Pranga gazetarit të njohur, theu arrestin shtëpiak

23 Qershor 2020, 12:21Bota TEMA

Gazetari i njohur Emilio Fede, nje nder fytyrat me te njohura te televizioneve italiane, u arrestua për shkelje të arrestit shtëpiak, ndërsa ishte duke darkuar me gruan e tij, Diana De Feo, në një restorant në bregdet në Napoli.

“Arrestimi im? Ishte një gjë e tmerrshme – i komentoi Fede agjencise AdnKronos – Kisha ditelindjen dhe nga Milano vendosa që,  me mbarimin e arrestit shtëpiak, u largova për të kaluar dy ditë me gruan time.

Ne shkuam në restorant për të ngrënë një picë, kur karabinierët arritëm atje, duke më njoftuar për arrestimin për krimin e evazionit”.

“Jam larguar nga Milano kur ende nuk kisha marrë nënshkrimin në shërbimet shoqërore, kjo është akuza që më bëhet.

U shoqërova në hotel dhe tani as nuk mund të shikoj nga dritarja – thotë Fede- Unë jam klaustrofobik, u operova dhe mezi mund të eci vetëm, duhet të shoqërohem dhe me shkop. Ishte një arrestim para të gjithëve, jam i tmerruar, që mund të marrina ashtu një qenie njerëzore, e jo më Emilio Feden”, thote gazetari.

Gazetari mbush 89 vjeç nesër. Ai ishte me gruan e tij në një restorant në Napoli, kur u ndalua nga 2 policë me veshje civile: “Tani unë jam i burgosur në hotel – tha ai – Unë as nuk mund të shikoj nga dritarja”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje