Lorenc Trashi është një prej më të mirëve të Kategorisë Superiore dhe prej vitesh e ka merituar një kalim jashtë vendit për të luajtur në nivele më të larta dhe për të arritur më shumë të ardhura.
Gramshioti tashmë është 28 vjeç dhe nuk pritej që të merrte hapat një nga një për të luajtur fillimisht në Kroaci apo Turqi, por ndoshta me të drejtë vendosi të shkojë menjëherë atje ku janë paratë.
Karriera është e shkurtër dhe në fund të fundit fillimisht duhet të mendohet mirëqënia financiare e familjes. Këtë bëri Trashi dhe nuk u mendua dy herë, por vendosi firmën mbi kontratën më të shtrenjtë të karrierës.
Mbrojtësi i krahut është lojtar i skuadrës më të titulluar në Kuvajt, Qadsia. Ditën e sotme është hulumtuar dhe janë zbuluar edhe shifrat e transferimit të tij.
Më i fituari del vetë lojtari, i cili ka firmosur kontratë për pesë vite dhe do të përfitojë plot 200 mijë dollarë në sezon.
Vetë klubi i Partizanit largon një prej më të mirëve, por arrin të arketojë 250 mijë dollarë, një shifër jo e ulët për një lojtar në moshën e Trashit, i cili ka luajtur vetëm në Kategorinë Superiore.P