“Disa më thonë ke rrjedhur”, Sabiani tregon si lindi idea e flokëve ngjyra ngjyra

21 Qershor 2020, 22:14Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur Sabiani së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të look-ut të tij. Ai ka vendosur të bëjë një ndryshim të çuditshëm në pamjen e tij duke i lyer flokët me ngjyrat e ylberit.

I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, këngëtari ka treguar nga i lindi ky frymëzim i “çmendur”

“Unë isha tek ballkoni i studios dhe dëgjoj një këngë që e kishin hapur Kejsi me dy producentët që punoj. U futa brenda dhe kur shoh këtë repistin me ato flokët ngjyra ngjyra, e më thotë Kejsi “babi, ky reperi ka marrë 45 milion klikime dhe shiko sa bukur i ka flokët, do të të shkojnë edhe ty”. 

I them a do t’i bëjë edhe babi ashtu fokët duke u tallur dhe më tha, “bëji babi seriozisht”. Ditën tjetër, shkuam tek një kushërira ime që është parukiere dhe si të çmendur që jemi, iu bashkuam çmendurisë. Po mua nuk më duket aq e “çmendur” sa e fryve ti dhe sa e kanë fryrë të tjerët. 

90% e komenteve kanë qenë pozitive për këtë ndryshim tim dhe 10% sketikë e të hutuar që kanë thënë “ka rrjedhur Sabjani”, por ka edhe sharje”, është shprehur Sabiani.

2 komente në ““Disa më thonë ke rrjedhur”, Sabiani tregon si lindi idea e flokëve ngjyra ngjyra”

  1. Nuk e kane fajin ata says:

    Njerezit nuk kane me se te merrej, dhe merren me flokët e Sabianit.
    Une nuk kam degjuar asnje këngë te ketij Sabianit. Nuk e di edhe gjinine e kenges qe kendon. Por eshte e drejta e tij te beje me flokët çfare te doje.
    Dalin disa debila dhe e shajnë per flokët. Interneti eshte gje e madhe, dhe ka sjelle shume perfitime per te gjithe ne. Telefonat “smartphone” na e kane prure boten ne pellembe te dores.
    Por ka edhe anë negative. Çdo idiot me telefon, si Zike Qorri per shembull, ose si nje idiot noterik me emrin USA, shkakarrashkruajne komente kur nuk ja ka ngene njeri. Por, nuk kemi ç’bejme. Do t’i durojme idiote te tille. Ndryshe, siç thote i madhi Nard Ndoka, po nuk pati idiote ne kete botë, ku do kuptohen njerezit e zgjuar?

  2. Likja says:

    nderro furnizuesin e mallit…se ta ka me te futur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje