Avokati i Viktor Markut , Ilir Murati ka folur pas shtyrjes së gjyqit për klientin e tij, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Ai tha se Marku ka qenë në Mal të Zi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Ai tha se gjykata nuk i ka vënë asnjë dokument në dispozicion, ndërsa shtoi se për Markun nuk ka pasur as urdhër ndalimi.
Lidhur me nipin e Markut, Murati i qëndroi deklaratës së tij, duke deklaruar se ka qenë në zonë për të blerë rroba.
“Puna duhet të shoqërohet me autorin e vërtetë të kësaj ngjarje. Viktori thotë se nuk është autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka qenë në Mal të Zi. Me gjithë kërkesën e mbrojtjen për t’u mbrojtur nga këto akte, gjykata e ka rrëzuar kërkesën.
Nuk ka u vunë në dispozicion këto akte duke shkelur kushtetutën. Deri më sot nuk ka pasur urdhër arresti. Kodi parashikon një urdhër ndalimi gjë e cila nuk është konstatuar. Nuk është dhënë një urdhër ndalimi.
Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai është student i juridikut, është student i shkëlqyer. Ai ka qenë në zonë për blerë veshmbathje”, tha Murati.