Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.
Ai në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.
Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.
Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.
Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ka.
“Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës.
Mustafa ka kërkuar që anëtarët të votojnë sot deri në orën 19:00 në mënyrë elektronike për shkarkimin e saj.
Duhet pergatitur terreni qe “kuvendi” te miratoj fitoren histerike te Dulla-Taqit-Vuqiqit. Vuqiqi tha se do ta shihni per Vidovdan se a e kam tradhtuar Serbine. Po kjo asht per t’miren e Kosoves****** balo.
Ore Mustafe, pse beni votime atehere, kur nga ana tjeter e paskeni detyrim rreshtimin?
Vjosa Osmani e beri si lopa,e mbushi koven me qumesht pastaj i dha nje shqelme dhe e derdhi.Nuk e kuptoj,te jesh kunder partise,dhe te thuash nuk largohem,morali e do qe te largohesh pastaj te votosh kunder dhe te besh cte doj qejfi.Me kete veprim Vjosa tregoj se nuk eshte ne lartesine e nje udheheqseje,por thjesht nje inatcesh dhe e pamoralshme.
Une jam kunder partise,po dua te qendroj nenkryetare,kjo eshte allashqiptarce,partite jane bashkim vullnetesh,dhe ekzistojne ne baze te disa rregullave te vendosura bashkarisht,kush nuk eshte dakord largohet.
I pafytyri Mustafa pasi shkeli premtimin per reciprocitet me te cilin fitoi votat e popullit ( pasi perdori Osmanin ) dhe prishi marreveshjen me VV, u lidh me ata te cilet I demaskoi para zgjedhjeve dhe tani pasi nuk I duhet me kerkon te eleminoje zj. Osmani nepermjet se ciles arriti ate sukses ne zgjedhje.
Partite mbare Shqiptare kerkojne anetare dele, por Vjosa Osmani nuk asht e tille.
Vjosa Osmani ka integritet dhe principe, cilesi keto qe duhet ti kete çdo politikan.
Vjosa Osmani i ka ditur pasojat qe sjell qendrimi i saj ne partine ku ajo ban pjese, dhe prap, ajo ban ate qe duhet, e jo ate çka thote komandant Mustafa.
Gjithsesi, ajo do largohet me vullnetin e saj nga ajo parti.
Rrespekte per Vjosa Osmanin.
Plasi ne Kuqove. O Isa Serbi po a e kupton se po luan me zjarrin. A do kesh fytyre te dalesh ne popull ne zgjedhjet e ardheshme qe nuk do vonojne.Apo deri ketu e kishe misionin per te shkaterruar partine e Rugoves. Them qe do te te kthehet ne bumerang personal.