Sormani ka kritika për të gjithë. Nga lojtarët mbipeshë te “garda e vjetër”: Duhet projekt ambicioz

22 Qershor 2020, 13:40Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mendon se skuadra e tij nuk duhet kritikuar aq shumë se sa thuhet për parqitjet që po dhuron. Në “Rubrika Sportive” ai ka analizuar lojën e ekipit të tij, duke u ndalur edhe të disa probleme me të cilat është hasur që kur ka mëbrritur për herë të dytë në klub.

“Unë vazhdoj të them se është një gjë të flaësh për një ndeshje dhe një tjetër të analizosh situatën, Vazhdoj të shoh të dhënat e ndeshjeve dhe mendoj se Partizani ka merituar me shumë se sa atë që ka marrë në rezultate. E thonë statistikat. Pastaj rezultati përcakton atë që të thonë njerëzit, por nëse studion dhe analizon ndeshen kemi të bëjmë me situatë tjetër.

Titulli? Sipas meje, vetëm Tirana mund ta humbasë kampionatin.

Hoxha te Tirana? Përveç faktit që duhet që këtë pyetje t’ia drejtoni Albanit dhe drejtorit, nuk mund të përgjigjem. Mendoj se është një nga problemet e Partizanit që në nivelin e komunikimit ne disa herë jemi pak të ngdaltë në shprehjen e pikëpamjes tonë mbi atë që është lajmi që shprehet në anë të ndryshme. Është e rëndësishme që në momente si ky por edhe në përgjithësi, klubi të përgjigjet menjehërë ndaj çdo lloj lajmi që ka të bëjë me një nga pjesëtarët e tij. Përveçse nuk i bën mirë Partizanit, nuk mendoj se është korrekte ndaj Likës në këto momente  për të cilin kam respekt se e kuptoj që nuk është gjë e mirë të dëgjojë një gjë të tillë. Por e përsëris që kjo është një nga pikat ku klubi duhet të modifikojë se të luash për Partizanin është ndryshe. Ka njerëz që mund ta thonë më mirë se unë që të luash me Partizanin të vë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të marrësh kritika që të tjerët nuk i marrin. Duhet të kesh dëshirën e vullnetin për t’iu përgjigjur problematikave të sotme se ka shumë njerëz që duan t’i hedhin benzinë zjarrit,

Loja? Statistikat thonë që skuadra pëson më pak topa të kaluar në linjë, ekipi është shumë agresiv. i mbledhur dhe kirjon probleme në organizimin e lojës të kundërshtarit. Mendoj se varet shumë nga aspekti psikologjik i skuadrës, në kuptimin që skuadra shumë herë ka paaftësinë të transformojë të gjithë atë të mirë që mund të krijojë. Ndaj Skënderbeut, për 43 minuta kundërshtarët kanë luajtur 21 herë top të gjatë që ka përfunduar kryesisht në duart e portierit. Deri atëherë asnjë rast të vështirë, pastaj pëson gol nga 35 metra. Kishte mundësi para portierit për të vendosur ndeshjen. Unë e kuptoj edhe irritimin te lojtarët që nuk arrijnë të realizojnë gjithçka të mirë që krijojnë por është diçka të analizosh dhe të ndalesh te fakti.

Në mendjen time në këtë moment është e përqendruar që të mbyll këtë sezon, duke arritur objektivin minimal që kemi vendosur. Këtë e kam unë dhe lojtarët e mi. Pastaj nëse më lejoni them që një nga problematikat që ka pasur këtë vit Partizani sipas mendimit tim është që ndoshta disa lojtarë që kanë ardhur janë prezantuar duke u dhënë përgjegjësi të madhe e pritshmëri të lartë, pa qenë në kushtet potenciale për të qenë lojtarë vendimtarë. Ndaj kur rezulatatet më tej munguan, është e qartë se u kritikuan. Por kjo është puna ime, duhet ta analizoj. Marr si shembull Solomon, ai është një lojtar i cili në karrierë ka shënuar një gol në çdo 7 ndeshje, e thotë CV e tij. Pastaj nëse më tej njerëzit presin që një lojtar që shprehej deri atëherë kështu të ndryshojë… Nuk është kritikë, është fakt, nuk mund të mendohet një gjë e tillë. Ose shpreson që lojtari nga momenti në moment të shënojë gol në dy ndehsje, ose të presësh të shënojë siç ka bërë nga një gol në 7 ndeshje. Përgjegjësia nuk është e lojtarit por e atij që ka dashur t’i japë përgjegjësi më shumë se sa ka në të vërtetë.

