A është seksi një recetë mjekësore?

22 Qershor 2020, 13:18Lifestyle TEMA

Seksi të bën mirë për shëndetin. Kjo është fraza që dëgjojmë prej vitesh nga studimet shkencore dhe ekspertët dhe mbase e kemi vërtetuar edhe vetë kur ndihemi më të qetë ose flemë gjumë më rehat pas një marrëdhënie seksuale.

Ndër përfitimet më të njohura është forcimi i sistemit imunitar, ulje e presionit të gjakut dhe më pak rreziqe nga problemet kardiovaskulare, një rrezik më i ulët i kancerit të prostatës, si dhe një ulje e niveleve të stresit.

Një studim botuar nga Royal Society Open Science theksoi gjithashtu se gratë që bëjnë seks të paktën një herë në javë zvogëlojnë rrezikun e menopauzës së hershme.

Por çfarë ndodh kur kryejmë marrëdhënie seksuale rrallë, ose kur nuk kryejmë marrëdhënie? Dhe mbi të gjitha: a mund të bësh seks pak ose të mos bësh fare?

Vitet e fundit është folur gjithnjë e më shumë për aseksualitetin (domethënë mungesën e tërheqjes seksuale të provuar në nivele të ndryshme nga disa njerëz), e cila vetëm kohët e fundit është bërë pjesë e orientimeve seksuale ekzistuese, duke mos u konsideruar më si pamundësi për të gjetur një partner. Njerëzit aseksualë, pra, mund të zgjedhin të mos bëjnë seks asnjëherë ose shumë rrallë.

Dhe nëse i kushtojmë pak vëmendje këtij fenomeni është vërtetë e rëndësishme të dimë se çfarë ndikimi mund të ketë mungesa e seksit në jetën tonë.

Për këtë fenomen ka ngritur zërin gjinekologe dhe zëdhënëse e Kolegjit Mbretërorë të Obstetërve dhe Gjinekologëve, Dr. Leila Frodsham.  Ajo e analizoi problemin në një intervistë për refinery29 :“Ekzistojnë dëshmi të përhapura të aktivitetit të rregullt seksual dhe përfitimeve shëndetësore në të dy gjinitë, megjithatë, ka pak prova të qarta të dëmit që mund të shkaktojë mungesa e seksit.”

Sipas ekspertes, shkenca është e qartë për përfitimet që i vijnë shëndetit nga marrëdhëniet seksuale, por deri më tani nuk është gjetur se çfarë ndodh nëse nuk kryejmë marrëdhënie seksuale. Ka njerëz që në gjendje të caktuar psiko-fizike shpesh zgjedhin të marrin një periudhë “pushimi” duke e menduar si zgjidhjen më të mirë.

Çfarë ndodh me shëndetin në këtë raste? Sipas doktoreshës Eleanor Draeger, zëdhënëse e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, marrëdhënia seksuale krahasohet shpesh me ushtrimet fizike, por në mungesë të partnerit, edhe masturbimi është i shëndetshëm, sepse mund të arrihet orgazëm dhe të lëshohen endorfina dhe serotonina.

Sidoqoftë, Draeger gjithashtu pajtohet me Frodsham: “Megjithëse seksi dhe masturbimi bëjnë mirë për shëndetin, të mos bësh seks nuk shkakton dëme në shëndet. Ka dhe ka mënyra të tjera për t’u siguruar që të përjetosh të njëjtat përfitime shëndetësore si ato të ofruara nga orgazma të rregullta”.

Me pak fjalë është çështje preferenciale, ka mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për veten dhe seksi ose masturbimi janë vetëm disa nga opsionet. Sipas Draeger, në fakt, vetë individi mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular duke zgjedhur një formë tjetër të ushtrimit, siç është vrapimi ose çiklizmi. Dhe gjithashtu për të lehtësuar stresin dhe ankthin, të gjithë mund të zgjedhin atë që i bën ata të ndjehen më mirë (ndoshta të marrësh një banjë të nxehtë ose të lexosh një libër të mirë?).

Me pak fjalë, është mirë të argëtoheni nën çërçafë, por nga këndvështrimi i shëndetit, edhe një vrapim apo not do ishte po aq efikas sipas ekspertëve.

3 komente në “A është seksi një recetë mjekësore?”

  1. Tikanis says:

    Shume e sakte, partneret e njejte pas disa vitesh u kalon entuziazmi seksual. Pra mbetet te gjesh nje partner stabel per te bere seks te shendet shem. Nese burrat bien mbas raise dhe harrojne seksin behen pre e semundjeve te prostates. Duhet vetem sport dhe seks.

  2. Dash Pacja says:

    Ne nje bisede qe kame pasur me nje ish Student i fakultetit te mjeksise, shok i Sali Berishes midis te tjerave me tha per “figuren” e Saliut se pinte duhan ne halete e shkolles dhe mastrubonte, apo si i thone rendom, i binte me dore.
    Mbas kesaj qe lexova me siper u binda se inteligjenca e Saliut ka qene e hereshme.

  3. Shenjestra says:

    Seksin nuk e zevendeson as nje gje.Eshte shume i nevojshem per shendtin e njeriut.Eshte nje veprim njerezor i krijuar nga zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje