Llukan Xhagjika
Lojrat politike janë të modës në kohën e sotme.Politikanët janë profesionistë në kthimin e situatave të vështira në favor të tyre.Shpesh ka ndodhur që ata situata pothuajse të humbura i kane kthyer ne fituese nëpërmjet makinacioneve ,trukeve apo aseve nën mëngë .Politikanët janë quajtur shpesh prostituta të kollarisura , që pasi përdoren nga grupe te forta pushteti ,hidhen si limona te shtrydhur.
Nga viti 90-të e këtej emigracioni shqiptar është përdorur si truk për të realizuar kthesa në historinë e Shqipërisë.Hapja e ambasadave u përdor për ti dhënë Shqipërisë rrugën drejt demokracisë perëndimore e për tu shkëputur nga e shkuara diktatoriale.
Jeta e mirë në perëndim e shqiptareve pasoi me 91-shin,eksodin e madh te detit.Mirepo keto dy ngjarje nuk mjaftuan qe populli ta humbte atë dashuri 45-vjecare me komunizmin e te fitonte atë për demokracinë.Kështu me dy palë zgjedhje lindi klasa e re që erdhi në pushtet.Kësaj klase politike as që i interesonte më çështja e emigrantëve shqiptarë të sotëm.Komunistët vërtet lanë pushtetin politik por fuqizuan atë ekonomik privat ndërkohë që qeveria e re ishte në qorsokak financiar ,filluar me krizën e bukës me qeverinë Bufi dhe teorinë “Çeku i bardhë” dhe shkatëro për të ndërtuar ekonominë e re demokratike.Emigrantët ,të lënë në hije ,shtyrë nga tradita e lidhjeve të forta mbanin me remitancat jo vetëm familje e tyre por edhe financat e shtetit të dobët shqiptar të viteve 91-96.Pikërisht në këto vite lulëzuan financat familjare .Në të njëjtën kohë ishkomunistët me ushtarët e tyre ,sigurimsat përgatiteshin nëpërmjet firmave piramidale të godisnin financat shqiptare te familjeve të emigrantëve .pra vetë shtetin e ri,gjysma e të cilit ishte ishkomuniste . Për këtë arësye ata e patën të lehtë të realizonin rikthimin në pushtet në 97-tën .Përsëri çështja e emigrantëve shërbeu si lojë politike.Tentativat për eksod nga deti në 97-tën e sidomos ngjarja e Otrantos ,të organizuara nga banditët të lidhur me ishkomunistët i shërbyen kësaj të fundit të akuzojë klasën në pushtet si shkaktare për lulëzimin e firmave piramidale dhe mbytjen e anijes në Otranto ,duke deklaruar se anija u godit me urdhër nga toka (aluduar për presidentin e kohës).Koha ndryshoi.Ishkomunistët të konvertuar në socialistë erdhën në pushtet dhe as që u kujtuan më për emigrantët shqiptarë në botë.Ambasadat shqiptare flenë ndërkohë që këta emigrantë përballen me shumë probleme mes tyre edhe konsullore.Kalojnë vite e shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë duke parë se vetëm kështu mund të realizojnë një jetë të mirë për vete dhe fëmijët.Shumë të rinj e sidomos më të mirët studiojnë jashtë kufijve shtetërore ,për të mos u kthyer më në atdheun e tyre.Të dyja palëve politike që udhëhoqën (PD) dhe që udhëheqin ( PS konvertuar në Rilindje) nuk ju interesonte më problemi i emigrantëve shqiptarë.Shumica e emigrantëve e humbën të drejtën e votës.Në vendet ku jetojnë nuk mund të votojnë për mungesë dokumentacioni në atdhe nuk mundet të vijnë për të votuar, pra qytetarë pa shtet .Të dyja palët flasin e flasin për arritjet e emigantëve dhe lusin e lusin që ata të kthehen në Shqipëri për të ndihmuar vendin e tyre.Po a jane vertetë të sinqertë,a duan që ata të kthehen në atdhe? Shembujt tregojnë të kundërtën.Dhe ata që u kthyen këto vite në vendin e tyre ,u larguan me vrap nga presioni që gjetën nga prapambetja,nga të shkolluarit me diplloma të blera . Le të kthehemi tek titulli.Sot cdo ditë po amplifikohet çështja e votës së emigrasntëve.PD dhe satelitët e saj se kanë me qef votën e emigrantëve ndaj nuk e zënë fare me gojë.Rilindja nga ana e saj e ka zëvendësuar emigracionin me termin diasporë .Emigranti i sotëm është akoma shqiptar që punon në një vend të huaj me leje qendrimi pune nga ai vend,nga europa e më tej.Kurse diaspora është i huaj me origjinë shqiptare.Ndërsa i pari ka të drejtë vote vetëm në Shqipëri dhe nuk arrin ta ushtrojë dot, i dyti voton në vendin ku jeton :Pra lind pyetja :Si mund të ketë njeri të drejtën për dy vota dhe tjetri të mos ketë fare? Gjithë bota përparimtare lufton për barazi mes njerëzve dhe ne të lindim pabarazi me ligj.A mund të barazojmë lidhjet e freskëta e të forta me familjen dhe Shqipërinë dhe interesat e drejpëdrejta ekonomike të emigrantit të sotëm me lidhjet e largëta e vetëm shpirtërore të diasporit.Këto i dinë mirë politikanët e sotëm ndaj vazhdojnë me lojrat politike me diasporën që është në një planet të largët e që i gëzohet një pasaporte shqiptare si trofe shqiptarizme.Mjaft të nderuar politikaj.Mos u frikësoni nga vota e migrantëve se janë ata që ju mbajnë të lidhur me Europën e Amerikën.Të gjithë ata që kanë qenë në listat zgjedhore brenda 10 vjetësh,që nuk ndodhen aktualisht në atdhe po punojnë jashtë tij duhet të votojnë atje ku janë .Zgjidhja teknike është e thjeshtë.Dy fjalë ndajnë dhenë.Doni apo s’doni ju bëni të mundur që emigrantët të Votojnë
* Kryetar i shoqatës “Atdheu”