Britania e Madhe shënon numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19 prej marsit

22 Qershor 2020, 19:45Bota TEMA

Qeveria britanike bëri me dije se 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, numër ky më i ulëti që është regjistruar që prej 15 marsit.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock edhe numri i personave të rinj të infektuar ka rënë ndjeshëm, ku për herë të parë infektimet në një ditë janë nën shifat 1000.

Hancock konfirmon se situata është përmirësuar dhe në spitalet e vendit, pasi numri i pacientëve të shtruar ka rënë nën 5000.

Që nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe regjistron 42,647 viktima dhe 305,289 të infektuar me koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje