Haga mund të gjykojë gjithçka, por kurrë historinë e Kosovës!

24 Qershor 2020, 21:27Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Njoftimi i Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, është një lëvizje tipike nga ato që kanë fyer dhe indinjuar jo rrallëherë, popujt dhe kombet e vegjël.

Është një goditje aq e pabesë poshtë brezit, sa nga njëra anë të dhemb deri në palcë. E nga ana tjetër, të bën të kuptosh se fantazmat e shekullit të kaluar, jo vetëm janë gjallë, por kanë luksin të bëjnë parada të tilla për të demonstruar forcën e dikurshme, edhe në fillim të këtij mijëvjeçari.

Kjo qasje tejkalon çdo dyshim zyrtar që njoftimi rreket të përcjellë publikisht, në aktuzat për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura ndaj tyre”. Sepse nuk është hera e parë që ndaj ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ngritur akuza të tilla, të cilat gjithmonë kanë përfunduar në koshin e historisë duke dëshmuar pafajësinë e tyre dhe luftën e panjollë të shqiptarëve për liri.

Ajo që të revolton më shumë, është koha e gjetur për ti bërë publike këto akuza ndaj kreut të shtetit, ish Kryeministrit dhe ish Kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Sipas Prokurorit të Hagës akuzat janë ngritur që më 24 prill, pra plot 2 muaj më parë. E janë bërë publike më 24 qershor, vetëm 3 ditë përpara takimit historik të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nga ku më pas pritet njohja e tyre reciproke.

E trajtuar në këtë mënyrë, në këtë kohë dhe në këtë kontekst, njoftimi i Hagës i bën viktimat të duken në sytë e gjithë botës si agresorë dhe agresorët, si viktima. I bën të pushtuarit të duken si pushtues dhe pushtuesit si të pushtuar. I bën të robëruarit e dikurshëm që të duken si persektorë dhe persekutorët e vërtetë, si të robëruar. Fitimtarët po i trajtojnë si humbës dhe humbësit si fitimtarët! Të prangosurit e luftës, po i dërgojnë me pranga në bisedimet e paqes, ndërsa gardianët e tyre, si çlirimtarë.

Jo vetëm Hashim Thaçi, por personalisht mendoj se i gjithë delegacioni, duhet ta anullojë pjesëmarrjen në këtë takim të cilën Haga e bëri të duket një kurth ndaj shqiptarëve. Politika është akt. Ky akt duhet bërë në shenjë respekti për veten e në emër të mirënjohjes së përjetshme të shqiptarëve për Shtëpinë e Bardhë. Për atë vend nga ku Presidenti Klinton njoftoi për urdhërin e nisjes së bombardimeve ajrore mbi objektivat ushtarake në Serbi, për të ndalur genocidin më të madh të pas Luftës II Botërore, në Europë.

Mirënjohja e shqiptarëve për mikpritësin e takimit të së shtunës mes Kosovës dhe Serbisë, Presidentin e SHBA Donald Trump, është e palëkundër. Është ende shumë herët për të kuptuar nëse ky hap i Hagës është thjeshtë një veprim që Prokurori Special e ka bërë me kokën e vet, i padiktuar nga zhvillimet e fundit gjeopolitike në raportet shqiptaro- serbe. Sikundër askush nuk mund ta fajësojë sot BE, për diçka që mund ta tregosh si teori konspirative, por për të cilën nuk ke asnjë fakt!

Njoftimi i Zyrës së Prokurorit Special të Hagës, përveç të tjerash, është edhe një këmbanë e fuqishme alarmi për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në rajon. Për të kuptuar se sa pak të rëndësishme janë të gjitha zënkat mes nesh. Se sa shumë të dëmshme, janë të gjitha ndarjet, që kemi krijuar me njëri- tjetrin. Se sa iluzion i madh dhe i rremë, është të mendosh dhe besosh se liria, është diçka e mirëqenë përgjithmonë. Se sa urgjente është që të riunifikohemi përballë një bote që po ndryshon dhe nuk është më si ajo fundshekullit të kaluar, kur u krijuan dy shtete shqiptare në Ballkan.

Dërgimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Gjykatën e Posaçme në Hagë, atyre individualisht nuk u prish asnjë punë. Përkundrazi. Ua bën edhe më të pasur CV-në dhe më të lavdishme biografinë personale. E në planin e brendshëm, i forcon akoma edhe më shumë politikisht dhe elektoralisht.

Haga mund të gjykojë gjithçka, por as ata e asnjë instancë tjetër ndërkombëtare, nuk e gjykon dhe nuk e ndryshon dot kurrë historinë e Kosovës. Ndaj gjithkush duhet ta kuptojë se paqja mes shqiptarëve dhe serbëve, kalon vetëm përmes katarsisit të agresorëve, dhe jo lojërave në kurriz të viktimave!

7 komente në “Haga mund të gjykojë gjithçka, por kurrë historinë e Kosovës!”

  1. agimk says:

    Te lumte goja Peza!

  2. Bela says:

    Po pederast ke të drejtë
    nuk e sheh aneksimin e Izraelit!!!
    Po pate bythë drejtohu andej nga haga jo këtëj nga njerëzit që po u hedh tru gomari

  3. Bela says:

    Po pederast ke të drejtë
    nuk e sheh aneksimin e Izraelit!!!
    Po pate bythë drejtohu andej nga haga jo këtëj nga njerëzit që po u hedh tru gomari

    do të bësh populistin ti bythlëpirës

  4. demokrati says:

    Per te kuptuar sa pak te rendesishme jane zenkat mes nese.Bukur,shume bukur. Me fjale te tjera nuk duhet ti nxjerrim syte njeri tjetrit, prandaj ne politike duhet largpamesi,realizem dhe ne rastin tone shqiptarizmes.Kur ish kryeministri shqiptar nga Mynihu akuzoi segmente te politikes europiane per albanofobi,atehere metonjesi i postit kryeministror nuk ishte dakort.Saga e marrjes se statusit vend kandidat per ne BE ishte nje tregues i qendrimi joserioz dhe pse jo albanophobe.Ka nga ata ne Europe qe na duan me te pa zhvilluar,Vjosen e duan te eger dhe shqiptaret po ashtu, me te vegjel pasi na ndan tre here me ndihmen edhe disa kokebosheve duan edhe komb kosovar mes shqiptareve.Keta sjane me e keqja,jane edhe ata qe nuk duan as hije shqiptaresh qe pasi perjetuan nje genocid racor duket sikur jane penduar qe nuk e lane gjaksin te mbaronte krimin e tij deri ne fund.

  5. Klimax says:

    C’lidhje ka ne kete mes historia e Kosoves me akuzat qe Gjykata Specile ka leshuar ndaj personave ne fjale? Perse kjo fryme nacionaliste ne kete shkrim e ky mosbesim ndaj drejtesise nderkombetare? Mos valle shqiptaret jane engjej, viktima te perhershme e luftojne vetem per te drejten, per lirine? Askush nuk ka bere krime, vrasje te paligjshme, perndjekje, kercenime, tortura, pastrime etnike, shkaterime e djegje objektesh fetare? Askush nuk eshte bere pjese e politikes ultra-nacionaliste, te asaj politike qe akuzoni ne 130 vitet e fundit vendet fqinje, duke shpalosur harta- flamur me Shqiperine e Madhe e duke mbushur artikujt e shtypit me frymen e urrejtjes ndaj fqinjeve dhe se “koha e shqiptareve ka ardhur”?
    Ndaj nderkombetareve jo rastesisht perjashtoni SHBA-ne dhe vleresoni presidentet Clinton e Trump, por “harroni” se para drejtesise nuk munden te shmangen as keta dy presidente. Ja pra qe para drejtesise jane te barabarte te gjithe!
    Sa per “historise se Kosoves”, te pakten qe nga periudha e Filipit II te Maqedonise 2350 vjet me pare si pjese e kesaj mbreterie, ka qene pjese e Perandorise Romake, Bizantit, Mbreterise Serbe, Mbreterise Bullgare, Perandorise Osmane e perseri asaj serbe eshte pak te quhet shqiptare aq me shume kur per pese shekuj e ne vecanti 110-150 vite me pare luftohej per te mbrojtur identitetin osman e besimin islam si ne Veri ashtu dhe ne Jug ndaj revolucionit arvanitas per pavaresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje