ANALIZA/ Europa pa Amerikën: A munden europianët ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre?

21 Qershor 2020, 09:01Bota TEMA

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9.500 GI-s, kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani. Kryetarë bashkish në rajone janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre, ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategë ushtarakë pyesin veten, se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Europë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te SHBA në Europë, dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.

„Se ku do të shkojë ky udhëtim dhe çfarë boshllëqesh sigurie krijohen është tërësisht e paqartë”, thotë zëvendëspresidenti i fondacionit German Marshall Fund në Berlin, Thomas Kleine-Brockhoff. Ai thotë, se nuk dallon në moment fitues nga ky vendim. Madje as fqinja e Gjermanisë, Polonia, që shpreson për shtim të kontigjentit amerikane në vend. Dobësimi i marrëdhënieve SHBA – Gjermani dëmton të gjithë Europën, thotë Kleine-Brockhoff, gjë që e kanë regjistruar edhe vendet qendrore dhe ato lindore në Europë. E megjithatë Europa duhet të gjejë përgjigje për tërheqjen e amerikanëve.

Siguria e Europës pa Amerikën

“Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, thotë politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, deputet në Bundestag. Ai përsërit me këtë një kërkesë të njohur, por se ç’pamje do të ketë kjo përgjegjësi, politika gjermane e lë të hapur. Do të ketë më shumë angazhim në një vatër krize për të lehtësuar SHBA që duket se në të ardhmen do të fokusohet tek rivalja aziatike, Kina? Apo presioni nga SHBA do të bëjë që Gjermania më në fund t’i përgjigjet kërkesave dhe do rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen?

Eksperti i politikës së jashtme, Kleine-Brockhoff rekomandon pikërisht këtë. „Republika Federale ka treguar në krizën e refugjatëve e në krizën e Coronës tani, se ajo mund ta mbushë dorën me shuma të mëdha”, thotë ai. Apo do të ishte e mundur për Gjermaninë edhe një ndryshim paradigme? Orientimi tek një Europë që mund të garantojë sigurinë e saj pa Amerikën, si konsekuenca e fundit.

Oferta të vazhdueshme

Nëse kjo e fundit do të ndodhej në listën e fshehtë të dëshirave të politikanëve gjermane, atëherë pasoja do të ishte rritja e peshave ushtarake në BE, Paris, Berlin. E do të vendoste në qendër sërish një pyetje të pakëndshme për Gjermaninë: qëndrimin ndaj armëve atomike. Kërcënimi atomik konsiderohet si siguracioni i fundit për pavarësinë shtetërore.

Republika Federale qëndron prej dekadash në mburojën mbrojtëse atomare të NATO-s e me këtë edhe të SHBA. Nëse Europa duhet të tregojë vetë kujdes për mbrojtjen e saj, duhet që të ketë një zëvendësues europian për këtë. Për shembull Franca. Francezëve u kushton shumë të qenit fuqi atomike, “Force de Frappe”. Në këtë drejtim ata prej kohësh kanë ruajtur gjithmonë distancë me SHBA dhe NATO-n. Deri sot armët atomike franceze nuk janë të integruara në planet e aleancës së mbrojtjes. Nga ana tjetër ka pasur në të shkuarën gjithmonë përpjekje për ta afruar Gjermaninë me arsenalin atomik francez. Nën presidentin francez, Jacques Chirac madje në vitet 90-të u fol për një ndarje të përgjegjësisë. Nicolas Sarkozy i ka ofruar Merkelit edhe një pjesëmarrje financiare. Por Berlini ka thënë faleminderit duke iu referuar mburojës së SHBA-së.

Oferta e Emmanuel Macron

Në fillim të vitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që ndërmori një përpjekje të re. Presidenti i ftoi partnerët europianë për një „dialog strategjik” për arsenalin atomik francez. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer e pranoi ftesën, por pa harruar të theksojë rëndësinë e mburojës atomike amerikane për Gjermaninë. Katër muaj më pas nga dialogu strategjik nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Që për opinionin ka pak informata, kjo lidhet edhe me sensibilitetin e kërcënimit atomik. „Nëse vihet në pikëpyetje mburoja atomike amerikane dhe pjesëmarrja nukleare amerikane në Europë e diku tjetër, atëherë do të ekzistojë nevoja e shumë fuqive të vogla e të mesme për të qenë vetë fuqi nukleare”, thotë Thomas Kleine-Brockhoff. Thjesht dyshimi mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh që dhe të bëjë të pasigurtë partnerë dhe rivalë.

Christian Mölling, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin thotë se „do t’i rekomandoja qeverisë të ecë në dy shina. Pra të mbahet hapur mundësia e kalimit tek potenciali francez.” Një ndërrim i tillë i korsisë së mbrojtjes kërkon një përgatitje disa vjeçare.

FCAS – hapi i parë drejt ndërrimit të strategjisë?

Një mundësi për të inicuar një zhvillim të tillë mund të jetë avioni luftarak gjermano-francez, FCAS që duhet të zhvillohet deri në vitin 2024. “20 vite për të ndërtuar besimin e një perspektivë të përbashkët nuk janë shumë kohë. Por për një ndërrim drejtimi politiko-shtetëror”, analizon Mölling.

Nuk ka përgjigje të thjeshtë për çështjen nukleare, por me gjasë në vitet e ardhshëm, duhet që gjermanët të mësojnë më shumë për mendësinë franceze nukleare. Siguria në Europë pa Amerikën – nëse kjo do të ishte ndonjëherë e mundur – është një çështje dekadash. Por vramendja për këtë, mund të fillojë më herët. (dw)

4 komente në “ANALIZA/ Europa pa Amerikën: A munden europianët ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre?”

  1. Olsi says:

    Ha ha????? . evropa plake do i beje ball , muzhikeve me dylberet hollandeze ne linje te pare. Usa merr harac te mire nga dylberet e evropes prandaj nuk i le vetem. So po te ishte vetem plaka kurve qe na copetoi . sot muzhiku i moskes do pinte caj ne londer me sherbyse makronin dhe mbretereshen.

  2. Shenjestra says:

    Trembet Gjermania qe eshte nje fuqi e madhe ushtarake dhe ze vendin e pare ne NATO,po shqiperia qe eshte sa nje mushkonje,ç’do te bente sikur te jet pa Ameriken? Shqiperia pa Ameriken do ishte nje pre e lakmitareve alla Sali Berisha,qe kerkojne ta shqyejn.Prandaj rrofte Amerika.

    1. Eagle says:

      Shqipeeia nuk ju tremb asnjerut ne kohen e komunizmit i skllav i peshtire

  3. american16al says:

    Gjermania derdh lot krokodili per largimin e americaneve, kjo ka qene deshira e tyre qysh me Shroder kancelar qe tani vetem nuk eshte zyrtarisht anetar I qeverisjes ruse por realisht eshte !!!
    Gjermanet po shkojne te plotesojne enderrat 1936 por kesaj me ,kolonjalizem ekonomik dhe jo ushtarak, ajo eshte kali I trojes se Rusise. Faktikisht gjermania eshte kthyer kundershtarja nr.1 per Ameriken dhe nga ana tjeter shkerdhehet me ruset kurve klasike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje