Formula 1: Rikthim me masa ekstreme, jo ceremoni pas garës, teste edhe në hotele

22 Qershor 2020, 10:08Sport TEMA

Pas dy javësh, më 5 korrik, në pistën austriake të Zeltweg do të nisë sezoni 2020 i Formula 1, i shtyrë deri më tani për shkak të koronavirus. Të gjithë ata që do të jenë në bokse gjatë kësaj fundjave do t’i nënshtrohen testeve anti-Covid 19, për të verifikuar që janë negativë.

Lajmin e konfirmuan sot organizatorët e garës, që thanë se nuk do të bëjnë asnjë lëshim. Teste do të bëjnë punonjësit e të gjitha skuadrave, nga pilotët deri te mekanikët dhe jo vetëm.

Edhe punonjësit e hoteleve ku do të qëndrojnë skuadrat do t’i nënshtrohen testeve. Pritet që teste të kryejnë rreth 400 vetë, punonjës hotelesh dhe agjentë turistikë, që do të presin personelin e Formula 1.

Konfirmohet edhe fakti se nuk do të zhvillohet asnjë ceremoni pas përfundimit të garës së Austrisë. Pilotët do të nderohen me trofe në pistë, menjëherë pas garës, ku do të japin edhe intervistën e rastit, duke respektuar distancën sociale. Kjo procedurë do të vlejë të paktën për dy garat e para sezonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje