“Perfekt në mbrojtje dhe në sulm”, elozhe nga Italia për Berat Djimsitin

22 Qershor 2020, 12:26Sport TEMA

Atalanta e nisi aty ku e la përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin. Lojë ofensive, dominim i kundërshtarit dhe gola pafund.

4-1 fituan në shtëpi djemtë e Gasperinit kundër Sassuolos, vendi i katërt në renditje dhe tani tentohet të arrihet Interi që është 6 pikë larg.

Berat Djimsiti zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 16-të, i dyti në Serie A për këtë sezon.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, ishte ndër më të mirët e skuadrës nga Bergamo dhe u vlerësua shumë performanca e tij.

Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënon golin që hap vallëzimin e Atalantës, më pas mbyllet pas në mbrojtje dhe nuk lë askënd të kalojë“, shkruhet në mediat italiane për mbrojtësin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët e Atalantës bashkë me Papu Gomez dhe Zapatën.

1 komente në ““Perfekt në mbrojtje dhe në sulm”, elozhe nga Italia për Berat Djimsitin”

  1. Fatos says:

    Po mirë të huajt që nuk e thonë dot emrin, po dhe ju? E ka Gjimshiti dhe jo si e bëni ju. Na degjeneruat gjuhën mor kriminela… edhe ne Wikipedia të kërkonit do e gjenit. Turp për mediat shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje