VIDEO/ Shaqiri dhe Xhaka kujtojnë suksesin ndaj Serbisë që bëri krenarë shqiptarët

22 Qershor 2020, 21:41Sport TEMA

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë kujtuar mbrëmjen e sotme ndeshjen që bëri shumë krenarë të gjithë shqiptarët nëpër botë.

Dy futbollistët më të mëdhenj shqiptarë dy vjet më parë kishin realizuar nga një gol për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Botëror.

Ajo fitore 2:1, e arritur në Kaliningrad të Rusisë, në kuadër të fazës grupeve të Botërorit, u festua thuajse në çdo qytet shqiptar.

Mënyra e festimit me shqiponjë pas golit të Xhakës e më pas edhe të Shaqirit bëri mjaft bujë.

Serbia kishte shënuar e para që në minutën e pestë. Granit Xhaka realizoi golin më të bukur në minutën e 52-të për 1:1, kurse Shaqiri pasi vrapoi prej gjysmës së fushës, mposhti portierin serb për fitoren historike të Zvicrës, e cila u festua gjerësisht nga shqiptarët.

Ajo fitore doli të jetë vendimtare për Zvicrën që u kualifikuar për më tej. Ndërkohë Serbia u eliminua që në fazën grupeve.

Shaqiri e Xhaka e kanë kujtuar atë ndeshje me postime në rrjetet sociale, mbrëmjen e sotme.

“Dy vjet më parë ishte një ditë e veçantë për mua. Një prej golave më të mirë që kam shënuar ndonjëherë. Koha kalon por kujtimet mbesin gjithnjë”, ka shkruar Xhaka.

Një postim e ka bërë edhe Shaqiri.

Today 2 years ago ! ?????????tag your friend who went crazy like #andinlokaj on this day ????❤️#XS23

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Two years ago today was a special day for me. One of my best goals ever. Time flies – memories last forever. #GX34 ?⚽

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

3 komente në “VIDEO/ Shaqiri dhe Xhaka kujtojnë suksesin ndaj Serbisë që bëri krenarë shqiptarët”

  1. Te jashtezakonshem

    Dy Shqiptare te Kosoves mposhtin Serbine
    dhe e hudhin jashte

    Faleminderit per kenaqsine qe na dhate gjithe shqiptareve kudo ata jane

    *Xhaka & Shaqiri *

  2. Baliu says:

    E kur Shaqa gol shenon, shqipja nis e fluturon, e atje ne kaltersi, pershendet plot dashuri.

  3. albaniafirst says:

    Ndeshja me emocionale qe kam pare ndonjehere ne jeten time. Keta djem, pamvaresisht se nuk shenuan per ngjyrat kuq e zi, na bene vertet krenare ate dite. Paci jeten e gjate dhe te lumtur djemte e shqipes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje