Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur

22 Qershor 2020, 20:41Sport TEMA

Një lajm i keq për sportin shqiptari, pasi trajneri i njohur Gjergj Poloska ka humbur jetën.

Përgatitësi i njohur atletik kishte probleme shëndetësore dhe nuk ia doli të fitojë betejën me jetën.

Ish-kolegu i tij te Kukësi dhe Vllaznia, Fatjon Tafaj, njoftoi se Poloska ka humbur jetën.

Tafaj shprehu një mesazh ngushëllimi përmes një postimi në Instagram.

Poloska është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka punuar për shumë vite me Flamurtarin, Kukësin dhe Vllazninë.

Ai ishte pjesë e stafit teknik të Ernest Gjokës që e kishte të besuar në çdo ekip që shkonte.

“U prehsh ne paqe miku im! Do te kujtoj gjithmone si nje profesionist i vertet…”, janë fjalët e Ernest Gjokës pas ndarjes nga jeta të mikut të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje