Të gjithë duhet të bien dakord për domosdoshmërinë e një përgjigjeje europiane ambicioze për krizën e koronavirusit. Kompromiset do të jenë të nevojshme. Ne duhet ta arrijmë këtë gjatë presidencës gjermane, ne shpresojmë tashmë në korrik, që të mund të fillojmë rimëkëmbjen tonë ekonomike, shkruan zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis në një mesazh në Twitter.
“Të vendosësh kushte për burimet e fondit të rimëkëmbjes, do ta bënin fondin më pak efikas”, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire gjatë një konference për shtyp me Olaf Sholz.
“Ne duhet të kemi parasysh realitetin e situatës. Ne jemi përballur me krizën më rëndë të dekadave të fundit”, theksoi ai.
“Ne kemi nevojë që fondi i rimëkëmbjes të jetë gjithashtu sa më efikas të jetë e mundur. Nëse do të vendosen shumë kushte, do të përballemi me rrezikun e një fondi rimëkëmbjeje jo efikas”, shtoi ai.
“Efikasiteti është kryesor”, nënvizoi Bruno Le Maire.
“Bisedimet e shkurtra janë negociata të mira”, theksoi ministri francez, Bruno la Maire duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kohën e marrëveshjes së fondit europian të rimëkëmbjes.
Ministri gjerman Olaf Scholz gjithashtu theksoi se ai ishte i sigurt se negociatat nuk do të zgjasin shumë dhe se së shpejti do të arrihet një zgjidhje.