Florian Kamberi duket se nuk do ta vazhdojë sezonin e ri me Hibernian. Sulmuesi shqiptar nuk është i lumtur me skuadrën e tij aktuale dhe dëshiron të largohet nga Hibernian, ashtu siç bëri në janar.
Huazimi te Rangers u mendua se do të ishte lëvizja e duhur, por nuk ndodhi kështu, sepse lojtari shqiptar u pengua nga COVID19 dhe nuk tregoi gjithë potencialin e tij.
Trajneri Steven Gerrard nuk e bleu përfundimisht kartonin e tij dhe po mendohet për 150 mijë paundë. Rangers po mendohet, por duket se nuk do të ndodhë kështu me Hull City-n, shkruan Telesport.
Klubi anglez ka interes për shqiptarin dhe janë gati të nisin kontaktet me Hibs. Ata duan të paguajnë 150 mijë paundë dhe ta kenë shtatlartin në ekip për sezonin e ardhshëm.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duket se qëndrimi tek ekipi aktual është një mundësi e vogël. Kamberi nuk pëlqehet as nga tifozët e skuadrës së tij, pasi pati përplasje kur u largua drejt Rangers.