Xhakomo Vrioni erdhi në merkaton e dimrit nga Citadela për tu bashkuar me ekipin e dytë të Juventusit, por mungesat në skuadrën e parë e ngjitën një shkallë më lart dhe e bënë fillimisht pjesë të stërvitjeve me ekipin e parë e më pas edhe si i grumbulluar në ndeshje në Champions Legaue dhe së fundmi edhe në Serie A.
Ditën e sotme është publikuar edhe lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri Mauricio Sarri për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Bolonjës (21:45), të cilën bardhezinjtë duhet ta fitojnë patjetër, duke marrë parasysh triumfin e mbrëmshëm të Interit ndaj Sampdorias.
Sulmuesi kuqezi është mes 22 lojtarëve të thirrur nga Sarri dhe shpresojmë që të ketë sadopak minuta, duke pasur parasysh se kjo është ndeshja e disatë që thirret, por ende nuk ka mundur të shkelë fushën e “Allianz Stadium” si lojtar i Juventusit në një ndeshje zyrtare.
? Our 22-man squad list for #BolognaJuve! ⚪️⚫️#FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/uF3oQZTqnY
— JuventusFC (@juventusfcen) June 22, 2020