Lorenc Trashi largohet zyrtarisht nga Partizani dhe firmos me ekipin e ri

22 Qershor 2020, 00:26Sport TEMA

Klubi i Partizanit njofton sot në orët e vona të mbrëmjes arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit.

Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.

Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare.

28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.

2 komente në “Lorenc Trashi largohet zyrtarisht nga Partizani dhe firmos me ekipin e ri”

  1. toni says:

    po normale bejne keto levizje per leke dhe pastaj duan edhe kombetaren nderkohe luajne ne liga mediokre ….
    hap regresi nga ana profesionale pa asnje dyshim
    me siguri ka influencuar aspekti financiar

  2. Alban USA says:

    Po cdeshe andej o cun. Paske bere vetevrasje per karrieren tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje