U denoncua si simbol i supremacisë së bardhë, Nju Jorku do të heqë statujën e Theodore Roosevelt-it

22 Qershor 2020, 17:40Bota TEMA

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

Statuja prej bronzi ka qëndruar në hyrjen e muzeut nga ana perëndimore e Central Park që nga viti 1940. Në të shfaqet Roosevelt mbi kalë, si dhe një indian i Amerikës dhe një afrikano-amerikan që qëndrojnë më këmbë pranë tij.

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës ka kërkuar heqjen e statujës së Theodore Roosevelt-it pasi ajo paraqet posaçërisht afrikano-amerikanët dhe popullsinë indigjene si të mposhtur dhe të një race inferiore“, u shpreh në një deklaratë me shkrim zoti de Blasio. “Qyteti mbështet kërkesën e muzeut. Është vendimi i duhur dhe koha e duhur për ta hequr këtë statujë problematike“.

Nëpërmjet Twitter-it, Presidenti Donald Trump kundërshtoi heqjen e statujës.

Qesharake, mos e bëni!“, shkruajti ai.

Presidentja e muzeut, Ellen Futter, i tha gazetës New York Times se komuniteti i muzeut është prekur thellësisht nga lëvizja që vazhdon të zgjerohet për drejtësi racore, e cila lindi pas vrasjes së George Floyd-it.

Shikojmë se si vëmendja e botës dhe e vendit është kthyer gjithnjë e më shumë ndaj statujave, si simbole të fuqishme dhe të dëmshme të racizmit në sistem“, u shpreh zonja Futter.

Zyrtarët thanë se nuk është përcaktuar se kur do të hiqet statuja e Roosevelt-it dhe se ku do të shkojë.

Përbërja e Statujës mbi Kalë nuk pasqyron trashëgiminë e Theodore Roosevelt-it“, tha Theodore Roosevelt IV, nipi i presidentit, në një prononcim për Times. “Është koha për ta lëvizur statujën dhe për të ecur përpara“.

Zonja Futter tha se muzeu kundërshton statujën, por jo Roosevelt-in, një pionier i mbrojtjes së natyrës, babai i të cilit ishte një anëtar themelues i institucionit dhe që shërbeu si guvernator i Nju Jorkut para se të bëhej presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se muzeu po i vë emrin Roosevelt Sallës së tij të Biodiversitetit “si njohje të trashëgimisë së tij për ruajtjen (e natyrës)”.

Në vitin 2017, protestuesit spërkatën me lëng të kuq bazën e statujës për të simbolizuar gjakun dhe publikuan një deklaratë që kërkonte heqjen e saj si një emblemë e “patriarkalitetit, epërsisë së bardhë dhe kolonializmit”.

7 komente në “U denoncua si simbol i supremacisë së bardhë, Nju Jorku do të heqë statujën e Theodore Roosevelt-it”

  1. Andi says:

    Shqiptaret nuk do te behen kurre burra. Skenderbeu vrau qindra shqiptare te pafajshem duke i marre tokat e pronat. Dhe me mercenaret e tij te paguar nga Papa dhe Alfonsi i Napolit .Mbillte dhune dhe terror ne krahinat e pushtuara nga bandat e tij. Kurse ne e mbajme akoma ate mbi kale ne mes te kryeqytetit. Aq me teper e kemi dhe hero kombetar. Turp.

    1. Klodian Komino says:

      Ik ore spermatozoid turk.

  2. J-32 says:

    Edhe piramidat e Egjiptit , ndërtimet e lashta të amerikës latine , muri kinez etj nga skllevërit janë ngritur.
    Deri ku do shkojnë ..do djegin mumjet e faraonëve e do tu vënë flakën muzeve dhe institucioneve???

  3. Alex says:

    po ke te veme o kurve turke ? ty apo gruan tende pastaj

  4. Genti says:

    Andi, po Skenderbeu luftoi turqit, mos ishte gje stergjyshi jot jeniçer I osmanllinjve anadollas dhe ste ka dal inati qe dhe per tu evropianizuar kur sdo mundeni? Çpate me Legjenden tone o Andi apo Hamdi! Laje gojen e trupin kur te permendesh Skenderbeun, ose me mire, shko thyej qafen andej nga ta ndin zemra, por jo ke Shqipet e Skenderderbeut (Gjergjit ton)

  5. dylber andi ka ngel pa u shkerdhyer nga burrat shqiptar prandaj nuk i quan burra.

  6. Lilo says:

    O Andi dhe ju moralistët e tjerë amerikanë ( edhe pse e di që nuk më dëgjojnë e lexojnë). Me këtë llogjikë sipas jush duhet të shuajmë gjithë historinë e botës, të prishim piramidat e egjiptit, koloseun, murin kinez, kala e kështjella, butrintin e plot të tjera që sot i quajmë trashëgimi kulturore pasi janë ndërtuar nga skllevërit. Apo mos mendoni se nëse zezakët do ishin në vendin tonë ne nuk do ishim në vend të tyre. Jo vetëm ata janë shitur si skllevër edhe të bardhët po ashtu janë shitur. Femrat e bardha vazhdojnë shiten akoma edhe sot. Sot bota funksion dhe zhvillohet mbi skllavërinë, luftrat e kamufluara gjoja për liri por që vjedhin e grabisin pasurinë e atij vendi. Ku vetë zezakët shfrytëzojnë racën e tyre në kushte skandaloze. Mëse normale që jam kundër aktit të atij policit dhe akteve të ngjashëm por kjo nuk do të thotë që tani të hidhemi në ekstremin tjetër. Ku ishim, asgjëkundi. Çfarë bëmë, hiç asgjë. Mos përdorni as ilaçet pasi deri para ca kohësh edhe ato zbuloheshin duke bërë prova në njerëz , të bardhë, të kuq, të zinj apo të verdhë qofshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje