U dëmtua dje në stërvitje dhe do mungojë disa javë, zbulohet raporti mjekësor i gardianit

21 Qershor 2020, 18:09Sport TEMA

Etrit Berisha është një nga portierët më në formë në Serie A, duke qenë një forcë e madhe për SPAL në luftën për të qëndruar në Serie A.

Megjithatë, “lufta” e Berishës do të ndërpritet për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi, të cilin e ka njoftuar vetë klubi, duke raportuar problemin e gardianit të kombëtares sonë.

“Pas një përplasje fatkeqe gjatë stërvitjes së djeshme, porieri Etrit Berisha ka pësuar një dëmtim në dorën e djathtë.

Ekzaminimet mjekësore zbuluan një frakturë në metakarpin e pestë.

Të hënën Berisha do i nënshtrohet një vlerësimi të specializuar për trajtimin e duhur, që kërkon ky dëmtim”, shkruhet në deklaratën e klubit të SPAL.

Kështu, Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës në rinisjen e Serie A dhe do i duhet të punojë për rikuperimin e dëmtimit të tij.

Megjithëse mediet aludojnë për rreth katër javë mungesë, nuk dihet ende me siguri dhe shpresojmë që Berisha të jetë i gatshëm të kontribuojë për ekipin e tij në mbylljen e këtij sezoni të pazakontë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje