Gjermania është një ndër vendet ku koronavirusi ka infektuar dhe vrarë njerëz me prej muajit mars, por ndryshe nga vendet e tjera europiane duket se ka ditur të menaxhojë më së miri situatën e pandemisë.
Ndërkohë që shpërthime të reja të Covid-19 po shënohen në shumë shtete ku gjendja u qetësua sadopak, edhe në Gjermani janë parë raste të reja.
Për këtë shkak nga mediat e huaja mësohet se autoritetet gjermane kanë rikthyer masat e izolimit në disa zona pas shpërthimit të Covid-19 në një fabrikë të paketimit të mishit.
Guvernatori i rajonit të Vestfalisë Veriore, Armen Laschet u shpreh se kufizimet do të kthehen në rajonin e Guetersloh, një vend me rreth 360 mijë banorë.
Laschet deklaroi se izolimi do të zgjasë të paktën deri më 30 qershor, një lëvizje kjo që vjen si masë parandaluese për valën e e dytë të pandemisë.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që rikthehen masat e kufizimit që kur Gjermania nisi lehtësimin e izolimit në maj. Vendi është vlerësuar gjerësisht për përgjigjen ndaj pandemisë, por ka shqetësime se infeksionet po rriten sërish. Disa ekspertë druhen nga vala e dytë.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar të paktën 8.969 viktima dhe mbi 192 mijë të infektuar, ndërsa shkalla e riprodhimit të virusit në Gjermani është 2.76./Theguardian