Me 116 vdekjet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 9.623 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 116 vdekje dhe 2.368 raste të reja me COVID-19.
Me këtë ka arritur në 9.623 numri i vdekjeve dhe në 204.952 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 163.591 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.
Ajo tha se 2.887 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike, duke shtuar se arrin në 1.395.675 numri i testeve të kryera në vend.
Zëdhënësja Lari bëri të ditur se krahas rajonit Khuzestan, të pëfshira në mesin e rajoneve me rrezik janë edhe Hormozgan, Kermanshah, Azerbajxhani Lindor dhe Sistan-Baluchistan.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.