Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka trembur ata që nuk e duan, nuk fola kot për thashethemet që kisha dëgjuar

19 Qershor 2020, 21:36Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, thotë se jemi në një pikë kritike sa i përket Reformës në Drejtësi. Në një intervistë ekskluzive për A2, zonja Kim tha se reforma është diçka që e do populli shqiptar dhe është diçka në të cilën kanë investuar shumë Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga miqtë e tjerë të Shqipërisë.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim që mjafton për të trembur ata që nuk e duan atë por ende jo aq sa të kënaqë popullin shqiptar.

Mendoj se është vërtet e rëndësishme që ne që e mbështesim reformën në drejtësi, populli shqiptar, Shtetet e Bashkuara, të mos dorëzohemi, të mos çorientohemi, dhe të mos shpërqendrohemi në këtë pikë kritike. Duhet të shtyjmë përpara”.

Sipas Kim, mënyra për ta bërë këtë është që “populli shqiptar duhet të vazhdojë të ngrejë zërin për të shprehur pakënaqësinë, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit.

Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo çështje mbetet prioritet dhe unë kam në plan t’i zbatoj ato”.

E pyetur lidhur me një postim të saj në Twitter, ku fliste për një kërcënim për ta vrarë reformën në drejtësi, ambasadorja u përgjigj:

“Mendoj se mund të ketë pasur njëfarë të vërtete tek ato thashetheme dhe, siç thashë në cicërimë, në fakt jam mjaft e drejtpërdrejtë, nuk jam diplomate shumë e mirë, them atë që synoj të them.

Shpresoj vërtet që nuk ka pasur të vërtetë në ato thashetheme dhe, pasi unë shpreha këtë pikëpamje, shumë aktorë të rëndësishëm dolën publikisht dhe afirmuan se nuk kishte të vërtetë në ato thashetheme. Ndaj jam shumë e lumtur të dëgjoj që është ashtu”.

13 komente në “Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka trembur ata që nuk e duan, nuk fola kot për thashethemet që kisha dëgjuar”

  1. Z says:

    Zonja Ambasadore! Duhet ta kuptoni qe jane vetem dy njerez qe pengojne Shqiperine! Sali Berisha dhe Ilir Meta! Sa te jene keta ne politike s’ka asnje sukses ne Shqiperi! Sigurisht dhe sistemi i plepave qe ngriti PD!

  2. H says:

    Vetëm me marinsa , sekuestrime dhe gijotinë shpaartallohen bandat mafjoze shpellare.

  3. Ardjan says:

    Ça dreq reforme qënka kjo kur u dashka tē kalojë nē filtêrin e eskobarit të vërtetë tē ballkanit ilir metês z. Ambasadore? Ju nuk punoni për shqiptarët për sa kohē ruani kēt klasê politike tē riciklohet si edhe ndodhi me gjoja reformēn zgjedhore ! Po zhgënjeni !

  4. Kleanthi Koci says:

    Urim i frustruar

    RROFTE REPORDHA NE DREJTESI…

    – Perpara nga fitorja ne fitorje o varrmihesit e Shqiperise pa dallim feje , krahine, partie, ideje

    – Ju humbte fara o fare e keqe antishqiptare

    Gjykata e Apelit te Saliut e corp. neperkemb e pshurr mbi SPAK-un e SHBA-BE-se dhe Calaveras.
    A e kane kaluar akoma Vetingun Gjykatesit e Apelit qe amnistuan Dacin e Zi dhe KPA-ne e Maces se Zeze se “ Lala Salihit” ne krye te tij Zj.Natasha Mulaj me mbi 20 shkelje dhe krime te renda flagrante deri ne shitblerje akuzash per vrasje te kryer nga vellai i saj, per manaxhim biznesesh kriminale e bixhozi e korrupsioni … e Corp. Sala- Like- Rama.
    Mos valle gjykatesit e Apelit qe ne menyre flagrante shkelen ligjin duke amnistuar Dacin e Zi me lidhje te gjithaneshme me politiken e sterkorruptuar shqiptare te te gjitha kraheve pa dallim feje, krahine, ideje beri pazarin e radhes me gjykatesit e Apelit dhe KLGJ-ne, sipas parimit ne te kthejme ku ishe ti si koka me e madhe e jurisprudences shqiptare te Plepave e ti si relatori gjenial i KPA-se na mxjerr te virgjer nga Vetingu dhe korrupsioni, kusaria, vrasjet seriale?
    A nuk eshte ky nje pazar Roskoveci 24 karatesh ?
    Ose ose ….
    Rrofte Reforma ne Drejtesi
    I mbars mali polli mi
    O Lele e Oí… Oi !
    Jo te gjalle por
    mi te ngordhur
    REFO- VETINGU
    na eshte pordhur!
    Ose ose ose….
    U DHJEFSHA PALOREFORMEN NE DREJTESI DHE VETINGUN E SHKERDHYER PA LINDUR AKOMA NGA JU FARA E KEQE E KYEBANDITET E “ BANDES SE GANGSTAREVE” POLITIKE, BIOLOGJIKE, OLIGARKIKE E NEDIATIKE TE SHQIPERISE!
    PTU FARE E KEQE ANTISHQIPTARE!
    U HUMBTE FARA !

  5. Populli shqiptar says:

    Bravo zonjes ambasadore.
    Llumi i politikes shqiptare ka 30 vjet qe ben marreveshje te ndersjellta per te penguar cdo lloj reforme .
    Por kete rradhe moren fund pazaret , fale nderhyrjes se ambasadores amerikane , te ciles populli do i jete perhere mirenjohes.

  6. KuqeZi says:

    Borchard, Yuri Kim dhe Soreca pa maska , pa doreza dhe pa distancim social..kujdes se iu griu korona..apo vari kor-onen covid19..

  7. Manoli says:

    Te gjitha keto qe thoni JU zonja ambasadore futen ne grupin e fjaleve , premtimeve , shqiptaret gjithe keto vite u ngopen me fjale premtime , duan vepra , duan me ne fund qe te zbatohet ne realitet reforma , te kete vepra konkrete , te shikojne pushtetaret dhe politikanet te shkoj e para ligjit njesoj si cdo kush , kete duan shqiptaret.
    Beni dhe JU dicka , minjte politikane shqiptare kane frike nva JU , mos e humbni rastin …..

  8. TT says:

    Shikoni Kolonialistet qe na Drejtojne dhe mbrojne hajdutet ,vrasesit dhe mashtruesit…jepni emra kush e ndalon Reformen dhe jo fjale kote…neper bankete bashke hani dhe pini me gjakpiresit e kombit Shqiptar..kemi 30 vite u ngopem me miqesite e Guverantoreve de jure te ambasadave…shkoni ne Lalez,ne surrel dhe ne vjene qe ha parate e vjedhura Hajduti Nano…. si ka mundesi qe keta nuk gjejne dot dhe nuk publikojne llogarite e hajduteve politikane Shqiptare.ose jane bashke ose te ik in nga erdhen se nuk bejne per kete pune dhe tallen me Kombin tone.Shqiperia duhet te kthehet ne Monarki dhe partite kolera te dala nga te kuqte te zhduken.rep e plehut me sistem qe u sherbet atyre nuk ecen me…te ndalohet marreveshja e te drejtave te njeriut per 10 vite dhe te kthehet denimi me vdekje te pastrohet vendi nga vdekja e koleres se kuqe qe nga 28 maj I 1944 deri sot po i pi gjakun kombit.te merret si shembull qeverisja e Pinochettit ne Kili dhe te gjitha qeverite mos te sherbejne me shume se 4 vite,vetem mbreti Leka I te jete garantues i rendit dhe sistemit legjislativ .perndryshe per 20 vite te kuqte do shesin dhe varret e shqiptareve me PP.

  9. Ethem Lalaj says:

    DITA:Nese me lexon Ambasadorja do i thoja:
    1-E ka te veshtire te merret vesh me politikanet Shqipetar nese nuk vendos VETON,Por jo kunder interesave te popullit:
    A-Populli kerkon lista te hapura per deputetet,ndersa partit-jo.Ndersa KIM propozoi ligjin Danez dhe u terhoq..pse ?
    B-OSBE/ODHIR,Populli kerkon depolitizim te komisionerve,ndersa ju be qejfi opozites se rruges.Kjo nuk eshte e drejte.!
    2-Opozita e SaliBerishes do nxjerri kushte te rea sa here ti doi qejfi,pasi nuk ka fai kodi,etj,por Ai do pushtet ne tavoline se nuk e mund dot Ramen me zgjedhje.
    3-Sa te jete Sb mbi toke ky vend nuk behet,pasi edhe kur vrau 4 veta ne bulevard Ai u cilesua “burre-Shteti”nga Arvizu.

    1. Et’hem Beu says:

      Po mo Lale se keta ripjellsit qe e cuan ekonomine ne zero jane burra te mire. Po ik o loqe, duartrokit per Ramen e lale plehun

  10. h says:

    Ju zonjë doni ti jepni qorrit sy,por ai e refuzon me përbuzje.Ai do ta heqë syin sapo ju të largoheni.
    Ju doni ti jepni breshkës kushte ,por ajo e refuzon me shpërfillje.Ajo do shkojë të struket tek ferra sapo ju të largoheni.
    Ka popuj që janë lidur të jenë qorra dhe të ndjehen mirë vetëm në ferra,dhe populli shqiptar është njëri nga këta.
    Ju falenderojmë per perpjekjen e sinqertë por utopike dhe abstrakte ti japësh jetë të vdekurit.

  11. Pyka says:

    Është për të qeshur dhe për të qarë….reformën në drejtësi…1-jeniçerët e partive e duan për kundershtarin..2-kryekarët e partive k/popullit(dmth nuk e duan)3-populli që e do!!!Tre grupime,me interesa shumë të ndryshme…shikoni pak si kanë tallur bythen…Fatos Nano,profesor i korrupsionit,hajdut …Sala..atdhetar,që për kombin ka dhënë jetën????korporate parash,,,ILIIR hajdut FLORIRI,i pafytyre,ordiner,mjeshtër i korrupsionit,nxënës i përkushtuar i Fatosit dhe i Salës,ED poturja…ky është shumatorja e të gjithëve…ky boll që nuk vret popullin dhe i ka bërë të gjitha????..ku korrupsioni i administrates ka arritur majat botërore(vendi i dyte në bote,pas Sierra Leones)….ç’duhet të bëjmë…këta i zgjedhin jeniçerët????????????????

  12. goliku says:

    Zonja ambasadore eshte e qarte se kush nuk e do reformen ne drejtesi, hajdutet dhe vrasesit nga te gjitha krahet e politikes, ata qe kur hyne ne politike ishin si gjith populli dhe tani jane miljarder…..
    Te behesh i pasur duke ber biznes eshte normale por te behesh miljarder me rrogen e nje politikani eshte e pa pranushme ne gjith boten dhe ky eshte realiteti shqipetar…..
    Zonja ambasadore armiqte e reformes ne drejtesi jane ata qe kane dale hapur :
    ILIR FLORIRI….. qe Rama e beri president.
    Sali Berisha, vrases dhe hajdut…..
    Lulezim Basha, vrases ne bulevard dhe hajdut…..
    Manika Kryemadhi dhshkepuntore ne vjedhje….
    Etj….
    Etj….
    Zonja ambasadore nqse SHBA dhe ju do te terhiqeni nga kjo pune ky vend nuk do te behet kurre.
    Sa per BE jam pesimist se sado qe te tentoi qe te bashkohet kurre nuk do te behet si SHBA……
    Kur thane ta bejme Shqiperine si gjith Evropa une thash perse mos ta bejme si Amerika deri sa shum Evropjane duan te shkojne ne Amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje