Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.
Statuja prej bronzi ka qëndruar në hyrjen e muzeut nga ana perëndimore e Central Park që nga viti 1940. Në të shfaqet Roosevelt mbi kalë, si dhe një indian i Amerikës dhe një afrikano-amerikan që qëndrojnë më këmbë pranë tij.
“Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës ka kërkuar heqjen e statujës së Theodore Roosevelt-it pasi ajo paraqet posaçërisht afrikano-amerikanët dhe popullsinë indigjene si të mposhtur dhe të një race inferiore“, u shpreh në një deklaratë me shkrim zoti de Blasio. “Qyteti mbështet kërkesën e muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për ta hequr këtë statujë problematike“.
Nëpërmjet Twitter-it, Presidenti Donald Trump kundërshtoi heqjen e statujës.
“Qesharake, mos e bëni!“, shkruajti ai.
Presidentja e muzeut, Ellen Futter, i tha gazetës New York Times se komuniteti i muzeut është prekur thellësisht nga lëvizja që vazhdon të zgjerohet për drejtësi racore, e cila lindi pas vrasjes së George Floyd-it.
“Shikojmë se si vëmendja e botës dhe e vendit është kthyer gjithnjë e më shumë ndaj statujave, si simbole të fuqishme dhe të dëmshme të racizmit në sistem“, u shpreh zonja Futter.
Zyrtarët thanë se nuk është përcaktuar se kur do të hiqet statuja e Roosevelt-it dhe se ku do të shkojë.
“Përbërja e Statujës mbi Kalë nuk pasqyron trashëgiminë e Theodore Roosevelt-it“, tha Theodore Roosevelt IV, nipi i presidentit, në një prononcim për Times. “Është koha për ta lëvizur statujën dhe për të ecur përpara“.
Zonja Futter tha se muzeu kundërshton statujën, por jo Roosevelt-in, një pionier i mbrojtjes së natyrës, babai i të cilit ishte një anëtar themelues i institucionit dhe që shërbeu si guvernator i Nju Jorkut para se të bëhej presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se muzeu po i vë emrin Roosevelt Sallës së tij të Biodiversitetit “si njohje të trashëgimisë së tij për ruajtjen (e natyrës)”.
Në vitin 2017, protestuesit spërkatën me lëng të kuq bazën e statujës për të simbolizuar gjakun dhe publikuan një deklaratë që kërkonte heqjen e saj si një emblemë e “patriarkalitetit, epërsisë së bardhë dhe kolonializmit”.(VOA)
Natyrisht ti zevendesojne me peme dhe majmuna dhe pastaj te shkaterrojne dhe qytetet qe te ndjhen mire te zinjte dmth si ne Afrike……..
Me sa duket cmenduria nuk ka fund. Si mundet te gjykohen heronjte e nje epoke te shkuar bazuar ne idete e sotme?
George Washington mbahet si njeri nga baballaret e kombit amerikan. Te mohosh ate sepse ishte pronar sklleverish ne nje epoke kur politikanet ishin eskluzivisht te pasurit dhe rrjedhimisht zoteronin skllever, eshte injorance dhe maskarallek. Historia nuk mund te ndryshohet. E ardhmja po …
Vendimi me debil dhe qesharak.
Nelson Mandela, simboli i luftes kunder aparteidit dhe racizmit, perdori pikërisht nje fjalim te Teodor Ruzveltit, “The Man in the Arena”, per te motivuar skuadren e ragbisë te Afrikes se Jugut, te cilet fituan Kupen e Botes.
Ne qoftese frymezohem per te drejtat e njeriut, pavarësisht ngjyres se kekures, frymezohem nga Nelson Mandela, njeriu me lekure te zeze dhe shpirt e zemër te bardhe, dhe Jo nga debilat e levizjes anarkisto-marksiste “Black Lives Matter”.
Do kishin arritur me shume rezultat sikur te kishin perqafuar “All Lives Matter”. Ndryshe edhe ata Jane raciste ne krahun e kundert.
Sipas logjikes se ketyre idioteve duhet te marshojme per ne Greqi dhe Egjypt per te rrezuar tere statujat dhe piramidat sepse ata te gjithë ishin pronare sklleverish.
Lere pastaj ne Rome, ku sklleverit dhe gladiatoret ishin plaga me e madhe e sistemit. Jul Çezari duhet fshire nga historia si skllavopronar.
Besoj e kuptoni se deri ku mund te arrije idiotizmi.
Eshte e lehte te behesh partizan dhe te fillosh te behesh avokat i te drejtave te njeriut, kur kjo we po ndodh nuk ka te beje me te drejtat e njeriut.
Politikën dhe historinë nuk mund ta bejne turmat. E bejne mendjet e ftohta, te mençura, dhe te ndritura, pa dallim ngjyre, race, dhe feje.