A kam menduar dorëheqjen? Absolutisht jo, edhe sepse unë e di se si punoj e se çfarë bëj, varet nga pikëpamja. Është shumë e thjeshtë, unë kritikat i pranoj, por nuk pranoj kritikat e qëllimshme e të pjesshme. Kur të shoh që ekipi nuk paraqitet mirë, do të jem i pari që ik mënjanë, nëse lojtarët më ndjekin dhe ua them me fakte, nuk tërhiqem mbrapsht.

Skuadra për një sërë arsyesh që nuk mund të gjykoj, kur erdha në janar, ishin 5-6 lojtarë që ishin mbipeshë në mënyrë të dukshme, 5-6 lojtarë janë një e treta e ekipit. E qartësoj menjëherë që nuk më pëlqen të flas për kolegët e mi se kam respekt për ata që bëjnë futboll. Nuk kritikoj por ky është fakt dhe them që lojtarët janë profesionistë dhe kush është, siguron formën pavarësisht gjendjes mes tij dhe klubit e çdo situatë tjertër që mund të ndikojë. Në këtë aspekt, të kesh 15 ditë për të rinisur dhe kthesh në këmbë fizikisht ekipin, të duhet një mrekulli. Nëse arrin të luash pas 15 ditësh nuk mund të bësh shumë.

Situata e dytë që kam jetur është një klimë shumë në depression e pakënaqësi e madhe. Një klimë që e përsërit, sipas meje lojtarët e gardës së vjetër që e kanë kuptuar situatën, u gjetën të shpërqendruar se kritikat më së shumti shkonin në adresë të tyre. Unë i kuptoj nga një anë se një që ka qenë kampion një vit më parë është e vështirë që të pranojë kritikat, por duhet thënë e vërtera, se kur dikush është shpirti i skuadrës dhe ai që e perfaqëson merr meritat edhe kritikat. Ndaj është e qartë që njerëzit të shohin, shohin lojtarët më përfaqësues të klubit. E përsris, që të rinjtë, ata që erdhën, u mendua që mund të bënin një diferencë të përgjithshme. Por sipas meje nuk ishte diçka që duhet të publikohej në plan të parë. Shumë më thonë se Boldor për shembull është një lojtarr me ekspeiencë. Unë them po, por është një lojtar ka pasur një eksperiencë të rëndësishme. Nëse sheh 5 vitet e fundit ka luajtur më shumë këtë vit se në 5 vitet e fundit bashkë, eksperienca bëhet duke luajtur . Kur dikush më flet për personalitet e eksperiencë, I them prit pak se flet kështu se do t’i japësh një kuptim që do ti gjërave, por realiteti është tjetër. Nëse flasim për fakte le të flasim seriozisht, nëse duam të mos mbysim lojtarët me përgjegjësi që nuk mund të marrin. Nëse i jep përgjegjësi atij që nuk mund ta mbajë, i bën vetëm keq.

Për merkaton flasim me me drejtuesit, flas për këtë kampionat pastaj them se nëse më thoni se çfarë sipas meje duhet të bëjë klubi, mendoj se një klub ambicioz duhet të veprojë në mënyrë pararendëse me objektiva të qartë. Duhet të dijë çfarë tip lojtarësh i duhen. Për mua, Partizani nuk është si të tjerët, se ka presion shumë të madh dhe e dini shumë mirë. Për mua një lojtar që vjen te Partizani duhet të jetë mendërisht i fortë, se nuk shkon në një vend të qetë. Nëse dikush mendërisht nuk është i fortë nuk arrin të dallohet.

Laçi është një ndër skuadrat që më pëlqen më shumë, për futbollin modern e agresiv që bën, Lushkja më pëlqen shumë se ai është një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit.

Gjyqtarët? Kam përshtypjen që në disa momente është adminstrimi I ndehsjeve që është në dyshim, me kuptimin që nëse është një mënyrë tjetër interpretimi situatash. Por shpeshherë kam ndjesinë që ka faulle taktikë që nuk të lënë të rinisesh, që duhen ndëshkuar me të verdhë se nëse të hedh në tokë çdo herë e nuk nisesh, nuk më lejon të përdor armët e mia. Nga ana tjetër shoh që faulli i parë i lojtarëve të Partizanit ndëshkohet me të verdhë. E kam të vështirë ta kuptoj. Nuk flas për gjyqtarët për penallti e të tilla, nuk është diçka që më vjen mirë të flas, por për administrimin kam disa paqartësi.

Më lejoni të them  dy fjalë për Bardhin i cili ka bërë paraqitje shumë të rëndëishme së fundmi dhe nuk arrinte të merrte atë që po jepte në fushë. Jam i bindur që Bardhi nga tani e tutje do të jetë me një tjetër bindje e do të ketë mundësi për të transformuar gjithçka të mirë që po bën. Jam optimist për këtë djalë””, tha Sormani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje