Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë të egër, që kanë lënë pas shumë viktima dhe vuajtje.
Por ndoshta shumë nga ju nuk i dini punët e para që kanë bërë disa prej tyre. Nga mësues në artistë, ja çfarë bënë 12 despotë para se të ngjiteshin në pushtet.
Benito Musolini e nisi si një mësues shkolle
Udhëheqësi fashist italian, Benito Musolini, punoi në fillim si mësues në një shkollë fillore, dhe më pas u angazhua në gazetarinë politike.
Sipas Enciklopedisë Britanike, “ai e kuptoi shumë shpejt se ishte i papërshtatshëm për një punë të tillë”. Ai emigroi për disa kohë nga Italia në Zvicër, ku u mor me lloj-lloj punësh të çuditshme, derisa u bë i njohur si një gazetar politik.
Kim Il-Sung, diktatori i parë i Koresë së Veriut e nisi si një ushtarak
Themeluesi i vendit komunist, ishte një ushtarak me peshë në ushtrinë sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1930, Kim Il-Sung iu bashkua rezistencës guerile koreane kundër pushtimit japonez. Më vonë drejtoi një kontigjent trupash koreane në gradën e majorit në Ushtrinë Sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Josif Stalin e nisi karrierën si mësues në një shkollë fetare
Diktatori sovjetik studioi që i vogël në një seminar, dhe më vonë nisi të japë mësim po aty. E ëma dëshironte që djali i saj të bëhej prift, ndaj e futi në Seminarin Teologjik të Tbilisit në Gjeorgji. Edhe pse shkëlqeu në mësime, ai u largua nga shkolla në vitin 1899.
Disa studiues thonë se nuk kishte mundësi të paguante shkollën, të tjerë pretendojnë se përjashtimi erdhi për shkak të pikëpamjeve të tij politike anti-cariste. Më vonë punoi si mësues dhe nëpunës në Observatorin e Tbilisit.
Adolf Hitleri ishte piktor amator
Diktatori nazist ishte shumë i pasionuar pas arteve të bukura. Por babai i tij nuk pranoi që ai të bëhej piktor. Ai u angazhua në punë të rëndomta, ndërsa u mor me pikturë gjatë kohës që ishte në Vjenë. Ndërkohë u refuzua dy herë të pranohej nga Akademia e Arteve të Bukura.
Udhëheqësi i Kmerëve të Kuq nuk e përfundoi dot shkollën, por ishte mësues i disa lëndëve
Lideri komunist që vrau çerekun e bashkatdhetarëve të tij jepte mësim histori, gjeografi dhe letërsi franceze në një shkollë private. Pol Pot studioi në Paris falë një burse. Gjithsesi, ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës i përfshirë në aktivitete revolucionare. Bursa iu hoq, pasi ngeli në shumë në provime. Ku u kthye në Kamboxhia dha mësim në një shkollë private.
Diktatori i Ugandës ishte ndihmëskuzhinier
Idi Amin ishte më vonë edhe kampion në boks, dhe një notar i talentuar. Ai fitoi titullin kampion i peshave të lehta në vitet 1951-1960. Idi Amin iu bashkua ushtrisë koloniale britanike në vitin 1946, si një ndihmës kuzhinier.
Lideri autoritar i Haitit ishte mjek
Fransua “Papa Doc” Duvje ishte me profesion mjek. Ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Haitit në vitin 1934. Shërbeu si mjek deri në vitin 1943. Por ky profesion nuk e bëri të ishte human gjatë sundimit të tij të egër.
Diktatori komunist rumun, e nisi karrierën si këpucar
Edhe pse e sundoi Rumaninë me dorë të hekurt për gati 25 vjet me radhë, Nikolae Çausheku pati në fakt vetëm një arsim fillor, dhe e nisi karrierën si këpucar. Ai u mor në punë si një praktikant në Bukuresht pasi u largua nga fshati i tij i lindjes.
Francisko Franko ishte ushtarak
Udhëheqësi autoritar i Spanjës, iu bashkua ushtrisë duke u bërë kapiteni më i ri në ushtrinë spanjolle në vitin 1915. Duke ndjekur traditën e familjes, ai u diplomua në Akademinë e Këmbësorisë në Toledo, dhe pas kësaj u angazhua vullnetarisht në fushatat ushtarake koloniale në Marok.
Robespieri, nxitësi i terrorit gjatë Revolucionit Francez ishte avokat
Maksimilian Robespieri, fitonte shumë si një avokat i spikatur. Më vonë u emëroi gjykatës. Gjatë revolucionit u shqua për oratorinë e tij, ndërsa ishte një nga arkitektët e vrasjes së mijëra përkrahësve të mbretit të rrëzuar nga froni.
Auguto Pinoçet e nisi karrierën si ushtarak
Lideri autoritar i Kilit në vitet 1970-1980, jepte mësim lëndën e gjeopolitikës në Akademinë Ushtarake. Ai u diplomua si oficer këmbësorie në vitin 1937, dhe më vonë ishte kryesisht lektor në Akademinë e Luftës.
Videla, udhëheqësi i diktaturës në Argjentinë, ishte një ushtarak karriere
Horge Rafael Videla u rekrutua që i ri në ushtri. Videla u diplomua në Kolegjin Kombëtar të Ushtrisë në vitin 1944, dhe më pas u bë pjesë e ushtrisë argjentinase. Ai u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitin 1973./ The independen/cna