Kina "sfidon" SHBA, përfundon projektin më të madh hapësinor

23 Qershor 2020, 11:36Bota TEMA

Kina shënoi përfundimin e projektit më të madh hapësinor vendas, pas lançimit me sukses të satelitit të saj përfundimtar në orbitë, transmeton Anadolu Agency.

Sateliti i fundit i Sistemit Satelitor të Navigimit BeiDou të Kinës (BDS) u ngrit nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang në provincën Sichuan në jugperëndim të vendit, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.

BeiDou do të thotë “Arusha e Madhe” në gjuhën kineze. Kryeinxhinieri, projektuesi kryesor i BDS, Yang Changfeng, tha se përfundimi i projektit “nënkuptonte që Kina ishte bërë një fuqi hapësinore”.

Sateliti ishte montuar në raketën transportuese Long March-3B, raketa e 336-të nga seria Long March.

Më parë, sateliti më i fundit BDS ishte lançuar në fillim të këtij viti, ndërsa projekti duhej të përfundonte deri në maj.

Lançimi ishte planifikuar për më 16 qershor, por u vonua pas problemeve teknike me raketën Long March-3B gjatë provave para lançmit, raportoi e përditshmja “Global Times”.

Me provat shkencore, “Global Systems” synon të sigurojë mjete përfshirëse në dialog për të mbështetur politikëbërjen dhe veprimin publik dhe të mundësojë angazhimin kolektiv të shoqërisë civile në përgjigje të sfidave globale si ndryshimet klimatike, urbanizimi ose përfshirja sociale.

Në fillim të viteve 1990, Kina filloi të ndërtojë sistemin e saj të navigimit që filloi të shërbente në Rajonin Azi-Paqësor në 2012.

Rreth 55 satelitë BDS-2 dhe BDS-3 janë dërguar në hapësirë.

Me 30 satelitë BDS që fluturojnë në tre orbita të ndryshme, Kina shpreson të ruajë shërbimet globale me precizion të lartë, pozicionim të besueshëm, navigimi dhe shërbimet e kohës

Akademia e Teknologjisë Hapësinore në Kinë ka thënë se satelitët BDS kanë një gamë më të lartë, duke bërë të mundur aftësi të zgjeruara të komunikimit dhe përmbajnë orë më të sakta atomike dhe të qëndrueshme për të përmirësuar saktësinë e kohës dhe shërbimet e navigimit.

1 komente në “Kina “sfidon” SHBA, përfundon projektin më të madh hapësinor”

  1. Detari says:

    lajme turke perktheni tani?

    na mbyten spermat turke ne kete vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje