Mbyllet votimi në Serbi, 45.5 % e qytetarëve hodhën fletët në kuti, pritet numërimi

21 Qershor 2020, 20:53Rajoni TEMA

Ora 20:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit, për zgjedhjet e para që po zhvillohen në kushte pandemie, në Serbi. Mediat vendase shkruajnë se pjesëmarrja në votime ka qenë 45.5%.

Në të gjithë vendin zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndërsa për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dalë me një listë të përbashkët pas lobimit të Tiranë dhe Prishtinës zyrtare.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej tre për qind për të hyrë në parlament. Qytetarët votuan që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës.

Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OSBE-së. Në veri të Mitrovicës  ka 22 vendvotime dhe procesi  ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit. Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar e zgjedhjet në veri do të zhvillohen me lejen e tij.

Sipas OSBE-së, në Kosovë, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 95,334 qytetarë. Votuesit, si në Serbi, ashtu dhe në Kosovë, janë detyruar që të vendosin maska dhe të ruajnë distancën gjatë procesit të votimit –si masa mbrojtëse kundër koronavirusit.

Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme. Vuçiqi është në pushtet prej tetë vitesh dhe numërimi pritet të tregojë gjithçka.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë te qeveriset nga shqiptarët dhe ky është një lajm shumë i mirë. Gjitshesi mbetet për tu parë se kush do të jetë fituesi, Driton Rexhepi i PVD, Arbër Pajaziti i APN, Shqiprim Mysliu i LPD dhe Badri Veseli i UPSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje