Hysaj vendos për të ardhmen, kërkon largimin nga Napoli

22 Qershor 2020, 17:55Sport TEMA

Agjenti i Elseid Hysajt me deklaratat e tij në media e ka shndërruar në një “telenovelë” me shumë seri çështjen e të ardhmes së klientit të tij. Dikur flitej për largim të padiskutueshëm e më pas për përshtypje të mirë të Gatuzos dhe qëndrimin.

Më pas situata ndryshonte çdo javë në varësi të paraqitjeve të mbrojtësit.

Mesa duket shkodrani ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë dhe të vendosë për të ardhmen e tij. “La Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi ka kërkuar largimin nga Napoli.

Rinovimi nuk është më një çështje që do diskutuar dhe Hysaj do të shikojë për një ekip të ri, me ofertat, që nuk mungojnë.

Ai nuk dëshiron ta ketë si dilemë çështjen e titullarit dhe lufta me Di Lorenzon nuk ia mundëson diçka të tillë. Hysaj regjistron vetëm 13 ndeshje këtë sezon, shumë pak për një lojtar, që luan që prej 2015 si titullar te të kaltërit.

Kështu, në javët e ardhshme ai do largohet dhe Napoli do mundohet të nxjerrë të ardhura nga shitja e tij sepse kontrata përfundon verën e vitit të ardhshëm.

1 komente në “Hysaj vendos për të ardhmen, kërkon largimin nga Napoli”

  1. Mandravellua says:

    Ku e gjeti ky Hysaj ket manaxher , mer aman. Me Kari i te gjitheve,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje