për kohën. U mor vendim nga organet përkatëse që të dyja ekipet të dënoheshin. Dhe ne u dënuam. Të dyja ekipet po luftonin për titullin kampion dhe në fund u shpall kampion Dinamo. Pra, nëse ka pasur vendime penalizuese, ato kanë qenë për të gjitha njësoj besoj, nuk ka pasur të preferuar, apo të persekutuar. Ai sistem ishte dhe me ato rregulla vepronte. Jua thashë, edhe unë shumë gjëra i konsideroj abstrakte nga ato rregulla, por ja që ajo kohë ishte.
Nallbani ka qenë produkt i Partizanit, pra e ka nisur aty karrierën, por ai është një ndër ata që thotë se Tirana ka qenë e persekutuar në atë sistem, madje ka qarë me lot kur ka ikur te bardheblutë për kushtet që kishte Partizani në atë kohë…
Kjo është tjetër gjë. Nëse interesimi te Partizani e Dinamo për mirëqenien dhe mbarëvajtjen e stërvitshmërisë së lojtarëve ishte shumë më i madh sesa në klubet e tjera, ky nuk është faji i Partizanit, por është faji i 17 Nëntorit dhe Komitetit të Partisë. E dyta, këta flasin për ushtrinë… Si thoni ju, këta gjeneralët e ushtrisë që tiranasit i përmendin vazhdimisht, po të donin a nuk e merrnin për 10 vjet titullin kampion në Shqipëri ashtu siç e merrte Juventusi 15 vjet rresht në Itali…?
Vërtet mendoni se ushtarakët bënin ligjin në sport asokohe dhe persekutonin klubet e tjera? Po mirë mo, po të ishte kështu do të fitonte vetëm Partizani, por statistikat thonë se ka fituar shumë edhe Tirana, edhe Dinamo, edhe Vllaznia, etj… Pra të mos ngatërrojmë pjesën e tifozllëkut të këtyre gjeneralëve me vendimmarrjen reale. Ishte tjetër gjë aspekti i dukjes së këtyre kuadrove të lartë që, ja unë jam tifoz i Partizanit, apo ai tjetri është i Dinamos.
Dakord, por ata nuk ishin njerëz pa influencë dhe ndonjëherë ndikonin që ndonjë lojtar edhe ta afronin te Partizani, apo jo?
Shikoni, në stadium ata ishin të rrethuar nga mijëra sportdashës që i njihnin si drejtues të këtyre ekipeve të famshme, por ata nuk bënin gjë tjetër veçse kënaqnin egon e tyre duke u “prezantuar” si tifozë, apo pjesëtarë të një klubi. Në fakt, nuk ishte gjithnjë kështu. Shumë rrallë ka ndodhur që ata të bënin ndonjë lëvizje apo të përcaktonin se ku do të shkonte ndonjë lojtar. Edhe kur kishin ndonjë gjë në dorë, nuk e bënin për të dëmtuar ekipin kundërshtar, por për të forcuar ekipin e tyre, sepse ashtu e mendonin.
Po, por Tirana nuk e kishte këtë luks…
Nuk e kishte Tirana dhe s’kishte si ta kishte. Ai sistem ashtu ishte. Nuk mund të flasim për sistemin e atëhershëm me logjikën e sotme. Duhet të më kuptoni. Por mund t’ju them me bindje se ai sistem ishte i tillë që nuk e shteroi asnjëherë konkurrencën. Nuk bëheshin skandale në stadiume dhe impiantet ishin plot. Rinia dhe populli kënaqej. Si shpjegohet kjo? Kur i vendos ushtria trofetë dhe se cila skuadër do të fitojë, nuk ka konkurrencë apo jo…?!
Fiton vetëm një ekip… Por ja që nuk ishte kështu dhe raste sporadike, apo mite të krijuara prej vitesh nuk mund të shndërrohen në argument diskutimi dhe të konsiderohen si të vërteta absolute. Tjetër gjë është të kesh tifozë ushtarakët e një vendi dhe tjetër është që ushtarakët të marrin vendimet apo të favorizojnë një ekip. Këto dy gjëra nuk duhen ngatërruar. Ndërkaq, po ju jap një përgjigje edhe për Gëzim Kasmin meqë e përmendët…
Cila është përgjigjja?
Unë kam qenë vetë prezent në klubin Partizani dhe kam pasur shok të ngushtë e mik të shtrenjtë Foto Andonin. Partizani dhe gjeneralët, siç thonë ata, nuk dërgonin në rrethe vetëm lojtarë të Tiranës.
Dakord, por çfarë ndodhi me Foto Andonin?
Kuadrot e ushtrisë, për të mos rënë në sy dhe për të mos ndikuar në opinionin futbolldashës, sepse duhet ta pranojmë që dhe ata e kishin frikë opinionin pavarësisht postit që mbanin, e çuan Foto Andonin ushtar në moshën 20-vjeçare në Shkodër. Bashkë me të edhe Ali Memën. Pra një nga Partizani, një nga Tirana. Të dy këta më pas përfunduan te Vllaznia. Por ju them me bindje se Foto Andoni ishte një nga talentet më të mëdha të shkollës së Partizanit. Ishte një lojtar me të dhëna europiane dhe së bashku me Ali Memën u çuan të bënin ushtrinë. Foto dhe Aliu që kishin vlera shumë të mëdha, kanë dhanë një kontribut të madh te Vllaznia.
Çfarë ndodhi më pas?
Aliu, mbaroi ushtrinë dhe u kthye te Tirana. Luajti për vite të tëra, u rrit dhe u bë mjeshtër i madh. Ndërsa, Foto Andoni, duke e ndier veten që u sakrifikua për një “drejtësi” absurde, nga krenaria dhe padrejtësia që iu bë, duke qenë një djalë me karakter të jashtëzakonshëm, e la futbollin në lulëzim dhe në moshën më të mirë. Partizani pra humbi një nga talentet më të spikatura. Prandaj them se nuk mund të flitet për persekutim, por për disa rregulla që herë ndihmonin një ekip dhe herë penalizonin dikë tjetër, por mendoj se nuk ka pasur ndarje preferenciale.
Po pse shumë ish-lojtarë të Tiranës janë të bindur se u janë bërë edhe padrejtësi në atë kohë?
Po për çfarë persekutimi mund të flitet me kaq lehtësi e papjekuri, kur Tirana në ato vite ndërtoi ekipin më të mirë? Tirana luajti një futboll të përparuar për kohën, u ndërtua me djem të rinj e plot talente. Madje nuk kam drojë të them se ishte një shembull që duhej imituar nga ne, sepse pasqyronte vlerat dhe karakteristikat më të mira të futbollit shqiptar.
A nuk ishte koha e gjeneralëve që vendosnin për çdo gjë? Si çdo sistem edhe ai nuk ishte i përkryer, por kurrën e kurrës nuk mund ta fitoje titullin pa meritë. Por nuk ishin vetëm Tirana dhe Partizani fitues. Ishte edhe Dinamo nga ’73-’80 kur dilte 4 herë kampion rresht. Edhe atij ekipi nuk kishe çfarë t’i bëje.
Po Dinamo a ka qenë ndonjëherë e favorizuar?
Dinamo u bë një ekip me diferenca të mëdha ndaj Partizanit dhe Tiranës. Ishte po sistemi që i jepte rëndësi marrjes së lojtarëve të rinj nga ekipet e tjera. A ishte e drejtë apo e padrejtë nuk di ta them. Por një gjë dihet, Dinamo u bë një ekip jo vetëm fitues i disa titujve rresht, por pasqyroi një futboll teknik me tipare sulmuese, i mirorganizuar dhe me vlera futbollistike. Në vitet ’79-’80 shfaqet Partizani kampion i futbollit me profesor Bejkush Birçen.
Pas shtatë viteve fitoi titullin me trajner Neptun Bajkon. Edhe të përkëdhelur, edhe të persekutuar nuk shkon. Unë e di shumë mirë që njeriu nuk mund të shërohet duke ia mbathur nga e kaluara, as të rëndohet apo të shfajësohet për gjëra që nuk ishin në dorën tonë. Sido që të bëhen krahasime, ato ngjarje i takojnë historisë, me të metat dhe të mirat e saj.
Pra, ju jeni i bindur se nuk ka pasur diferencime?
Me bindje unë them se ekipet, trajnerët dhe lojtarët kanë dhënë maksimumin, kanë pasqyruar nga brezi në brez vlera të pamohueshme, ku dallonte sakrifica, stërvitja e palodhur, ndërgjegjja e përgjegjshmëria e lartë, cilësia e talente, sepse kurrë nuk mund t’i fitosh zemrat e popullit dhe famën deri në adhurim të shumë talenteve pa meritë. Atëherë për çfarë persekutimi mund të flitet me kaq papjekuri kur Tirana në ato vite ndërtoi ekipin më të mirë?
Edhe sot ai futboll kujtohet me respekt, vlerësim e adhurim që edhe sot sportdashësit e ruajnë si diçka tepër me vlerë. Kur të vlerëson populli, nuk ka medalje më të lartë e të merituar. Sa herë që humbasim, duhet të kthehemi te vlerat më të mira të së kaluarës. Ta themi, ta shkruajmë, ta tregojmë të vërtetën, por me dashuri, pa mllefe dhe thjesht me sinqeritet…(Marrë nga Panorama Sport)
Shume bukur e thote dhe e shjegon profesor Neptuni! Agustin Kola, lojtar I mire, por ka ngelur I papjekur nga trute.
Po ore , futbolli luhej vetem ne Tirane. Po ik ore se i bete kampionatet bajat. Dinamo, 17 Nendori e Partizani
Agustin Kola ka qene futbollist i mire nga ata qe thone i ka trute te komet. Sa per tru Agusitni ka qene hu gardhi, idjot noterik.
Rrespekte brravo Profesor NEPTUN BAJKO ky esht realiteti i futbollit para 90tes 100 per 100 e vertet çfar thot Profesori , nje sistem si ai po qe qe te persekuton te shkrin fare si ekip dhe mbante PARTIZANIN DINAMON por esht turp te flasesh per persekutim ne at koh te ter ekipet ishin njelloj , palaço qe fusin mutin kot me kto persekutime ne thonjza ka sa te dush sot , por kur kishte derbi Tirana Partizani Ose Partizani Dinamo Ose Tirana Dinamo ne stadium nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles nga tifozet dhe nga kto derbi fitonte Tirana ne shum raste Por fitontr dhe Partizani me Dinamon kunder njeri tjetrit dhe kunder Tiranes , lufta per fitore ishte e barabart , po te persekutohej ekipi Tiranes nuk ja linte njeri CIM MUCEN , Sul Memen Agustin Kolen Josen e shum lojtar klasi ne ekip ja merte Dinamo Partizani Por nuk ka qen asgje e vertet jan vetem ca zgjepsa tifoza te tiranes sot qe i pelqen te persekutojn veten , ai shtet te shkrinte fare per nje sekond po qe se te urrente , nuk kishte frik zguçat e tiranes , histori alabakesh pa vler fare , u persekutu Tirona çfar prrallash.
E ke me te vertete qe nuk eshte persekutuar Tirona (17 Nentori)?
Duket se ke qene spiun e sigurimit qe ti quaje tifozet e Tirones , sic i cilesonte Petrit Dumja e Maliq Sadushi, “Bythpambuket e Tiranes”. Tiranen e perjashtuan nga kampionati sepse e kishte siguruar titullin kampion dhe per te mbuluar kembet e pista perjashtuan edhe Patizanin. Une kam qene ne ate ndeshje dhe nuk ka pasur asgje te vecante si ne fushe ashtu edhe ne shkallet e stadiumit, por u tha se jane zene brenda tek dhomat e zhveshjes. Keshtu zoteria ne fjale vetem sajon qe te mbuloje te verteten qe Agustin Kola e thote me gojen plot.
I adhuroj burrat qe dine te thone vetem te verteten dhe i tille eshte dhe Agustin Kola nje futbollist i shkelqyer dhe shembullor ne fushe dhe jashte saj si shume futbolliste te tjere te Tiranes.
Partizani i shkaterronte ekipet duke iu marre futbollestet me cilesore. I more Tirones Panajot Panon Sabah Bizin shkodres, etj. Prandaj tifozet e Tirones ne ate kohe i quanin tifozet e Partizanit “Morrat e kuq” jo se kishin armiqesi me ta por nga urrejtja qe kishin krijuar Gjeneralet e komunistet e ndyre qe shkaterronin gjithcka vetem per egon e tyre. Pthy rrace e keqe se nuk dua as ti kujtoj.
Rrespekte : brravo Profesor NEPTUN BAJKO ky esht realiteti i futbollit para 90tes 100 per 100 e vertet çfar thot Profesori , nje sistem si ai po qe qe te persekuton te shkrin fare si ekip dhe mbante PARTIZANIN DINAMON e spirdhte per kerken , por esht turp te flasesh per persekutim mos egzaxhironi sa beheni qesharak , ne at koh te ter ekipet ishin njelloj , palaço qe fusin mutin kot me kto persekutime ne thonjza ka sa te dush sot , por kur kishte derbi Tirana Partizani Ose Partizani Dinamo Ose Tirana Dinamo ne stadium nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles nga tifozet , dhe nga kto derbi fitonte Tirana ne shum raste , Por fitonte dhe Partizani me Dinamon ne shum raste kunder njeri tjetrit dhe kunder Tiranes , lufta per fitore ishte e barabart , po te persekutohej ekipi Tiranes nuk ja linte njeri CIM MUCEN , Sul Memen Agustin Kolen Josen e shum lojtar klasi ne ekip , ja merte Dinamo Partizani , Por nuk ka qen asgje e vertet jan vetem ca zgjepsa tifoza te tiranes sot qe i pelqen te persekutojn veten , ai shtet te shkrinte fare per nje sekond po qe se te urrente , nuk kishte frik zguçat e tiranes , histori alabakesh pa vler fare , u persekutu Tirona çfar prrallash.
Agustini ka qene dhe mbetet nje idiot qe slidh dot dy fjale
Ashtu kane qene shumica e lojtareve tane qe dinin vetem te luanin futboll se sa per te tjerat ishin gjysem analfabete. Edhe ata qe shkonin ne shkolle, me perjashtime shume te vogla, sic hynin ashtu edhe dilnin nga shkolla. Diplomat ja jepnin kot.
Sa per ate qe thote Kola se Partizani ka qene i privilegjuar, ate e dime te gjithe ne qe e kemi ndjekur futbollin ne ato vite. Jo vetem Partizani, por edhe Dinamo mblidhnin te gjithe talented nga te gjithe qytetet duke bere ekipe qe nuk mund te perballoheshin me mbetjet e klubeve te tjera. Tirana ndertoi nje ekip fantastic per kohen duke derguar talented neper shkolla qe te mos merreshin ushtare dhe te perfundonin tek Partizani apo Dinamo.
Qe do te thote ka met si viç coperativet.
Keta krahasimin e persekutimit e bejne vetem nepermjet skuadrave te kryeqytetit, por nuk flasin si favorizohej 17 nentori me skuadrat e retheve,me kujtohet nje episod favorisimi kur luante 17 Nentori Flamurtari goli i Tiranes i dhene i regullt nga arbitri, te nesermen ne gazeten sportive doli fotografia e anesorit me flamur ngritur ne momentin e golit qe ishte pozicion jashte loje por albitri e dha gol, dhe keta flasin per persekutime, te vetmet persekutime beheshin me klubet e retheve.
Neptun Bajko eshte i vertete ne thenien e fakteve te kohes. Agustini broçkullit kot.
Besoj se eshte ashtu si e thote N.Bajko.Ka shume te drejte.
Nuk ka patur te persekutuar ne futboll,bile kane qene me te privilegjuarit.Nga te gjitha rrethet Partizsni dhe Dinamo kane mare lojtar nga rrethet per dy vjete ushtare,kurse nga Tirana ,asnje.
Agustin kola ka qene nje lojtar qe ka bere emer ne futbollin e asaj kohe edhe ka qene si me thone si nje yll i futbollit te kohes ne kryeqytetin shqiptar Tirana por edhe ne gjithe shqiperine i njohur si lojtar, por kur degjoj qe flet budallalleqe te tilla si psh kur lexova qe permend edhe shokun e skuadres se tij Mirel josa duke bere biografira kjo eshte e turpshme edhe tregon nje nivel bastard te Agustin Kola edhe kjo vetem e turperon.
Ne shqiptaret jemi popullsi e vogel edhe te gjithe ne familjet tona do na dali ndonje drejtor apo gjeneral apo kryetar etj etj me pozita shoqerore por kjo nuk behet tem e bisedave eshte injorance qe ne shqiptaret nuk po largohemi dot akoma si duket per shkak te injorances kemi me te tghelluar zilin njerezore edhe i ngaterojme keto neper biseda apo historira te kohes.
Agustin Kola ka qene spiun sigurimi,e tani del e jep men.
Labi-po flasim per sportin dhe jo per hapjen e dosjeve te sigurimit
Ai sistem coj per lesh nje grup gjeneralesh e ministra nga ministria nga ministria e mbrojtjes Agustini flet per kinkalerira.
E mbaj mend shum mire kur eshte denuar Musta.Dhe te gjithe kho histori ka nje paqartesi.kur eshte larguar Musta portier i dyte ka luajtur portieri Muca.mbas dy ndeshjeve te dobta u hoq Muca dhe u fut Nallbani dhe e justifikoj shum mire aktivizimin.kjo hedh poshtee pretendimin e Mustes.Nallbani luajti dhe 24 vjet tjera duke bere nga portieret me te mire te historise.
Agustini gjithe kohen llapte edhe kur lunte futboll. Tirona kishte arbitrat me vete, Kotherja & co. Ju kujtohet kur Partizoni me 10 lojtare e rrafi Tironen. Arbirti dha penallti për Tironen dhe nxorri Musten me te kuqe në pushim të neshjes për protesta dhe u fut Genc Tomori portjer. Ylli Shehu boni gol në pjesen e dyte. Agustini meti si mut.
Z.Neptun e shpjegon me shume delikatez debatin me Kolen.Nuk ja vlen te harxhosh kohe me te .Vertet ka qene nje lojtari I mire,por mbeti gjithemone nje grindavec I rendomt.Per sa I perket nderhyrjeve te gjeneralve , vetem Petrit Dumja ka pas influence deri ne vitin 1974.Te tjeret nuk e kane pase ate fuqi.Sa per dijeni edhe Foto Andoni u perzgjodh nga Petrit Dumja,nga kampjonati pionierve ne Durres dhe sodhi ne shkollen Skenderbej.Shkolla Skenderbej ne ate kohe perfaqesonte Skuadren e te rinjeve te Partizanit.Foto ne ate kampjonat qe I perket viti 1960 doli shenusi me I mire me 17 gola.Ndeshja e pare e futbollit me te rijt eshte luajtur per kupe Repuplike me te rijt e Vllazniz ne stadiumin e shkolles bashkuar.Rezultati perfundoj 2-1 per Skenderbegasit.Gol ka bere Foto dhe Neptuni.Sepse Foto me Neptunin kane qene bashkohes.Foto ishte talent I lindur.Ceshtjen e Fotos ,Neptuni duhesh ta shtjedhonte me gjate pse e la futbollin.Neptun respekte je njeri me moral te larte.
Profesor thuaje se nuk eshte Turp,Agustin Kola ka qenur ne borderote e sigurimit ,eshte Azem Hajdari I futbollit…
Se kujton se dosja e tij me pseudonimi Kelmendi eshte Zhdukur…Nje Fuks ka qenur nen urdherat e sigurimit te Shtetit.
“persekutuar” 17 Nentori? (Tirona)?….. Mos na beni per te vjelle.. kush thote kete, o ska jetuar ate kohe, ose eshte nje lango pazari,,, sic thote dikush me lart,, po te te persekutonin ne ate kohe, te zhduknin me gjithe emer….. Tirana ka qene e favorizuar ne ate kohe si te gjitha ekipet e kryeqytetit, ndoshta me shume, prandaj ky muabet eshte qesharak